By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO
October 9, 2025
Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor
October 9, 2025
Festimi shndërrohet në një ferr të ri: Izraeli kryen sulm të ashpër në qytetin e Gazës, njerëzit nxirren nga rrënojat
October 9, 2025
Haradinaj: Bashkë për një Rahovec më të zhvilluar me Smajl Latifin
October 9, 2025
OSBE kritikon vendimin e KQZ-së për mosakreditim të medieve në gjuhen serbe
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vdekja e katër vjeçes, Vitia: Për masa – presim raportin përfundimtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vdekja e katër vjeçes, Vitia: Për masa – presim raportin përfundimtar
Lajme

Vdekja e katër vjeçes, Vitia: Për masa – presim raportin përfundimtar

Kosova Times
Last updated: 2024/02/26 at 3:02 PM
Kosova Times Published February 26, 2024
Share
SHARE

Vdekja në rrethana të dyshimta e një katër vjeçare në Gjakovë, ka mbledhur anëtarët e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe ata të atij për të Drejtat e Njeriut.

Para tyre po raporton ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili tha se posa të marrin raportin përfundimtar, do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme nëse ka pasur neglizhencë në trajtimin e pacientes.

Megjithëse i pari i këtij dikasteri u shpreh se vajzës i janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe se e njëjta dyshohet të ketë pasur një infeksion të rëndë.

“Më 19 shkurt jam lajmëruar nga drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës që një vajzë ka ndërruar jetë. Pas informacioneve që mi ka dhënë drejtori kam kërkuar që të ketë një raport nga Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë. Raportin e kam pranuar më 20 shkurt. Më datë 21 Inspektorati Shëndetësore ka nisur hetimet në të gjitha nivelet ku ka marrë trajtim pacientja. Në raport nga spitali përfshihen veprimet e mara nga mjekët nga koha e pranimit. Sipas raportit pacientja është ekzaminuar nga shtatë mjekë nga lëmi të ndryshme ngase nuk dihej saktë shkaku i gjendjes. Nga ekzaminimet e mjekëve nuk paraqiteshin shenja që mund të korrespondojnë me dhunë dhe rrëfimin e prindërve të saj”, theksoi Vitia.

Tutje ai tha se vdekshmëria nga infeksioni që dyshohet të ketë pasur vajza është shumë e lartë.

“Gjatë trajtimit të pacientes janë bërë shumë ekzaminime që janë kryer më shumë se njëherë. Kjo i bie se ekipi i mjekëve në Gjakovë ka bërë edhe ekzaminime radiologjike dhe laboratorike për të përjashtuar mundësitë e ndonjë traume nga dhuna fizike. Pas të gjitha ekzaminimeve, sipas raportit nuk është evidentuar asnjë shenjë dhune që do të rrezikonte gjendjen e pacientes. Pacientja është intobuar dhe është shoqëruar nga mjeku anesteziolog dhe një infermier në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pak pas orës 15:00 pacientja është pranuar në Klinikën Emergjente. Nga ai moment ekipi i emergjencës i ka bërë analizat e nevojshme, është bërë CT e kokës, qafës, abdomenit. Pas kësaj janë thirrur me urgjencë: Infektologu, kirurgu i fëmijëve dhe pediatri. Pacientja është vendosur pastaj në Mjekimin Intensiv. Për dy ditë pandërprerë pacientja ka qenë në përkujdesjen e vazhdueshme të stafit. Përkundër të gjitha përpjekjeve, pacientja ndërroi jetë më 19 shkurt. Shkaktari duket se ka qenë një baktere apo një infeksion i gjakut që ka progresion të shpejtë dhe vdekshmëria është shumë e lartë. Këtë do ta vërtetojnë hetimet që do të bëhen”, shtoi ai.

Edhe drejtori ShSKUK-së, Elvir Aziri tha se katër vjeçes i janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Për raportim në këtë komision ishin thirrur edhe kryetari i Gjakovës dhe drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë.

“Ky takim i dy komisioneve po ndodh me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë. Ministri na ka dërguar një letër ku ka shprehur gatishmërinë që të flet për të gjitha ato çështje që deputetët janë të interesuar. Kryetari i Gjakovës dhe drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë nuk kanë mundur që të vijnë për shkak të një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal”, bëri të ditur kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku.

Gjatë mbledhjes u tha se nëse hetimet tregojnë se ka pasur neglizhencë në trajtimin e këtij rasti, do të merren të gjitha masat e nevojshme.

You Might Also Like

Haradinaj: Bashkë për një Rahovec më të zhvilluar me Smajl Latifin

Nisma Socialdemokrate mban tubimin përmbyllës në Malishevë

LVV në Kamenicë, Rahimaj premton investime në infrastrukturë

Kontrabandë me vlerë 5.5 milionë euro në Morinë, sekuestrohen 2194 celularë

Hamza në Kaçanik premton se PDK do t’i zgjidhë problemet e qytetarëve

Kosova Times February 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rënia e lirisë së medies, LDK: Pasojë e qeverisjes së papërgjegjshme

Kosova Times Kosova Times May 2, 2025
Sa herë u shkel Marrëveshja e Ohrit?
SBASHK sot mban protestë
Trepça sërish mposht Prishtinën, kësaj radhë në kryeqytet
Parlamenti ukrainas voton për të njohur Çeçeninë si territor të pushtuar përkohësisht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?