By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mirë se ju gjeta bashkguximtarë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Mirë se ju gjeta bashkguximtarë!
Opinion

Mirë se ju gjeta bashkguximtarë!

Kosova Times
Last updated: 2024/02/27 at 7:57 AM
Kosova Times Published February 27, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Takimet e fillimvitit me drejtuesit e partisë GUXO në Prishtinë dhe me disa nga drejtuesit e degëve në Diasporë, ishin fillimi i negociatave dhe marrëveshjeve paraprake për rrugëtimin e ri dhe të përbashkët me këtë subjekt politik.

Janë pikëpamjet, vizioni dhe programi politik ato që na bashkojnë në rrugën e fuqizimit të ndryshimit politik të arritur më 14 Shkurt 2021, ndryshim ky, i cili e bëri ndarjen nga epoka e errët e keq-qeverisjes, katandisjes së shtetit dhe vlerave njerëzore në përgjithësi.

Kthimi kah e mbara dhe kah vlerat e mirëfillta të shoqërisë sonë është pika më kulmore e bashkrendimit dhe veprimeve tona në shërbim të shtetit ligjor dhe demokratik, në shërbim të qytetarëve dhe të gjitha etniteteve pa dallime ideologjike apo fetare.

Në radhë të parë janë shteti dhe barazia qytetare, e cila nuk guxon të nëpërkëmbet nga askush.

Në GUXO dhe me GUXO të gjithë do të jemi të barabartë, pavarësisht radhës dhe renditjes numerike. Pak do të ketë rëndësi cili është i pari, i mesit apo i fundit në rresht. Të gjithë do ta kemi të njëjtën mundësi për të kontribuar për të mirën e vendit dhe qytetarëve.

Pra, në GUXO nuk do të ketë diskriminim gjinor dhe as racor, nuk do të ketë grupe të interesit, nuk do të ketë të privilegjuar dhe as të diskriminuar, do të ketë barazi qytetare dhe prosperitet për të gjithë pa dallim.

Pra, do të ketë respektim të vlerave dhe meritokracisë në kuptimin e plotë të fjalës.

Do të çmohet dhe vlerësohet lartë puna e çdo anëtari të partisë në mënyrë individuale pa asnjë preferencë apo paragjykim. Do të merr secili atë që e fiton me punën dhe angazhimin e tij personal, e jo siç ka ndodhur deri më tani nëpër subjektet tjera, ku avancimet partiake bëheshin nga preferencat e liderit të partisë, pa i pyetur fare strukturat partiake.

Nga sot edhe zyrtarisht në GUXO

I bindur në këto vlera dhe parime të dakorduara paraprakisht me drejtuesit e partisë GUXO, unë Florim Zeqa deklarohem me sa vijon: “Nga sot do e fillojë punën me përkushtim të madh në partinë GUXO për të mirën e shtetit dhe qytetarëve në përputhje të plotë me përcaktimet e mia paraprake ideologjike dhe politike”.

Jam ai që isha dje, do të jem nesër dhe përgjithmonë. Përjetësisht mbështetës i filozofisë politike rugoviane dhe ushtar besnik i atdheut tim të shenjt.

Zoti ju bekoftë vëllezër dhe motra të vizionit rugovian!

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

Kosova Times February 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Szczesny firmos për Barcelonën

Kosova Times Kosova Times October 2, 2024
Një grua dhe një afrikano-amerikan në ekipin e NASA-s që niset rreth Hënës
Zelensky shprehu keqardhjen për grindjet me Trump
Tre të lënduar pasi një makinë godet një kafene në Paris
“Deri më tani, ndikimi politik mbi Vuçiçin është minimal”: Çfarë shkruan Bloomberg për protestat në Serbi?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?