By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike
May 17, 2025
Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA
May 17, 2025
Faleminderit Aurela!
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rizvanolli thotë se është punuar për përballjen me krizën energjetike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Rizvanolli thotë se është punuar për përballjen me krizën energjetike
Financa

Rizvanolli thotë se është punuar për përballjen me krizën energjetike

Kosova Times
Last updated: 2024/02/27 at 2:29 PM
Kosova Times Published February 27, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se në vazhdimësi është punuar për përballjen me krizën energjetike dhe se masat e ndërmarra nga ekzekutivi kanë qenë të mirëseardhura nga qytetarët, Sipas saj, një pjesë e angazhimit ka qenë në masa të ndryshme që ju ka ndihmuar qytetarëve dhe kanë zbutur ndikimin e krizës energjetike.

Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ministrja Rizvanolli, ka thënë se në masën e subvencionimit për pajisje efeçientë kanë qenë 25 mijë aplikime. E ndërsa sa i përket masës mbështetëse për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për pajisje efeçiente për ngrohje kanë qenë 261 aplikime.

“Sa i përket planeve dhe aktiviteteve të tjera sigurisht se në vazhdimësi të programeve për përballjen me krizën, një pjesë të angazhimit ka qenë në masa të ndryshme që ju ka ndihmuar qytetarëve dhe kanë zbutur ndikimin e krizës energjetike dhe ka ngritur eficienec. Gjatë vitit të kaluar kemi pasur procese të aplikimit sipas thirrjes masa 4, mbështetja e konsumatorëve familjar duke përfshirë konsumatorët në nevojë për investime në pajisje eficiente shtëpiake dhe në sistemet të energjisë së ri përtëritshme. Kemi pasur një numër të madh të interesuarve, kemi pasur gjithsej rreth 25 mijë aplikime për masa të ndryshme për pajisje eficiente, dhe veçanërisht kërkesa e madhe ka qenë për pajisje efiçiente të ngrohjes. Për herë të parë vjet me përkrahjen financiare të BE-së kemi lansuar edhe masën mbështetëse për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për pajisje efiçiente për ngrohje gjithashtu, këtu kemi pasur 261 aplikime. Përshtypjet e qytetarëve, janë shumë të mirëseardhura sa i përket procesit dhe efekteve të këtyre masave”, ka thënë ajo.

Kryetari i Komisionit Ferat Shala, i cili vjen nga PDK-ja ka pasur kritika ndaj ministres. Sipas tij, nuk ka pasur investime kapitale në ndërmarrjet publike. Për këtë ai ka pyetur ministren se cilat janë investimet kapitale qe ministria ka bërë në këto ndërmarrje.

Ministrja Rizvanolli, duke ju përgjigjur deputetit Shala ka thënë se projekte e mëdha nuk mund të bëhen brenda natës dhe e ka akuzuar opozitën për mos përkrahje në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ministrja ka përmendur edhe investimet që janë bërë në disa prej ndërmarrjeve.

“Investimet kapitale në sektorin e energjisë nuk i bënë ministria, qeveria, ato bëhen nga ndërmarrjet publike ose private. Investimet kapitale sidomos investimet e mëdha në sektor si energjia, nuk mund të ndodhin brenda natës, për këtë arsyeje është strategjia para projekteve dhe t’i përpilojmë listë  e projekteve. Duhet të keni parasysh që për secilin prej këtyre projekteve ka faza të gjata, dhe pjesa më e madhe e tyre bazohen në marrëveshje ndërkombëtare. Ju si Kuvend dhe opozitë nuk na keni ndihmuar në këtë aspekt, pra keni qenë pengese duke mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare me muaj të tërë, dhe duke zhargitur projekte të rëndësishme. Tek ndërmarrja publike Trepça vjet janë ndarë 970 mijë euro, ndërsa janë shpenzuar 583 mijë euro. Tek Infrakos janë dhënë me marrëveshje 489 mijë euro, prej të cilave janë shpenzuar 245 mijë euro, tek Trainkos janë dhënë rreth 444 mijë, mirëpo janë shpenzuar vetëm 28. 9 mijë, tek ndërmarrjet e ujërave kanë qenë 440 mijë prej të cilave janë shpenzuar 57 mijë”, ka thënë Rizvanolli.

You Might Also Like

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

ZKA prezantoi gjetjet kryesore të auditimit për 2024/2025

Kosova Times February 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Presidenti i Serbise Vuçiq sot në orën 09:00 mban mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kosova Times Kosova Times May 27, 2023
Kërkohet: Vladimir Vladimirovich Putin
Një kombinim natyral MË I MIRË SE VIAGRA
Ish-sekretari i NATO-s, Robertson: Serbia e njeh vetëm forcën
Peja kalon në gjysmëfinale pa shumë telashe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?