By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Londra është destinacioni më i mirë gastronomik në botë në vitin 2026?
January 29, 2026
Një qytet spanjoll i rrethuar me mure të mrekullueshme, duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj
January 29, 2026
Shkopinj brumi të skuqur të ngrënë për mëngjes
January 29, 2026
Kaq të shijshme: Sanduiçe pica të papërmbajtshme
January 29, 2026
Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Masakra në Likoshan-Qirez, fillim i gjenocidit serb mbi Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Masakra në Likoshan-Qirez, fillim i gjenocidit serb mbi Kosovën
Lajme

Konjufca: Masakra në Likoshan-Qirez, fillim i gjenocidit serb mbi Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/02/28 at 11:15 PM
Kosova Times Published February 28, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në kompleksin e varrezave të Likoshanit dhe Qirezit, në përkujtim dhe nderim të civilëve shqiptarë të vrarë e të masakruar nga forcat pushtuese serbe para 26 vjetëve.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, masakrën e Likoshanit dhe Qirezit e cilësoi si fillim të gjenocidit të shtetit të Serbisë mbi popullin e Kosovës, por njëkohësisht edhe fillimin dhe masivizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke kujtuar të rënët, kryetari i Kuvendit tha se ata ranë dhe u flijuan, por gjaku i tyre u bë liri dhe dritë për popullin e Kosovës.

Pas këtyre masakrave dhe akteve të gjenocidit, shtoi kryetari Konjufca, askush më nuk e vinte në dyshim se e vetmja rrugë për popullin e Kosovës ishte lufta dhe se burrat e gratë, djemtë e vajzat, ishin të gatshëm që me armë në dorë ta çlirojnë Kosovën.

“Do të nderohen dhe kujtohen gjithmonë të gjithë martirët e Republikës sonë, të cilët e dhanë jetën për lirinë e Kosovës, por edhe të gjithë dëshmorët që me armë në dorë e mbrojtën popullatën dhe i dolën përballë ushtrisë dhe policisë së Serbisë. Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të kombit”, tha kryetari Konjufca. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

BE-ja dëshiron të frenojë migrimin e paligjshëm dhe të tërheqë punëtorë

KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektrike për sivjet

Përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Rogovës së Hasit

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj Thaçit dhe te tjerëve, nis më 27 shkurt

Kosova Times February 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Flick lavdëron Lewa-n: Atë që po e bën ai është fantastike

Kosova Times Kosova Times October 7, 2024
Mot me vranësira dhe intervale dielli
PDK: Qëndrimi në lidhje me Planin Evropian mbetet i pandryshueshëm
Shtypi gjerman: “Kurs i rrezikshëm në Ballkan – dhe Berlini hesht”
IKShPK: Ajri në kryeqytet, i shëndetshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?