By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti përkujton të rënët e masakrës së Likoshanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti përkujton të rënët e masakrës së Likoshanit
Lajme

Kurti përkujton të rënët e masakrës së Likoshanit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/28 at 10:40 PM
Kosova Times Published February 28, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në përvjetorin e masakrës civile në fshatrat Likoshan e Qirez ka përkujtuar të rënët, mes tyre edhe Rukije Nebiu, 27 vjeçaren shtatzënë e cila u vra nga forcat speciale serbe.

Kurti ka thënë se 26 vjet më vonë, as urdhërdhënësit e as ekzekutorët e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit nuk janë dënuar.

“Më 28 shkurt 1998, Serbia kreu masakrën e parë ndaj civilëve shqiptarë në luftën e fundit në Kosovë. Përpara se të hynin brenda forcat policore, fshatrat Likoshan dhe Qirez u sulmuan nga forcat e armatosura të Serbisë me helikopterë dhe makina ushtarake. Sulmi i forcave speciale serbe, me artilëri të rëndë, vazhdoi për 28 orë. U masakruan 20 civilë të paarmatosur shqiptarë: Beqir Sejdiu (26), Nazmi Sejdiu (24), Bedri Sejdiu (24), Bekim Sejdiu (23), Ilir Nebihu (30), Rukie Nebihu (27 vjeç, në muajin e shtatë të shtatzënisë), Xhemshir Nebihu (33), Ibish Rama (38), Behram Fazliu (50), Ismail Behrami (30), Gani Ahmeti (46), Ahmet Ahmeti (50), Hamzë Ahmeti (44), Hilmi Ahmeti (44), Driton Ahmeti (23), Naim Ahmeti (22), Lumni Ahmeti (19), Shemsi Ahmeti (18), Basri Ahmeti (18) dhe Elhami Ahmeti (16).        Atë ditë, Rexhep Rexhepi (63), Beqir Rexhepi (30), Muhamet Gjeli (70) dhe Naser Gjeli (38) ranë dëshmorë në luftimet ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe në Drenicë. 26 vjet më vonë, as urdhërdhënësit e as ekzekutorët e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit nuk janë dënuar” ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se drejtësia për të gjitha viktimat e gjenocidit të Serbisë në Kosovë është obligim i yni.

“Kujtimi ynë për ta është i përjetshëm, dhe se flijimi i tyre është i monumentalizuar si sakrificë në themelet e Republikës së Kosovës, shtetit tonë që duhet dhe që po përpiqemi ta bëjmë çdo ditë e më të fortë.“Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit e Qirezit!”, tha ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times February 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dosja e çështjes Thaçi dhe të tjerët do të kalohet më 15 dhjetor

Kosova Times Kosova Times December 1, 2022
Rrjedhja e FSB zbuloi udhëtimet e zyrtarëve të Administratës Presidenciale Ruse në Maldive pas fillimit të luftës
Sami Kurteshi thirret në pyetje nga Prokuroria Speciale
Indonezia ofron “viza të arta” për t’i joshur investitorët e huaj
Spiropali takim me Ambasadorin e Kosovës: Roli i Shqipërisë, zë i fortë për Kosovën në arenën ndërkombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?