By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Maqedonci: Bazat ushtarake të Serbisë paraqesin kërcënim për stabilitetin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Maqedonci: Bazat ushtarake të Serbisë paraqesin kërcënim për stabilitetin
Lajme

Maqedonci: Bazat ushtarake të Serbisë paraqesin kërcënim për stabilitetin

Kosova Times
Last updated: 2024/02/28 at 10:55 PM
Kosova Times Published February 28, 2024
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim anëtarët e Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bundestagut gjerman.

Maqedonci tha se gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në vend dhe kapacitetet aktuale që ka FSK-ja për të garantuar mbrojtjen territoriale të Kosovës.

Ministri theksoi kërcënimin që paraqesin bazat ushtarake të Serbisë, të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën, për stabilitetin e vendit dhe rajonit.

“Në këtë takim produktiv e njoftova kryetaren e Komitetit, Marie Agnes Strack Zimmermann dhe anëtarët e këtij komiteti mbi situatën e sigurisë në vend, kërcënimin që paraqesin bazat ushtarake të Serbisë të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën për stabilitetin e vendit dhe rajonit, gjë që duhet të ishte shqetësim për gjithë faktorin ndërkombëtar, ndërsa i informova dhe për kapacitetet aktuale që FSK ka për të garantuar mbrojtjen e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës dhe jetës së qytetarëve tanë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Më tej, ministri tha se gjatë takimit ka ritheksuar se synimi i shtetit të Kosovës është anëtarësimi në NATO.

“Ritheksova se synimi ynë si shtet është anëtarësimi në NATO, sipas standardeve të së cilës aleancë po vazhdojmë implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, ndërtimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të ushtrisë tonë” .

Maqedonci ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për mbështetjen e Gjermanisë, duke përmendur edhe praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it.

“Shpreha mirënjohjen time anëtarëve të komitetit për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, si dhe angazhimin e këtij komiteti në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta. Ky partneritet do të jetë i gjatë dhe i pashkëputshëm”, ka shkruar Maqedonci. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit

Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë

Kosova Times February 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Superkupa e basketbollit vazhdon sot me dy superduele

Kosova Times Kosova Times September 8, 2024
Më shumë se 150,000 kanadezë nënshkruan një peticion për t’i hequr nënshtetësin Musk
Trump sërish thotë se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë
PDK: Propozimi evropian është i pamjaftueshëm
Seanca për keqpërdorime në KEK, njëri nga të akuzuarit pranon fajësinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?