By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rinovimet në spitalin e Ferizajt ndikojnë në kushte më të mira për punë
August 8, 2025
Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur
August 8, 2025
Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse
August 8, 2025
Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën: Çfarë dëshiron Putini për të ndaluar luftën
August 8, 2025
Departamenti i Shtetit: Forca e marrëdhënieve SHBA-Greqi është konfirmuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelenski propozon forum për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës e Ballkanit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Zelenski propozon forum për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës e Ballkanit
Lajme

Zelenski propozon forum për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës e Ballkanit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/28 at 2:03 PM
Kosova Times Published February 28, 2024
Share
SHARE

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka propozuar organizmimin e një forumi të posaçëm për industrinë e Mbrojtjes mes Ukrainës dhe Ballkanit.

 

Në fjalën e tij në Samitin “Ukraina-Europa juglindore”, Zelenski shprehu interesin për bashkëprodhim të municioneve me vendet e Ballkanit dhe aleatëve, ndërsa theksoi se vetëm të bashkuar Ukraina do të fitonte luftën e saj me Rusinë.

“Kemi rreth 500 kompani në fushën e mbrojtjes dhe secila prej tyre shton fuqinë tonë, por nuk mjafton për fitoren tonë ndaj Putin. Jemi të interesuar në bashkëprodhimin e municioneve me ju dhe partnerët tanë. Propozojmë të organizohet një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes Ukrainës e Ballkanit në Kiev ose në ndonjë prej kryeqyteteve tuaja”, tha Zelenski.

Presidenti ka falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Ai u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin është mbrojtës i tezës “përça e sundo”, prandaj u bëri thirrje liderëve të vendeve pjesëmarrëse të Samitit e ndërkombëtarëve gjithashtu, që të vijojnë mbështetjen ndaj Ukrainës.

“Tani, Putin dëshiron të bëjë këtë gjë, armiqësia e tij dhe gjithçka dëshiron të bëjë duke detyruar kombet e tjera të bëjë si do ai, një përpjekje se si diktatet e vjetra duan të bëjnë kombet. E rëndësishme që regjimi i Putin të humbasë. Vizioni ynë për Evropën bazohet te parimi i dinjitetit të njëjtë. Nuk duhet të ketë Europë me dinjitete të ndryshme në të. Ne besojmë se respekti për çdo komb dhe e drejta e barabartë e kombeve për të patur siguri, duhet të jenë parime universal”, tha lideri ukrainas.

Rama: Humbja e Ukrainës do rrezikonte BE-në

Kryeministri Edi Rama ka theksuar vendosmërinë e Shqipërisë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj të drejtë për liri dhe mbrojtën e  vlerave demokratike dhe u ka bërë thirrje të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj thirrje dhe të qëndrojnë krah Ukrainës.

Në Samitin për Ukrainën që po zhvillohet në Tiranë, Rama tha gjatë fjalës hapëse se Ballkani nuk duhet të kthehet në “ushqim për orekset imperialiste të Rusisë” , por duhet të dalë në krahë të Ukrainës.

Teksa theksoi se vendet e vogla si Shqipëria nuk kanë mundësi financiare dhe ushtarake të mbështesin Ukrainën në mënyrën që duhet për të përballuar këtë agresion, Rama u bëri thirrje vendeve të fuqishme që ta mbështesin atë dhe ndihmat të mos mbeten peng i politikave të brendshme të vendeve.

Sipas kryeministrit Rama mbështetja e Ukrainës do të thotë ruajtje e rendit botëror dhe të drejtës për liri dhe pavarësi dhe se nëse Ukraina do të humbiste do të rriskohej edhe vetë ekzistenca e BE-së.

Kryeministri theksoi se këtë luftë nuk e zgjodhi as Ukraina, as bota demokratike.

“Kjo është një luftë që as Ukraina dhe as bashkësia jonë e kombeve me të njëjtin qëndrim nuk e zgjodhën, një katastrofë e ngjizur nga zgjedhja e vendimit vetëm e një njeriu i drejtuar nga një ëndërr e vjetër e një të shkuare perandorake”, tha Rama.

“Prania juaj këtu është një kujtesë që ai (Vladimir Putin) nuk ia ka dalë dhe pavarësisht fuqisë së saj ushtarake e propagandës toksike, Rusia neoimperialiste nuk ia ka dalë të shtypë vullnetin e popullit ukrainas të jetojë në një atdhe të pavarur e demokratik”, tha Rama.

Rama: Samiti dëshmon vlerat që na bashkojnë në mbështetjen e Ukrainës|Video

(E plotësuar, ora 11:58) Kryeministri Edi Rama në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore, tha se Ukraina nuk po lufton vetëm për veten.

Rama: Samiti dëshmon vlerat që na bashkojnë në mbështetjen e Ukrainës

Në Tiranë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke u pritur liderët për pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore.“Mbërritja e liderëve për pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore, për të dëshmuar edhe njëherë vlerat që na bashkojnë në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainës dhe njerëzve të saj”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë firmosur Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”.

Traktati i shërben konsolidimit të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë.

Në nisje të ceremonisë së nënshkrimit, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i dorëzoi Kryeministrit Rama Urdhërin e Princit Jaroslav i Urti, për kontributin e jashtëzakonshëm personal, gjithashtu edhe për mbështetjen.

Kryeministri Edi Rama mirëpriti sot Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në vizitën e tij të parë në Shqipëri, si bashkëorganizator i Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore”.

Samiti nis sot punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e liderëve  nga  Europa  Juglindore dhe Ballkani Perëndimor, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive të vendeve kundër agresionit rus, ku do të diskutojnë, se si mund të punojnë së bashku dhe të ofrojnë mbështetjen për Ukrainën, si dhe të kontribuojnë në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe Evropës.

Kryeministri Rama dhe Presidenti Zelenskyy nisën një takim kokë më kokë, në zyrën e Kryeministrit Rama, që vijon me takimin mes dy delegacioneve të Shqipërisë dhe Ukrainës.No description available.

No description available.

You Might Also Like

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Skandal punësimesh në M-NAV: 14 maqedonas, vetëm 2 shqiptarë, reagon BDI

Kosova Times February 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Bashkëpunim me aleatët për t`i kapërcyer sfidat e përbashkëta

Kosova Times Kosova Times November 12, 2022
Ekipi kombëtar i burrave i Spanjës e dënon sjelljen e shefit të futbollit Rubiales
Shkupi në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë
Konjufca: E dhimbshme humbja e tre të miturve në Jabllanicë, kërkoj hetim të plotë
Tetë të mobilizuar, të cilët ikën nga Ukraina, u dorëzuan me armë në polici në rajonin e Moskës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?