By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKD: Përkundër kërkesës, Murati nuk ndërmerr veprime për pensionistët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > IKD: Përkundër kërkesës, Murati nuk ndërmerr veprime për pensionistët
Financa

IKD: Përkundër kërkesës, Murati nuk ndërmerr veprime për pensionistët

Kosova Times
Last updated: 2024/02/29 at 4:20 PM
Kosova Times Published February 29, 2024
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), njofton se përkundër kërkesës së saj, ministri Hekuran Murati ende nuk ndërmerr veprime për zgjidhjen e problemit të pensionistëve.

“Të premten e javës së kaluar, më 23 shkurt 2024, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i është drejtuar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve,  Hekuran Murati me një kërkesë për kthimin e ligjshmërisë dhe zbatimin e drejtë të ligjit në raport me pensionistët e Kosovës, të cilët janë edhe përfitues sipas Ligjit për statusin dhe të drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Viktimave civile dhe Familjarëve të tyre”, njofton IKD.

IKD njofton se kjo kërkesë ka ardhur si rezultat i analizës së bërë nga IKD përkitazi me situatën e qytetarëve të vendit, pensionistëve, të cilëve përkundër punës disavjeçare dhe arritjes së moshës së pensionimit, është duke iu mohuar e  drejta në pensionit bazik, si rezultat i keqkuptimit dhe keqinterpretimit të ligjit nga ana e Departamenteve të Pensioneve të MFPT-së.

“Sipas ligjit dhe vendimeve të gjykatave të rregullta, përfshirë vendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, vendime këto të formës së prerë, secilit qytetar të Republikës së Kosovës, i njihet e drejta për pension bazik dhe për ata që kanë plotësuar kriteret për përfitimin e të drejtave dhe beneficioneve të përcaktuara me Ligjin për statusin dhe të drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Viktimave civile dhe Familjarëve të tyre, u takon të jenë përfitues edhe nga ky ligj”, njofton IKD.

Edhe përkundër këtij fakti, fatkeqësisht, njofton IKD bën me dije se departamentet e Pensioneve në MFPT po ua mohojnë këtë të drejtë që ligji ua njeh të gjithë qytetarëve dhe që lidhur me këtë çështje është ndërtuar edhe praktika gjyqësore dhe kjo po bëhet me arsyetimin se nuk u takon të marrin më shumë sesa një pension.

“Lidhur me këtë situatë, IKD e ka njoftuar Ministrin Murati, se vetëm brenda dy muajve të fundit IKD, përmes Qendrës për Ndihmë Juridike falas ka pranuar mbi 500 kërkesa nga qytetarët e Republikës së Kosovës, si nga komuniteti shqiptar, ashtu edhe nga komunitetet jo shumicë, prej të cilave deri më tani janë përgatitur rreth 200 padi, të cilat në bazë të praktikës gjyqësore dhe kornizës ligjore, nuk pritet të vendosen ndryshe, përveç se në favor të qytetarëve të vendit, bazuar kështu në legjislacionin pozitiv dhe vendimet e gjykatave të rregullta që e trajtojnë këtë fushë”, njofton IKD.

IKD po ashtu ka kërkuar që sa më shpejtë të veprohet në drejtim të adresimit të kësaj situate, sepse qasja e MFPT përkitazi me këto raste ka krijuar një situatë të pakëndshme, ku me mijëra qytetarë të Kosovës, të moshave që arrijnë edhe 92-vjeçarë, po detyrohen të enden zyrave të Departamenteve të Pensioneve, po detyrohen të vijnë nga rajone të ndryshme, të thella të vendit, duke krijuar shpenzime të panevojshme, vetëm e vetëm për të kërkuar realizmin e një të drejte që u takon.

“Përveç kësaj, IKD e ka njoftuar Ministrin Murati po ashtu për pasojat e rasteve të iniciuara, ku për çdo padi të fituar në Gjykatë, Ministria përveç se do të jetë e obliguar të kompensojë pensionistët për të drejtat e tyre për periudhën në vijim, do të obligohet të paguajë edhe kompensimin në mënyrë retroaktive, shpenzimet procedurale lidhur me lëndët në fjalë, ku përfshihen avokatët për shërbimet e tyre, përfshirë këtu edhe shpenzimet gjyqësore. Ndërsa, duhet ditur se për çdo rast do duhet të hapet shqyrtim gjyqësor, të dërgohen ftesat për seanca gjyqësore, gjë që, krahas të tjerave, krijon edhe shpenzime të udhëtimit për pensionistët për të udhëtuar në Prishtinë nga çdo cep i Kosovës vetëm sa për të marrë pjesë në seancat gjyqësore në Departamentin Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë”, njofton IKD.

Andaj, IKD ka kërkuar nga Ministri Murati që të ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë e tij si Ministër dhe pa vonesë të kthejë dhe zbatojë ligjshmërinë përmes nxjerrjes së një akti juridik, përmes së cilit obligon Departamentet e Pensioneve të bëjnë zbatimin e duhur të ligjeve të Republikës së Kosovës, gjegjësisht të shmangin interpretimin e gabuar që po i bëhet legjislacionit aktual. “Kësisoj, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët e kanë arritur moshën e pensionimit dhe që po ashtu kanë plotësuar kriteret për përfitimin e beneficioneve nga ligji për kategoritë e dala nga lufta, të realizojnë të drejtat e tyre në dy skema pensionale njëkohësisht – atë të moshës, si dhe atë që rrjedh nga Ligji për statusin dhe të drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Viktimave civile dhe Familjarëve të tyre. Nxjerrja e aktit juridik do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë dhe do të ruante dhe respektonte dinjitetin e pensionistëve në Kosovë”, thuhet në komunikatën e IKD-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Kosova Times February 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Kosova Times Kosova Times October 6, 2024
Prezantohet Raporti PEFA për Menaxhimin e Financave Publike në Kosovë
Palpete siç nuk i keni provuar kurrë më parë: Sekreti është te mbushja perfekte e vjeshtës
Presidenti Biden tërhiqet nga gara: Çfarë ndodh tani?
Dedaj: Nuk kemi qenë të arrestuar në Qirez
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?