By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një fermë peshku dhe karkalecash deti është bërë një hit turistik në Kinë, dhe ja pse
November 23, 2025
Këto kube çokollate janë shumë të shijshme dhe mund t’i hani para ose pas një stërvitjeje në vend të një kokteje proteinash
November 23, 2025
Pjekja e preferuar e së dielës për 4 persona
November 23, 2025
Ky lëng mund të ndihmojë me tensionin e lartë të gjakut dhe sheqerin në gjak, dhe pak njerëz e kanë provuar ndonjëherë
November 23, 2025
Kjo është paga dhe bakshishi i një kamariereje në Gjermani: “Ajo fiton më shumë se një programuese me diplomë universitare”
November 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse në GUXO e jo diku tjetër!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Pse në GUXO e jo diku tjetër!
Opinion

Pse në GUXO e jo diku tjetër!

Kosova Times
Last updated: 2024/02/29 at 9:24 AM
Kosova Times Published February 29, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Me dhembje shpirtërore dhe zemër të plagosur deklaroj: “Unë Florim Zeqa, nga sot, ditë e diele, 31.05.2015 e pushojë aktivitetin tim politik si anëtar i LDK-së nga themelimi e deri më sot. Muajve, javëve dhe ditëve të fundit, misioni im prej gazetari, analisti dhe veprimtari të LDK-së ishte vështirësuar tej mase, pasi nga bashkpartiakët e mi u “shpërbleva” me mbyllje portalesh, sharje e fyerje të natyrave të ndryshme dhe deri të kërcënimi me jetë, vetëm e vetëm pse mora guximin të bëjë publike të vërtetën e zhvillimeve gjatë procesit zgjedhor në LDK”.

Në pritje të reformave që nuk ndodhën kurrë në LDK

Edhe pas largimit nga LDK-ja në vitin 2015, asnjëherë në jetën time nuk e kam menduar aderimin në ndonjë subjekt tjetër politik. Nisma ime politike, Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) e vërteton atë që ceka më lartë.

Edhe pse jo pjesë aktive e LDK-së, asnjëherë nuk e kam ndalur punën dhe veprimtarinë time në shërbim të LDK-së, duke shpresuar që një ditë LDK-ja do të kthehet kah e mbara dhe do të reformohet në kuptimin e plotë të fjalës.

Por, fatkeqësisht, në vend të reformimit dhe demokratizimit ndodhi e kundërta! Nga kuvendi në kuvend LDK-ja doli më e kapur dhe më e stërkequr nga grupet e interesit, të cilat e ngulfatën çdo zë ndryshe dhe çdo vlerë intelektuale dhe njerëzore brenda saj!

Intelektualët e mirëfilltë dhe themeltarët, aktivistët dhe veprimtarët u detyruan të largohen prej LDK-së nga klani i Isa Mustafës dhe sejmenëve të tij.

E dhembshme, por është e vërtetë e hidhur, që pas shkuarjes në amshim të Ibrahim Rugovës, liderit historik dhe shpirtëror të shqiptarëve të Kosovës dhe jo vetëm, nga zgjedhjet nacionale të vitit 2004 e deri më sot, LDK nuk e ka shijuar më asnjëherë kënaqësinë e fitores. E tillë çfarë është aktualisht, e tkurrur dhe e fragmentuar, më shumë se dëshirë, fitorja mbetet vetëm një iluzion i pambarim i lidershipit aktualë!

Lakmia për pushtet, ua verbojë sytë elitës partiake, të cilët nuk qenë në gjendje të ndalen në opozitë, që t’i kthehen vetes dhe të përgatiten mirë për zgjedhjet e radhës, por gjithnjë pranuan të bëhen patericë e partive tjera, kinse për të mirën e vendit duke e rrënuar në themel filozofinë politike rugoviane të LDK-së!

Pranimi me kënaqësi dhe vendosmëri e ftesës nga partia GUXO

LDK-ja rugoviane dhe Rugova për shqiptarët mbeten dy simbole të shënjta të historisë së lavdishme kombëtare, të papërsëritshme, të paharruara dhe të pashlyera në kujtesën popullore.

Deri me 31 Maj të vitit 2015 jam angazhuar me tërë qenien fizike dhe shpirtërore për të shpëtuar atë pak frymë rugoviane që kishte mbetur në këtë parti, por ishte e kotë, ngase varrmihësit e saj ishin të shumtë në numër dhe më të fuqishëm kundrejt ne mbrojtësve të pakët dhe të pafuqishëm të kësaj fryme politike!

Asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kam vrapuar pas posteve dhe privilegjeve, por kam vrapuar pa u ndalur edhe në kohërat më të vështira për interesin e popullit dhe vendit tim të shenjt.

Kjo që ka mbetur, nuk është LDK-ja rugoviane! Janë vetëm klane dhe grupe të interesit, pjesë e të cilave nuk kam qenë dhe as që kam dashur të bëhem ndonjëherë.

Edhe përkundër kërkesave të shumta nga subjektet e tjera politike, vendosa t’i bashkohem subjektit GUXO, subjektit me frymë të pastër rugoviane dhe orientim pro-perëndimor.

Janë përafrimet programore të nismës në embrion (ADN) dhe partisë GUXO, janë koncepti dhe filozofia politike rugoviane ato që na bashkuan fuqishëm në rrugëtimin e përbashkët drejt fitoreve të reja.

I falënderojë nga zemra drejtuesit e partisë GUXO për ftesën për aderim, për respektin dhe konsideratën, besimin dhe mundësinë e dhënë për të kontribuar për shtetin, qytetarët e Kosovës dhe mërgimtarët në veçanti.

Na priftë e mbara!

You Might Also Like

Si ndikojnë propaganda dhe mjetet e dezinformimit rus në Evropë

Sulmet ndaj figurave kyçe në politikën shqiptare dhe rasti Belinda Balluku

9 MUAJ TURP POLITIK: 120 deputetë hanë 2 milionë euro, populli hanë zhgënjim!

Asyet e mundura qe Ukraina do të detyrohet t’i “nënshtrohet” Rusisë

Kur masa e pezullimit sfidon parimin e propocionalitetit-rasti Balluku dhe pasojat për shtetin e së drejtës

Kosova Times February 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ferizaj, policia realizon 42 urdhëresa të gjykatave

Kosova Times Kosova Times August 26, 2024
Sulm masiv në Ukrainë: Të paktën 5 persona të vdekur
Kurti: Kemi fyqizuar shtetin, jo grupet e intersit apo strukturave paralele
Radujko konfirmoi se Serbia dhe Shqipëria organizojnë së bashku Kampionatin Evropian, UEFA konfirmon kandidaturën në dhjetor
Pelegrinia më e vjetër në Haxh është gruaja 130-vjeçare nga Algjeria
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?