By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA po e shqyrton mundësinë që të hedhë me avionë ndihma në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA po e shqyrton mundësinë që të hedhë me avionë ndihma në Gazë
Rajon / Botë

ShBA po e shqyrton mundësinë që të hedhë me avionë ndihma në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/02/29 at 9:20 AM
Kosova Times Published February 29, 2024
Share
SHARE

Administrata e presidentit, Joe Biden, po e shqyrton mundësinë që të hedhë me avionë ushtarakë amerikanë ndihmë në Gazë, pasi dërgesat tokësore po bëhen gjithnjë e më të vështira. Kështu tha një zyrtar amerikan më 28 shkurt.

Ofensiva e ushtrisë izraelite kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë ka rrafshuar shumicën e enklavës të populluar dendur, duke vrarë afër 30.000 persona dhe duke detyruar pothuajse gjysmën e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh që të zhvendoset. Lufta ka shkaktuar krizë humanitare, teksa shumë përballen me urinë.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, volumi i ndihmës humanitare që ka hyrë në Gazë në shkurt është përgjysmë më pak sesa në janar.

Të paktën 576.000 persona në Rripin e Gazës – një e katërta e popullsisë – janë buzë urisë, tha Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare e OKB-së. Kjo zyrë tha se grupet e ndihmës po përballen “me pengesa të mëdha vetëm për të dërguar minimumin e furnizimeve në Gazë”.

OKB shtoi se një në gjashtë fëmijë nën moshën dyvjeçare në veri të Gazës vuan nga kequshqyerja akute dhe praktikisht të gjithë banorët në enklavën palestineze varen nga ndihmat ushqimore për të mbijetuar “që mjerisht janë të pamjaftueshme”.

Zëvendësambasadori i ShBA-së në Izrael, Jonathan Miller, i cili ishte i pari që të martën përmendi mundësinë e dërgimit të ndihmave nga ajri, citoi disa zyrtarë amerikanë të cilët kanë thënë se ndihmat e dërguara në këtë mënyrë do të kenë efekt të kufizuar pasi avionët mund të hedhin ndihma në sasi që janë të barasvlershme me ndihmat që mund të transportohen nga një apo dy kamionë.

Përveç ShBA-së, edhe Kanadaja ka deklaruar se po punon për të dërguar ndihmë humanitare nga ajri. Ndihma humanitare në këtë mënyrë në Gazë veçse janë dërguar nga ushtria jordaneze në bashkëpunim me Francën.

Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Ushtria izraelite u kundërpërgjigj me ofensivë të ashpër ajrore dhe tokësore. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vazhdimisht ka përsëritur se do të luftojë në Gazë deri në një “fitore absolute”, që siç ka thënë ai, nënkupton shkatërrimin e aftësive ushtarake dhe udhëheqëse të Hamasit, grup që kontrollon Gazën.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times February 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia përfundon bastisjet në Banjskë

Kosova Times Kosova Times September 26, 2023
Kush është e veja e zezë, personi i vetëm që i kishte frikë Escobari: Vrau tre burra, nuk i kurseu as striptistet! (
Kodi nga shekulli i 6-të mbeti baza e ligjit në Evropë deri në Napoleon
Robbie Keane emërohet trajner i Ferencvaros
Biserko tregon planet e politikës zyrtare serbe me protestat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?