By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jaka: Kosova është investitori kryesor i huaj në Shqipëri në vitin 2025
January 11, 2026
Mot i ftohtë me reshje bore, temperaturat nën zer
January 11, 2026
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Xhaferi: Plani i rritjes, stimul serioz për integrim më të madh ekonomik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Xhaferi: Plani i rritjes, stimul serioz për integrim më të madh ekonomik
Rajon / Botë

Xhaferi: Plani i rritjes, stimul serioz për integrim më të madh ekonomik

Kosova Times
Last updated: 2024/02/29 at 3:47 PM
Kosova Times Published February 29, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u drejtua me fjalim në Konferencën e nivelit të lartë kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, e cila është vazhdim i bisedimeve të filluara në Shkup muajin e kaluar.

Xhaferi ka folur në kuadër të Panelit “Hyrje në tregun e vetëm”, gjatë të cilit e theksoi rëndësinë e Tregut të përbashkët rajonal si një mundësi për te përfitimet e tregut të brendshëm të BE-së, për qytetarët, edhe gjatë procesit të aderimit.

Ai ka theksuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështet fuqishëm Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe se ai është mekanizmi më ambicioz i propozuar nga Komisioni Evropian që nga fillimi i procesit tonë të integrimit evropian, i cili potencialisht do të ndryshojë rajonin dhe do të përshpejtojë lëvizjen drejt Bashkimit Evropian.

Plani i rritjes, sipas tij, paraqet një stimul serioz për integrim më të madh ekonomik në kuadër të Ballkanit Perëndimor, me të cilin krijohen jo vetëm mundësi më të mira për vende pune, por edhe zmadhim i rritjes së BPV-së në të gjithë rajonin.

“Kjo përpjekje e përbashkët, jo vetëm që është në dobi të Ballkanit Perëndimor, por edhe e përmirëson atraktivitetin dhe konkurrencën e rajonit. Na afron me tregjet e BE-së dhe e lehtëson zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Në këtë drejtim, tregu i përbashkët rajonal e vuri themelin për forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe nismave të përbashkëta ekonomike”, theksoi Xhaferi në Konferencën e nivelit të lartë kushtuar Planit të rritjes të Ballkanit Perëndimor.

Xhaferi në prezantimin e tij, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor bashkëpunojnë dhe kontribuojnë në mënyrë aktive drejt asaj që tregu i përbashkët rajonal të bëhet realitet, si një përgatitje për afrimin e gjithë rajonit në tregun e brendshëm të BE-së, dhe se vendet i presin reforma shtesë, më thelbësore në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve, efikasitetit dhe konkurrencës së ekonomive tona dhe të rajonit në tërësi.

Ai iu referua edhe fushave prioritare të përcaktuara nga Komisioni Evropian, me ç’rast theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështet plotësisht udhërrëfyesin e propozuar për përmirësimin e bashkëpunimit doganor dhe se jemi plotësisht të përkushtuar për zbatimin e vendimeve të Komitetit të përbashkët të CEFTA-s për operatorët ekonomikë të autorizuar dhe menaxhim të rrezikut pasi ato të miratohen nga të gjitha palët.

Njëherazi, siç theksoi Xhaferi në Konferencë, Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përkushtuar që sa më shpejt të bëhet anëtare e SEPA-s, duke pasur parasysh faktin se ky hap do të rrisë besueshmërinë e sektorit tonë financiar në skenën ndërkombëtare dhe do i thellojë marrëdhëniet tregtare me zonën evropiane.

Xhaferi iu referua edhe tregut të vetëm digjital, me ç’rast shprehu mirënjohje për udhërrëfyesin konkret për vendosjen e qasjes në internet në ndërtesat publike dhe hapësirat urbane dhe publike, hapësirat rurale në vend, dhe e potencoi përkushtimin dhe gatishmërinë e vendit për zbatimin e thirrjeve për përfshirjen e komunave nga Maqedonia e Veriut në VI-FI për Ballkanin Perëndimor (Wifi4WB), por edhe përkushtimin e plotë të vendit ndaj nismës për qendrat evropiane dhe inovacionet digjitale, si mbështetje për kompanitë në sektorin publik, në tranzicionet e gjelbra, ndërsa përmes pjesëmarrjes në programin për Evropë digjitale, edhe rrjetit të qendrave evropiane në informacionet digjitale.

Kryeministri Xhaferi gjithashtu e përshëndeti edhe vendimin e Komisionit Evropian për hapjen e thirrjes së Aleancës për medikamente kritike në industrinë e shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke potencuar se Qeveria e Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar që ta promovojë këtë mundësi duke marrë parasysh madhësinë dhe diversitetin e industrisë sonë farmaceutike dhe duke ndihmuar në përfshirjen e saj në Aleancë.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times February 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

AAK zgjedh organet drejtuese të saj në Bavari të Gjermanisë, Haradinaj me mesazh mërgatës shqiptare

Kosova Times Kosova Times February 26, 2023
Objektet e lojërave të fatit, larg objekteve shkollore
Temperatura apo politika: Pse nuk luajtën volejbollistët e Kosovës dhe Serbisë?
Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova
Zbulohet rrjedhje në naftësjellësin rus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?