By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zjarri më i madh në historinë e Novi Pazarit: Zjarrfikësve po u ndihmojnë kolegë nga e gjithë Sanxhaku
January 24, 2026
Ribollita
January 24, 2026
Supë kremoze me kungull
January 24, 2026
Kurti: Manipuluesit duhet të ndëshkohen
January 24, 2026
Një recetë për mish aq të shijshëm sa do ta lëpini salcën nga pjata juaj
January 24, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Diskutimet për Kodin Civil, pesë organizata dorëzojnë padi kundër Kuvendit dhe deputetes Demi-Murtezi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Diskutimet për Kodin Civil, pesë organizata dorëzojnë padi kundër Kuvendit dhe deputetes Demi-Murtezi
Lajme

Diskutimet për Kodin Civil, pesë organizata dorëzojnë padi kundër Kuvendit dhe deputetes Demi-Murtezi

Kosova Times
Last updated: 2024/03/01 at 1:35 PM
Kosova Times Published March 1, 2024
Share
SHARE

Debati për dispozitat e Draft-Kodit Civil që ishte mbajtur në seancën e Kuvendit të Kosovës më 16.02.2022, çoi në dorëzimin e një padie kundër Kuvendit të Kosovës dhe deputetes, Labinotë Demi Murtezi.

Kjo padi u dorëzua në Gjykatën e Prishtinës më 01.03.2024 nga pesë organizata joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Marigona Shabiu, drejtoreshë e organizatës YIHR, tha se kjo padi u bë për shkak të cenimit të dinjitetit dhe diskriminimit të personave LGBTIQ+ gjatë kësaj seance.

“Deputetë dhe deputete të caktuar kanë keqpërdorur foltoren e Kuvendit për të demonizuar komunitetin LGBTIQ+. Kjo nuk i shërben në asnjë formë ushtrimit të mandatit përfaqësues të deputetit e as ushtrimit të funksionit ligjvënës nga Kuvendi” – tha Shabiu.

Sipas këtyre organizatave, disa deputetë kanë përdorur gjuhë stigmatizuese dhe diskriminuese ndaj këtij komuniteti, teksa shtojnë se nuk është ndërmarrë ndonjë veprim nga drejtuesi i seancës për të mos lejuar apo dënuar një gjuhë të tillë.

Kjo gjuhë, siç tha Shabiu ka pasur efekt poshtërues dhe diskriminues.

“Kemi qenë dëshmitarë sulmeve apo planeve për sulme terroriste ndaj tyre siç ishin rastet në Dokufest dhe në paradën e mbajtur në Prishtinë” – shtoi ajo.

Ndonëse tha se nuk aludon që Kuvendi apo deputetë të caktuar kanë qëllim nxitjen e dhunës apo diskriminim ndaj këtij komunieteti, Shabiu shtoi se “një efekt i tillë prodhohet nga fjalimet homofobe e cilësimet stigmatizuese siç ishin ato ë disa deputetëve të asaj seance dhe sidomos tolerimi nga Kuvendi”.

Ajo citoi edhe Avokatin e Popullit, i cili është shprehur se “kjo ka qenë ndoshta shpërfaqja më e qartë e gjuhës së urrejtjes dhe qasjes jotolerante dhe jorespektuese ndaj personave të komunitetit LGBTIQ+”.

Pesë organizatat që dorëzuan këtë padi janë Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova), Qendra për Zvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe Civil Rights Defenders.

Në seancën e datës 16.023.2022, Projektkodi Civil kishte dështuar të kalonte në Kuvendin e Kosovës. Me 28 vota për, 28 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi i Kosovës nuk e kishte miratuar në shqyrtim të parë Projektkodin Civil të Republikës së Kosovës.

Debatet dhe kundërshtimet ishin në lidhje me nenin 1138 të këtij Projektkodi. Sipas Projektkodit Civil, në kapitullin II, saktësisht neni 1138, thuhet se martesa është bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme, me anë të së cilës ata lirshëm vendosin që të jetojnë së bashku si burrë e grua.

Kundër këtij Projektkodi ishin shprehur edhe institucionet fetare në Kosovë. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ipeshkëvia e Kosovës, Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës më anë të një deklarate të përbashkët patën kundërshtuar nismën e institucioneve të vendit për shqyrtimin e Projektkodit Civil të Kosovës që ka të bëjë me rregullimin e martesës mes personave të gjinisë së njëjtë me një ligj tjetër të veçantë.

Deputetja e pozitës, Labinotë Demi – Murtezi kishte thënë se është kundër këtij neni, për shkak të mbrojtjes së moralit publik, ruajtjes së shëndetit publik dhe mbrojtja e interesit më të mirë të fëmijëve.

“Secili shtet flet për vete se cili është standardi i moralit shoqëror në atë shtet, ky standard në Kosovë e dikton si të pranueshme vetëm martesën mes gjinive të kundërta, çdo lidhje jashtë këtij kombinimi konsiderohet shthurje dhe degjenerim moral” – kishte thënë deputetja.

Ajo po ashtu ka thënë se të dhënat e pakontestueshme shkencore thonë se martesat mes gjinive të njëjta janë të dëmshme për shëndetin e njeriut, pasi që siç tha ajo plotësimi i nevojave seksuale në forma të shthurura në kundërshtim me natyrshmërinë e njeriut përbën veprim që dëmton rëndë shëndetin publik, duke u bërë shkak i sëmundjeve të rënda dhe të pashërueshme siç është edhe HIV-AIDS.

Arsyeja e saj e tretë kishte qenë se për zhvillimin e shëndetshëm psiko-eocional të fëmijëve është e nevojshme figura e nënës dhe e babait.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në konferencën që është mbajtur më 27 dhjetor 2023, tha se në vitin 2024, Kodi Civil do të miratohet në dy lexime.

“Ekziston bindja se është projektligj që duhet të ketë mbështetje më shumë se të pozitës, viti i ardhshëm është viti final dhe besoj që në vitin e ardhshëm ta miratojmë në dy lexime” – tha Kusari – Lila në konferencën e 27 dhjetorit 2023. /kallxo/

You Might Also Like

Kurti: Manipuluesit duhet të ndëshkohen

Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë, një person i lënduar dërgohet në QKUK

63 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Moti në Shqipëri me reshje shiu herë pas here në formë shtrëngate

Kosova Times March 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sillnin naftë nga Tunizia në Durrës, arrestohen 6 persona

Kosova Times Kosova Times January 14, 2025
Tri raste dhune në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Më shumë se katër milion njerëz në Rusi kanë frikë: U djegin dyqanet, po i rrahin rrugës, po i pushojnë nga puna…
Prokuroria në Ferizaj jep detaje për rastin e vdekjes së ukrainases
Kina mban stërvitje ushtarake afër Filipineve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?