By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
40 dështimet produkt i 4 liderëve partiak!
July 1, 2025
Ku po na qojnë të zgjedhurit nga vota jonë…ku kështu?
July 1, 2025
Axhenda Ndërkombëtare
July 1, 2025
Motit në Shqipëri
July 1, 2025
Parku ujor “më i madh” në botë ka një plazh me rërë një kilometër të gjatë, 105 rrëshqitëse dhe lojëra argëtuese
July 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Telekomi i Kosovës njofton për bllokimin e llogarive bankare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Telekomi i Kosovës njofton për bllokimin e llogarive bankare
Lajme

Telekomi i Kosovës njofton për bllokimin e llogarive bankare

Kosova Times
Last updated: 2024/03/01 at 5:57 PM
Kosova Times Published March 1, 2024
Share
SHARE

Telekomi i Kosovës përmes një komunikate për media njofton se dje, me datë 29.02.2024, ndodhi ajo që Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës e kishte paralajmëruar dhjetë ditë më parë në konferencën për media dhe në njoftimin me titull, “Thirrje për veprime urgjente për parandalim të krimit financiar!”.

Telekomi i Kosovës bë të ditur se është njoftuaar nga Banka për bllokim të llogarive nga Përmbaruesi Privat për shumën 5,814,196.29 €.

Në komunikatë thuhet se përkundër argumenteve të fuqishme të Telekomit të Kosovës, të njohura tashmë për publikun, ende po vazhdon drama me shumë akte, e përvetësimit të jashtëligjshëm të parasë publike, e cila përpos grykësisë dhe papërgjegjësisë, shpërfaqë edhe fuqinë e akterëve të përfshirë në këtë veprimtari, për të sfiduar tashmë krejtësisht hapur sistemin e drejtësisë dhe ligjin.

“Edhe pse Dhoma e Shkallës së Dytë pranë Gjykatës Komerciale, tri herë i ka kthyer në rigjykim vendimet e Dhomës së Shkallës së Parë për të njëjtin rast, si pasojë e shkeljes së dispozitave të procedurës kontestimore dhe asaj përmbarimore, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale.

Edhe pse, Vendimi KPPP.nr.2074/23, i datës 30.11.2023, në paragrafin e parafundit në faqen 5, kërkon shprehimisht nga Dhoma e Shkallës së Parë që në rigjykim të angazhojë një institucion ose kompani të licencuar të auditimit për të hartuar ekspertizën financiare që do të definojë obligimet e sakta të palëve.

Edhe pse Dhoma e Shkallës së Dytë e Gjykatës Komerciale e kishte obliguar Dhomën e Shkallës së Parë të kësaj Gjykate që në rishqyrtim/rigjykim, të mbajë seancë dëgjimore, të caktojë ekspertizë financiare dhe në rigjykim të eliminojë shkeljet procedurale të konsumuara;”, thuhet në komunikatë.

Tutje nga Telekomi thonë se megjithatë, vendimi shokues dhe sipas bindjes tonë krejtësisht arbitrar i Gjykatës Komerciale i Dhomës së Shkallës së Parë, KPPP.nr 2074/23, i dt. 16.02.2024, ka lënë në fuqi Urdhrin përmbarimor duke hapur rrugë që një përmbarues tjetër të vazhdojë zinxhirin e veprimeve të jashtëligjshme për përvetësimin e parasë publike.

“Kjo, për bindjen tonë bëhet me qëllim që pronarëve të Dardafon net L.L.C. përmes bizneseve të tjera tu mundësojë që në bashkëpunim me partnerë nga vendet jo mike që nuk e njohin Republikën e Kosovës, të sfidojnë konkurrencën në treg. Marrëveshjet e fundit mes këtyre bizneseve tregojnë qartë përpjekjen për të monopolizuar tregun e telefonisë fikse, internetit dhe përmbajtjes televizive në Kosovë. Kjo për bindjen tonë rrezikon jo vetëm të drejtat e qytetarëve , por edhe sigurinë e vendit.

Telekomi i Kosovës, ka bërë menjëherë kërkesë për përjashtimin edhe të  përmbaruesit Irfan Kërçagu nga ky proces, ka alarmuar prokurorinë e shtetit për shkeljen e gjykatësit që lejoi të vazhdoj krimi financiar, që injoroi vendimet e Dhomës së Shkallëve më të larta dhe vendosi kundërligjshëm të i japë të drejtë një procesi tashmë të kompromituar, duke i hapur rrugë përmbarimit të një borxhi tani më të mbipaguar (mbi 13 Milion Euro), të kontestuara me argumente të shumta, të sakta dhe të qarta nga Telekomi i Kosovës.

Telekomi i Kosovës, ka kërkuar zhbllokimin e menjëhershëm të llogarive dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha veprimet juridike, të cilat njihen me legjislacionin e vendit për të ndalur në kohë këtë përpjekje të jashtëligjshme për grabitjen e parasë publike, që rrezikon të rrënojë rezultatet e arritura këto tri vite, si investimet në modernizimin e rrjetit mobil dhe rrjetit fiks, marrëveshjet e sukseshme biznesore, të cilat po rrënojnë monopolin në tregun e telekomunikacionit, i cili në pjesën më të madhe kontrollohej nga bizneset e dyshimta dhe me paratë e interesave nga vende që rrezikojnë sigurinë e vendit tonë”, thuhet në komunikatën e Telekomit.

Telekomi ka ftuar të gjithë faktorët që janë përgjegjës që të ndalin këto veprime të jashtëligjshme dhe të dëmshme, shprehim bindjen tonë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin, pavarësisht fuqisë financiare apo të imponimit politik, dhe se askush nuk mund të rrënojë atë që është arritur në rimëkëmbjen e kompanisë publike të vetme të telekomunikacionit në vend, sepse Telekomi është i Kosovës e jo i oligarkëve. Sepse Gjykatat janë të Kosovës e jo të gjyqtarëve dhe përmbaruesve me mungesë etike profesionale. Sepse vjedhja sado e mbuluar me letra: kurrë nuk bëhet legjitime!

You Might Also Like

BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare

BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare

Ismaili: BQK për dy vite kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës

Prodhimet vendore shpesh më të shtrenjta se ato të importit

Kurti e Murati takojnë drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës

Kosova Times March 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Panik në Republika Srpska pas reagimeve të Delegacionit të BE-së dhe Ambasadës Amerikane për vizitën në Moskë…

Kosova Times Kosova Times February 23, 2023
Horoskopi ditor për 7 janar
FSK me 15 kadetë të ri, Maqedonci: Do t’i shërbejnë zhvillimit të ushtrisë
Zgjedhjet, mundësi e artë e ndëshkimit të politikanëve të korruptuar!
Dyfishohen emigrantët e parregullt në Ballkanin Perëndimor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?