By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 qershor
June 26, 2025
Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem
June 25, 2025
Serbia arreston tre persona
June 25, 2025
Trump: Unë parandalova luftën në Kosovë, serbët pothuajse filluan
June 25, 2025
Çeku: Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit
June 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të hënën në Prishtinë fillon konferenca e tetë e sigurisë kibernetike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Të hënën në Prishtinë fillon konferenca e tetë e sigurisë kibernetike
Lajme

Të hënën në Prishtinë fillon konferenca e tetë e sigurisë kibernetike

Kosova Times
Last updated: 2024/03/02 at 4:11 PM
Kosova Times Published March 2, 2024
Share
SHARE

Edicioni i 8-të i Konferencës më të madhe për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Ballkanin Perëndimor “Cyber ZERO”, jep përgjigje mbi dilemat nëse Kosova dhe rajoni kanë kapacitete për t’u përballë më sulme të mundshme kibernetike.

Albanian Cyber Association ka bërë përgatitjet e fundit për  edicionin e 8-të të Konferencës më të madhe në Ballkanin Perëndimor, që i kushtohet sigurisë kibernetike dhe privatësisë, “CYBER ZERO – The Premier Cybersecurity Conference&Expo in Western Balkans, që nisë të hënën në Prishtinë me 4 Mars.

Mbi 60 folës eminent nga e gjithë bota, para një publiku që pritet të kaloj  shifrën prej 1000 pjesëmarrësve, siguria online do ta ketë primatin në secilin diskutim e panel.

Shpërndarja e informacionit dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike, privatësia dhe siguria, ndërveprimi i tyre, influenca e telefonave inteligjentë në dhunën në shkolla, dezinformimi i krijuar nga inteligjenca artificiale, zbulimi i kërcënimeve, mbrojtja e të dhënave nga humbja, roli i ndërtimit të komuniteteve për sigurinë kibernetike, grupet në Telegram dhe politikat e TikTok-ut, dhe disa tema të tjera, me eksperienca nga ekspertë vendor e ndërkombëtare bëjnë “Cyber ZERO” pikë referente për rekomandime për secilin institucion.

Albanian Cyber Association sjell për herë të parë në Kosovë një përfaqësues të lartë të rrjetit më të përdorur, TikTok.

Jade Nester e cila është udhëheqëse e politikave të jashtme  të të dhënave mbi shqetësimet, shantazhet, kërcënimet dhe bullizimin në TikTok, do të jetë  më 4 Mars në Prishtinë, për të ndarë shumëçka me audiencën tonë dhe mediat e interesuara mbi atë së si dhe çfarë bënë TikTok për t’i trajtuar këto  raste.

Në konferencën dy ditore i pranishëm do të jetë, ministri i punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, me fjalë hapëse.

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç do ti bashkohet “Cyber ZERO”  më 4 Mars në Prishtinë, i cili është nënshkruesi i dokumentit që qoj në themelimin  Qendrën Rajonale për Luftimin e Krimit Kibernetik dhe Sigurisë Kibernetike.

Këtë vit në Prishtinë zbarkojnë edhe 10 kompani  që janë liderë kryesor global  me bazë në SHBA, në fushën e sigurisë kibernetike. Secila prej tyre do të ofrojë njohuri për produktet dhe zgjidhjet më të fundit që synojnë ta bëjnë botën digjitale një vend më të sigurt.

Nga Tetori i vitit që lam pas , Shoqata Kibernetike Shqiptare (ACA), FINDBUG, në mbështetje të madhe të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ka vazhduar në edukimin e shoqërisë civile dhe sidomos mediave të reja me ngritje të vetëdijes mbi rëndësinë e sigurisë online.

Bashkë me Ambsadën Amerikane në Prishtinë, Shoqatën Kibernetike Shqiptare dhe FINDBUG, edhe këtë edicion të Konferencës “Cyber ZERO”,i ka vënë vetës qëllim që të forcoj kapacitetet e sigurisë kibernetike të mediave

Në Tetor filluam një cikël të ri edukimi me 9 organizata mediale dhe të shoqërisë civile, ekipet e të cilave kanë marrë njohuri të çmuara dhe aftësi të rëndësishme, si punonjës në epokën digjitale, duke i mësuar ata se si duhet mbrojtur nga kërcënime kibernetike dhe mashtrime të ndryshme online.

Sesionet tona të trajnimit të higjienës kibernetike, që rëndom janë praktike dhe tërheqëse, kanë ofruar investim të arsyeshëm për të forcuar sigurinë e mediave dhe OJQ-ve,  në mënyrë substanciale.

Me ekipet tona të mëdha, që në edicionet e kaluara kanë detektuar qindra dobësi edhe në 39 televizione, media online, organizata të shoqërisë civile, pa harruar minoritetet anembanë Kosove kemi përgatitur raporte me analiza të thella të infrastrukturës së rrjetit të brendshëm, duke zbuluar vulnerabilitete të fshehura që mund të shfrytëzohen nga kriminelet kibernetik. Identifikimi dhe korrigjimi i këtyre dobësive, padyshim që presim ta forcojë prezencën e tyre në treguan medial dhe në hapësirën digjitale.

Përmes Projektit “Media të Pavarura-Qëndrueshmëria e Sigurisë Kibernetike”, i mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, është ofruar një mundësi e jashtëzakonshme në mbrojtjen e sistemeve të tyre online.

Gjatë kësaj kohe nga ligjëruesit e Shoqatës Kibernetike Shqiptare janë trajnuar 382 gazetarë dhe punonjës të mediave dhe Organizatave jo Qeveritare, mbi sigurinë e punës së tyre online dhe rëndësinë e mbrojtjes nga sulmet digjitale.

Auditimi i sistemeve të tyre të Teknologjisë Informative, për dobësitë potenciale dhe përputhshmëria e standardeve të sigurisë online ka rezultuar me numër të madh të dobësive, të cilat janë identifikuar dhe janë përcjellë tek njerëzit kompetent. 926 asete digjitale janë skanuar dhe testuar në aspektin e sigurisë.

Pjesëmarrësit janë trajnuar për të njohur teknikat dhe mjetet që hakerët bashkohorë përdorin kur synojnë organizatat dhe individët.

Duke demonstruar skenarë të mundshme të sulmeve, kemi përgatitur pjesëmarrësit për të menaxhuar me efikasitet situata potenciale të rrezikut, për të mbrojtur sistemet kibernetike të shoqatës.

Garantimi i lirisë së shprehjes nuk ka çmim, prandaj mbrojtja online vazhdon të jetë sfidë.

Ekspertët tanë vlerësojnë se  mediat me lexueshmëri të madhe janë më të ndjeshme nga sulmet e tilla, prandaj përkushtimi duhet të jetë i çdoditshëm, vigjilencë në çdo minutë.

Shqiptare Kibernetike bashkë Ambasadën Amerikane në Prishtinë, mbetët e përkushtuar dhe e hapur për kontribut, rrjetizim, zgjidhje të problemeve, ide&sugjerime dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet, kompanitë e mediat që hasin në vështirësi ose që kanë dobësi në rrjetin e tyre online.

You Might Also Like

Erdogan: KFOR-i turk është në veri të Kosovës, s`do të ketë asnjë problem

Çeku: Një tjetër projekt i rëndësishëm drejt përfundimit

Specialja hodhi poshtë kundërshtimet n`rastin e administrimit të drejtësisë RTKlive

Arrestohet një person për falsifikim të parasë

Trumpi thotë se `javët e fundit është marrë me Kosovën dhe Serbinë`

Kosova Times March 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq sot me përfaqësuesit e shteteve të Kuintit

Kosova Times Kosova Times June 14, 2023
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Kosova shënon rritje në krahasim me vitin e kaluar
Ministria e Mbrojtjes: Shkrimet për vdekjen e Liman Musliut, të njëanshme
Përballjet e Pejës në Greqi
Superliga rikthehet me kryederbin Ballkani-Drita
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?