By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Harris bën thirrje për armëpushim dhe dërgimin e më shumë ndihmave në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Harris bën thirrje për armëpushim dhe dërgimin e më shumë ndihmave në Gazë
Rajon / Botë

Harris bën thirrje për armëpushim dhe dërgimin e më shumë ndihmave në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/04 at 9:24 AM
Kosova Times Published March 4, 2024
Share
SHARE

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, i bëri thirrje Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që të pajtohet për një armëpushim të menjëhershëm gjashtë javor, ndërkaq i kërkoi me ngulm Izraelit që të bëjë më shumë që të rriten dërgesat e ndihmës në Gazë.

Sipas nënpresidentes amerikane, njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazës po përjetojnë një “katastrofë humanitare”.

Deklaratat e bëra më 3 mars janë ndër më të ashprat të bëra nga ndonjë udhëheqës i lartë i Qeverisë amerikane deri më tani sa i përket luftës mes Izraelit dhe Hamasit, që nisi në tetorin e vitit të kaluar.

Harris i kërkoi Qeverisë izraelite që të paraqesë mënyra specifike se si mund të dërgohet më shumë ndihmë në enklavën palestineze ku qindra mijëra persona po përballen me uri.

“Duke pasur parasysh shkallën e lartë të vuajtjes në Gazë, duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm”, tha Harris gjatë një ngjarje në Selma të Alabamës. “Në tavolinë është një marrëveshje dhe siç kemi thënë, Hamasi duhet të pajtohet me marrëveshjen. Le të arrihet një armëpushim”.

“Njerëzit në Gazë po vdesin nga uria. Kushtet janë çnjerëzore dhe ne duhet të veprojmë… Qeveria izraelite duhet të bëjë më shumë që të rriten ndjeshëm dërgesat për ndihma. Nuk ka arsyetime”, tha ajo.

Një ditë më herët, një delegacion i Hamasit shkoi në Kajro për të marrë pjesë në rundin e fundit të bisedimet për një armëpushim, por është e paqartë nëse është bërë ndonjë përparim në bisedime. Gazeta izraelite, Yedioth Ahronoth, raportoi se Izraeli kishte bojkotuar bisedimet pasi Hamasi refuzoi kërkesën e tij që të hartohet një listë me emrin e pengjeve që ende janë gjallë.

Uashingtoni ka insistuar që një armëpushim të hyjë në fuqi në nisje të Ramazanit, që fillon pas një jave.

Një armëpushim i tillë do të zgjaste gjashtë javë, pas një armëpushimi më të shkurtër prej një jave të arritur në nëntor. Dhjetëra pengje që mbahen nga Hamasi, do të liroheshin në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë që gjenden në burgjet izraelite.

Në sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit – sulm që nxiti luftën – Hamasi vrau 1.200 persona dhe mori peng 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj me një ofensivë ajrore dhe tokësore, që deri më tani ka lënë të vrarë mbi 30.000 persona në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e udhëhequr nga Hamasi.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times March 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO: Turistët rrahen në qendër të Splitit. Burri në dyshemenë e një dyqani këpucësh

Kosova Times Kosova Times August 3, 2025
Dubai prezanton regjistrimin biometrik në hotele në të gjithë destinacionin
Parandalohet kontrabandimi i 20 telefonave celularë në pikë kalimin kufitar të Bërnjakut
Koordinohen Prokuroria Speciale dhe Task Forcës Britanike e KFOR-it
Hapet panairi bujqësor dhe energjisë së ripërtëritshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?