By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hoxhaj: Serbia do që të shndrrojë komunat veriore në pikë të tensionuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hoxhaj: Serbia do që të shndrrojë komunat veriore në pikë të tensionuar
Lajme

Hoxhaj: Serbia do që të shndrrojë komunat veriore në pikë të tensionuar

Kosova Times
Last updated: 2024/03/04 at 11:10 PM
Kosova Times Published March 4, 2024
Share
SHARE

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit, ish-ministër i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, dhe nga organizatë Friedrich Ebert Stiftung në Prishtinë.

Në këtë konferencë ai ka folur për diplomacinë e mbrojtjes, me fokus mbi sfidat e sigurisë rajonale në promovimin e stabilitetit dhe ndërtimit të paqes.

Lidhur me konferencën dhe qëndrimet që ka mbajtur ai, Hoxhaj ka njoftuar përmes një statusi në Facebook.

“Sot kemi hyrë përfundimisht në një kohë kur mendimet tona formësohen nga lufta, paqja dhe siguria si asnjëherë më parë! Nëse lufta në Ukrainë para dy vitesh dhe lufta në Gaza vitin e kaluar, ndikuan mbi përceptimin tonë, këtë vit ndonjë agresion rus ndaj Moldavisë edhe më shumë do ta mbajë gjallë temën e luftës në mendjen tonë! Kërcënimet në Evropën Lindore mund të barten shpesh në Ballkan, por kërcënimet e sigurisë së Kosovës e kanë burimin në Serbi, me mbështetje gjeopolitike të Rusisë.

Këtu dua t’i përmendi tri shqetësime që kanë të bëjnë me Kosovën dhe vet rajonin! Së pari, dhuna në veri, akti i agresionit në Banjskë dhe situata e tanishme tregojnë që Serbia ka për qëllim të shndrrojë komunat në veri të Kosovës në pikën më nervlagjike, më të tensionuar të sigurisë në Evropë, jashtë Ukrainës!”, ka shkruar Hoxhaj.

Sipas deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj, në veri të vendit duhet të rikthehet procesi politik me zgjedhje, me pjesëmarrje të komunitetit serb në institucionet e policisë, sundimit të ligjit dhe gjyqësisë!

“Sot, është një vakum institucional, qoftë në raport të popullatës serbe me komunat në veri dhe vakum institucional të raportit të serbëve lokalë me qeverinë dhe institucionet qendrore!”, ka shkruar tutje.

“Së dyti, dialogun me Serbinë e shoh të rëndësishëm jo vetëm për normalizim të raporteve ndërshtetërore, por edhe për sigurinë rajonale, e cila mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje jo bazike, por gjithëpërfshirëse, me njohje të ndërsjellë si marrëveshje finale! Së treti, duhet patjetër të përmbyllet shtet-ndërtimi i Kosovës dhe pa ndodhur kjo, si parakusht bazë i sigurisë, prioriteti më i lartë i Kosovës dhe partnerëve tanë duhet të jetë anëtarësimi në NATO.”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook. /Kosovatimes/

 

You Might Also Like

Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Kosova Times March 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia do të dërgojë 60 mijë kozakë në luftën në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times October 10, 2023
“Merr parasysh sa afër je me Rusinë”: Një paralajmërim për Vuçiqin nga një kompani e madhe gjermane
Ballkani e zyrtarizon Shehin si trajner
Kellogg takohet me të dërguaren e Ukrainës Markarova, flet me Yermak mbi prioritetet e vijës së parë dhe të paqes
Gjermania kritikohet për shqyrtimin e dëbimit të afganëve dhe sirianëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?