By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 janar
January 6, 2026
Fshati Denjë nis vitin me traditë 24-vjeçare të dhurimit të gjakut
January 5, 2026
Sfida e krimeve të luftës, mungesa e bashkëpunimit me Serbinë për hetimet
January 5, 2026
Pritje të zgjatura në disa pika kufitare
January 5, 2026
Lirohen të lënduarit nga aksidenti mes veturës së policisë e një taksie
January 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Guvernatori Ismaili në Vjenë, pritet nga guvernatorin austriak Holzmann për të forcuar bashkëpunimin institucional
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Guvernatori Ismaili në Vjenë, pritet nga guvernatorin austriak Holzmann për të forcuar bashkëpunimin institucional
Financa

Guvernatori Ismaili në Vjenë, pritet nga guvernatorin austriak Holzmann për të forcuar bashkëpunimin institucional

Kosova Times
Last updated: 2024/03/05 at 5:16 PM
Kosova Times Published March 5, 2024
Share
SHARE

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili u prit në takim nga guvernatori i Oesterreichische Nationalbank (OeNB), Robert Holzmann, me të cilin diskutuan rreth zgjerimit të bashkëpunimin ndërmjet dy bankave qendrore.

Gjatë takimit, guvernatori Ismaili shprehu mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të OeNB-së për BQK-në, përmes projekteve dhe asistencave të ndryshme, drejtpërdrejt si bankë qendrore ashtu edhe përmes konstituencës së saj me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), si dhe Joint Vienna Institute (JVI), njofton BQK.

Kjo mbështetje, siç thuhet në njoftim, ka kontribuar ndjeshëm në avancimin e sistemit financiar në Republikën e Kosovës dhe ngritjen e kapaciteteve të vet BQK-së si institucion.

Diskutimi ndërmjet dy guvernatorëve, sipas njoftimit, është përqendruar kryesisht rreth forcimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë ndarjen e njohurive dhe ngritjen e kapaciteteve në mbikëqyrje, si dhe fillimin e iniciativave të përbashkëta kërkimore.

Po ashtu, dy guvernatorët nënvizuan rëndësinë e shfrytëzimit të ekspertizës dhe burimeve të të dyja institucioneve me qëllim të nxitjes së qëndrueshmërisë dhe efikasitetit më të madh brenda sistemeve të tyre financiare.

Guvernatori Ismaili theksoi rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në avancimin e kornizave rregullatore në sektorin financiar, ndërsa u përfol edhe për përfitimet e ndërsjella të shkëmbimit të praktikave më të mira dhe nxitjes së një kulture të të mësuarit të vazhdueshëm.

Takimi përfundoi me angazhimin e të dyja palëve për thellimin e partneritetit dhe gjetjen e mundësive të reja për bashkëpunim në të ardhmen. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Kosova Times March 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: UÇK-ja do të ketë shtëpinë në çdo komunë

Kosova Times Kosova Times December 29, 2024
Ish-presidenti Yanukovych dënohet me 15 vjet në mungesë për arratisjen në Rusi në vitin 2014
Analisti: Diçka ka lëvizur në tabelën diplomatike të shahut midis Trump dhe Putin
Ketelaere pas dygolëshit ndaj Lazios: Ndjenjë e mirë
338 kandidatë për inspektorë të arsimit kalojnë verifikimin paraprak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?