By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për të shtunën, 31 janar
January 31, 2026
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik
January 30, 2026
Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët
January 30, 2026
AUV largon nga tregu dy linja të qumshtit për fëmijë ‘Aptamil’
January 30, 2026
Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj: Epopeja e UÇK-së, frymëzim për të ardhmen tonë si shtet i lirë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj: Epopeja e UÇK-së, frymëzim për të ardhmen tonë si shtet i lirë
Lajme

Haradinaj: Epopeja e UÇK-së, frymëzim për të ardhmen tonë si shtet i lirë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/05 at 3:55 PM
Kosova Times Published March 5, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Haradinaj ka thënë se emri i komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari ngrihet si një simbol i pashembullt i rezistencës.

“Në rrëfimin e një prej kapitujve më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare, emri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari ngrihet si një simbol i pashembullt i rezistencës dhe heroizmit. Sot në vendin e shenjtë, në Prekaz, nderuam ata me të cilët na bashkuan idealet, e trashëgimia e të cilëve vazhdon të na mbajë të bashkuar dhe të fortë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Më tutje, kreu i AAK-së ka shtuar se Jasharët nëpërmjet guximit dhe vendosmërisë u bënë shembull për gjithë kombin tonë.

“Shtëpia e Jasharajve u bë një simbol i luftës për lirinë, një fortifikim i vendosur kundër shtypjes dhe okupimit. Nëpërmjet guximit dhe vendosmërisë së tyre, ata u bënë një shembull për gjithë kombin tonë, duke treguar se edhe nën shtypjen më të rëndë, rezistenca është e mundur dhe se fitorja ndaj armikut është e arritshme. Familja heroike Jashari, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, nuk u përul para shtypjes dhe okupimit, por zgjodhën të qëndronin drejt për lirinë e tyre dhe të gjithë kombit”, ka deklaruar ai.

Ai tha se akti heroik i familjes Jashari dhe komandantit Adem Jashari e përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës.

“Sakrifica e tyre nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme, por si një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë. Akti i tyre heroik përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë së plotë”, ka thënë ai.

“Për secilin prej nesh, Epopeja e UÇK-së na e sjellë në vëmendje rëndësinë e lirisë që e gëzojmë. Epopeja e UÇK-së vazhdon të jetë një moment lavdie, frymëzim për të ardhmen tonë si shtet i lirë dhe i pavarur, i integruar në BE dhe NATO, dhe në një marrëdhënie të ngushtë me ShBA-në. Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve për liri”, ka përfunduar Haradinaj.

You Might Also Like

Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim publik

Rama: Asnjë kompromis me interesin publik, prona u kthye te qytetarët

Përfundon në tërësi rinumërimi i votave, nesër rezultatet përfundimtare

Gjykata Komerciale rrëzon aktgjykimin për NPB-në, lënda kthehet në rigjykim

Prokuroria konfirmon arrestimin e të dyshuarit për dhunimin e një të miture

Kosova Times March 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Patrushev diskuton për Ukrainën me homologun e tij iranian

Kosova Times Kosova Times November 9, 2022
Horoskopi ditor për 19 janar
Tahiri i AAK: Qeveria Kurti po e dërgon Kosovën drejt kolapsimit, ja cili është mashtrimi i radhës
Hajrizi: Çlirimi i Kosovës, tagër tepër i lartë që duhej ta paguanim
Deputeti që deklaroi dështimin për të përmbushur qëllimet e Putinit në Ukrainë mund të privohet nga posti i tij në Dumën e Shtetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?