By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve
Lajme

Inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve

Kosova Times
Last updated: 2024/03/05 at 2:40 PM
Kosova Times Published March 5, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në inaugurimin e objektit të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, në kuadër të Agjencisë për Regjistrimin Civil, ceremoni në të cilën ishte bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dy zëvendësministrat, Bardhyl Dobra dhe Blerim Gashani, dhe drejtorin e Agjencisë së Regjistrimit Civil të Republikës së Kosovës, Blerim Camaj.

Me vizitën dhe përurimin e objektit të ri për prodhimin e pasaportave në Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti theksoi se tashmë kushtet e punës për secilin zyrtarë publikë për këtë çështje që kërkon integritet të lartë personal dhe profesional janë shumë më të përshtatshme e të dinjitetshme.

“Vlera e gjithmbarshme e këtij objekti në punimet që janë kryer tashmë, është 1.5 milionë euro. Gjithsej janë 196 zyrtarë në aplikimin për pasaporta në Republikën e Kosovës, prej tyre janë 20 në Prishtinë, ndërkaq 95 zyrtarë i kemi te sektori për prodhimin e pasaportave, të cilët tash i kanë kushtet për punë të dinjitetshme, të përshtatshme. Nga ky takim e vizitë që patëm, ishte e qartë që zelli për punë është shtuar, por njëkohësisht edhe falënderimi i tyre për këto zyre të reja, në të cilat ata ndodhen tani”, u shpreh kryeministri.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin që patën ditëve të fundit për shkak të bartjes së institucionit dhe për vonesat në ofrimin e shërbimeve, njoftoi se nga data 15 e këtij muaji fillon lëshimi i dokumentacionit të ri me kapacitete të dyfishuara, marrë parasysh kërkesat e larta për t’u pajisur me pasaporta, numri i të cilave nga 1 janari është rreth 124 mijë sosh.

Deklarimi i plotë për media i kryeministrit Kurti: 

Bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçlën, dy zëvendësit e tij,  Bardhyl Dobrën dhe Blerim Gashanin dhe me drejtorin e Agjencisë së Regjistrimit Civil të Republikës së Kosovës, Blerim Camaj, sot edhe e vizituam edhe e përuruam objektin e ri për prodhimin e pasaportave në Republikën e Kosovës.

Është një çështje që kërkon integritet të lartë personal dhe profesional, ku cilësia bëhet siguri e siguria bëhet cilësi dhe me këtë rast bashkëbiseduam me punëtorët, me zyrtarët publikë aty, të cilët tash i kanë kushtet shumë më të përshtatshme për punën e rëndësishme dhe të ndjeshme që bëjnë, pra prodhimin e pasaportave.

Vlera e gjithmbarshme e këtij objekti në punimet që janë kryer tashmë, është 1.5 milionë euro. Gjithsej zyrtarë në aplikimin për pasaporta në Republikën e Kosovës janë 196, prej tyre janë 20 në Prishtinë, ndërkaq 95 zyrtarë i kemi te sektori për prodhimin e pasaportave, të cilët tash i kanë kushtet për punë të dinjitetshme, të përshtatshme dhe nga ky takim e vizitë që patëm, ishte e qartë që zelli për punë është shtuar, por njëkohësisht edhe falënderimi i tyre për këto zyre të reja, në të cilat ata ndodhen tani.

Meqenëse bëhet fjalë për një punë shumë të ndjeshme, ku siguria është tejet e rëndësishme, kërkojmë falje që nuk është e mundshme të vizitoni zyrat kaq të mira me kamerat tuaja. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times March 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla: E treta ishte me fat, Festivali foli me gjuhën e muzikës

Kosova Times Kosova Times November 9, 2025
Sulmohen Odessa dhe Kherson
A do të mund ta formojë Borisovi qeverinë e re bullgare?
Numri i të burgosurve në kolonitë ruse u ul me një rekord 54 mijë njerëz
Forcat e Armatosura të Ukrainës goditën një platformë gazi ruse në Detin e Zi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?