By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe Jordania hedhin ndihma nga ajri në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja dhe Jordania hedhin ndihma nga ajri në Gazë
Rajon / Botë

ShBA-ja dhe Jordania hedhin ndihma nga ajri në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/06 at 12:03 AM
Kosova Times Published March 5, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara (ShBA) dhe Jordania hodhën ndihma të reja humanitare nga ajri në Rripin e Gazës për palestinezët të martën.

Ato hodhën me parashutë më shumë se 36.800 ushqime, tha ushtria amerikane.

Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga ShBA dhe BE – i ka detyruar shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë të kësaj enklave të zhvendosen brenda vendit dhe ka shkaktuar mungesë të madhe ushqimi, uji dhe barnash.

Gjendja në veri të Gazës është më e rëndë, sepse agjencitë humanitare apo kamerat e lajmeve nuk janë në gjendje të shkojnë atje, prandaj ndihmat e së martës u hodhën pikërisht në këtë pjesë.

Autoritetet shëndetësore në Gazë thonë se 15 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja apo dehidrimi vetëm në një spital.

Furnizimi me ndihma në pjesët e tjera të Gazës, i përkeqësuar prej se nisi lufta më 7 tetor, është kufizuar skajshëm në muajin e fundit. Pjesë të tëra të këtij territori nuk kanë aspak qasje në ushqim. SHBA-ja i hodhi ndihmat e para nga ajri të shtunën, në bregdetin e Gazës jugperëndimore.

Presidenti amerikan Joe Biden tha në rrjetin social X: “Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ta bëjnë çdo përpjekje të mundshme për të dërguar më shumë ndihma te ata që kanë nevojë të madhe në Gazë. Ne nuk do të rrimë duarkryq. Ne nuk do të lëshojmë pe.”

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje tashmë shumë herë Izraelit të bëjë më shumë për ta lehtësuar katastrofën humanitare në Gazë, ku më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë nga lufta izraelite, e nxitur nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz.

Izraeli thotë se është i gatshëm të lejojë futjen e më shumë ndihmave në dy pika të kontrollit në jug të Gazës, për të cilat ka dhënë leje të hapen, si dhe i fajëson OKB-në dhe agjencitë humanitare se po dështojnë të shpërndajnë më shumë ndihma.

Por, agjencitë humanitare thonë se është bërë e pamundur në mungesë të rendit dhe ligjit dhe se i takon Izraelit – trupat e të cilit i pushtuan qytetet e Gazës dhe i patrullojnë ato – të ofrojë qasje dhe siguri për shpërndarjen e ndihmave.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

Kosova Times March 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Liberalizimi i tregut energjetik, OEK: ZRRE të zbatojë vendimin e Supremes

Kosova Times Kosova Times December 1, 2025
Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv kombëtar, anëtarësimin në BE
Trump do ta apelojë vendimin e gjykatës për dënimin e tij
Në kërkim të freskisë në Prishtinë
Super Muriqi i shënon sërish gol Real Madridit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?