By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë ndaj një personi për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm
August 8, 2025
SHBA paralajmëron Kosovën: Ngërçi politik po rrezikon investimet amerikane
August 8, 2025
LBK: Kriza po i kushton Kosovës mbi 1.2 milionë euro në ditë
August 8, 2025
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës
August 8, 2025
Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përurohen hapësirat e reja të Kampusit Universitar të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përurohen hapësirat e reja të Kampusit Universitar të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”
Lajme

Përurohen hapësirat e reja të Kampusit Universitar të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”

Kosova Times
Last updated: 2024/03/06 at 5:41 PM
Kosova Times Published March 6, 2024
Share
SHARE

Pas nderimeve dhe homazheve në Prekaz, aktivitetet e tij Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i vijoi në qytetit të Mitrovicës, ku mori pjesë në përurimin e investimeve në Kampusit Universitar që përfshinë disa objekte dhe hapësira të Universitetit të Mitrovicës, “Isa Boletini” pikërisht në 11-vjetorin e themelimit të këtij Universiteti. 

Në këtë ngjarje të rëndësishme kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, si dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku u mirëpriten nga kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe Rektorja e Universitetit të Mitrovicës, Nurten Deva.

Ndërtimet në këtë Kampus kanë filluar që nga viti 2013. Sot u finalizua faza e katërt e investimeve, të cilat kapin vlerën 6 milionë euro, nga mbi 20 milionë euro sa ishte vlera totale e investimeve. Këto investime të realizuara  dhe të përfunduara, përfshijnë mensën e studentëve  e cila ka kapacitet të ushqejë deri në 500 studentë në të njëjtën kohë, me një hapësirë prej 2920 metra katrorë dhe konviktin me  një hapësirë prej 7896 metra katrorë, i përshtatshëm për akomodimin e 279 studentëve.

Me këtë rast, kryeministri Kurti, shprehu  falënderimet e tij për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Arsimit, Shkencë, Teknologjisë dhe Inovacionit, stafin e universitetit, si dhe ekipet e përfshira në ndërtimin e këtyre hapësirave,  për jetësimin e këtij projekti të madh.

Fillimisht ky institucion u themelua si Shkollë e Lartë Teknike, në vitin 1961, si një dëshmi e vendosmëri e popullit për arsimim e edukim, ndërsa pas 13 vitesh punë dhe angazhim, u themelua Fakulteti i Xehtarisë dhe Metalurgjisë, i cili ngriti dhe zhvilloi kuadro inxhinierie që u angazhuan në industrinë dhe ekonominë e Kosovës, kombinatin elektroenergjetik të Kosovës dhe atë xehetaro-metalurgjik “Trepça”.

“Universitetet përveçse hapësira studimi, janë vende ku mendjet formohen dhe idetë kultivohen”, tha kryeministri Kurti.

Ndër prioritetet kyçe, siç potencoi kryeministri, është mbështetja dhe angazhimi i Qeverisë së Republikës, për nxënësit dhe studentët e vendit tonë, duke ofruar bursa për studentët  me notë mesatare të lartë, për studime brenda dhe jashtë vendit, për studentët e komuniteteve e me aftësi të kufizuara, si dhe bursa për vajzat në fushën STEM, si dhe lirim nga pagesa e studimeve 43 mijë studentë të universiteteve publike në vend.

“Cilësia në arsimin e lartë në Kosovë qëndron lart mes prioriteteve të Qeverisë sonë”, u shpreh kryeministri.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri Kurti, i inkurajoi të rejat e të rinjtë  që të studiojnë,  të angazhohen, e të punojnë, për arritjet akademike, për zhvillimin individual e profesional, sepse vetëm në këtë mënyrë  i kontribuojnë të ardhmes së Kosovës.

Me këtë rast edhe ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, u shpreh se ky Universitet është unik në llojin e vet dhe si i tillë e ka vëmendjen e veçantë.  Më tej, ajo shtoi se do të vazhdojë që të ofrohet mbështetja e nevojshme nga ana e Qeverisë, përkatësisht nga ana e Ministrisë së Arsimit siç tha ajo dyert janë gjithmonë të hapura në angazhimin dhe përpjekjet e përbashkëta për të përmirësuar përformancën në arsimin e lartë.

“Një Qeveri që ofron mbështetjen e merituar për secilën e secilin, një shtet që krijon mundësi që secili të arrijë dhe të realizoj potencialin e tij të plotë, këto janë zotimet që po na prijnë në punën tonë të përditshme”, ishin fjalët e ministres Nagavci, teksa shprehu urimet dhe përgëzimet e saj për Kampusin universitar.

Kryeministri Kurti së bashku me ministren Nagavci dhe ministrin Sveçla të shoqëruar edhe nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe Rektorja e Universitetit të Mitrovicës, Nurten Deva, vazhduan me ceremoninë e prerjes së shiritit dhe vizituan hapësirat e reja të Mensës dhe Konviktit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aktakuzë ndaj një personi për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm

LBK: Kriza po i kushton Kosovës mbi 1.2 milionë euro në ditë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës

Podujeva bëhet me shërbimin e hemodializës, investim mbi 340 mijë euro

Arrestohen dy persona për vjedhje të pyllit në Zveçan

Kosova Times March 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Xavi Simons i Leipzig pritet të mungojë disa javë

Kosova Times Kosova Times October 24, 2024
Nga granatimet ruse ne qytetin Pervomaisky 31 te plagosur, perfshire 9 femije
Parlamenti francez e miraton ligjin kontrovers për migrimin
Kastrati: Masakra e Burimit një krim për të cilin duhet të dënohen autorët
Gjashtë imigrantë mbyten në përpjekje për të mbërritur në Ishujt Kanari të Spanjës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?