By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rojet kapën një mace që po sillte pako me drogë NË BURG: Kokainë dhe marihuanë të “kontrabanduar”
May 19, 2025
Oficeri ukrainas jep dorëheqjen nga komanda në brigadën e elitës, kritikon gjeneralët e lartë për ‘misione budallaqe’
May 19, 2025
Merz: Evropa do të rrisë presionin ndaj Moskës përmes sanksioneve
May 19, 2025
Koncerti i parë i Filharmonisë së Kosovës në Bullgari
May 19, 2025
Ndalohen dy zyrtarë publikë, dyshohen për manipulim me patentë-shofer
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkupi shqyrton propozimin për rehabilitimin e fëmijëve dhe ushtarëve ukrainas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shkupi shqyrton propozimin për rehabilitimin e fëmijëve dhe ushtarëve ukrainas
Rajon / Botë

Shkupi shqyrton propozimin për rehabilitimin e fëmijëve dhe ushtarëve ukrainas

Kosova Times
Last updated: 2024/03/06 at 8:03 PM
Kosova Times Published March 6, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka propozuar një iniciativë që shtetet e Ballkanit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, të ndihmojnë në rehabilitimin e fëmijëve ukrainas dhe të ushtarëve të plagosur ukrainas.

Këtë iniciativë Zelensky e ka diskutuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe dhe atë të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në samitin Ukrainë- Evropa Juglindore që u zhvillua në Tiranë, më 28 shkurt.

Propozimi i presidentit ukrainas pasoi vendimin e Qeverisë kroate në vitin 2023 që të pranojë ukrainas të plagosur dhe të kujdeset për ta në objektet e saj shëndetësore.

Pendarovski: Në parim, ideja është e pranueshme për Maqedoninë e Veriut

Në profilin e tij në platformën X, që dikur njihej si Twitter, Zelensky ka shpërndarë një video nga takimi me Pendarovskin në margjinat e samitit në Tiranë.

I met with North Macedonia's President @SPendarovski and expressed gratitude for all of the political support and clear stance on Ukraine's future in NATO.

I informed President Pendarovski of the current battlefield situation and Ukraine's defense needs.

I emphasized the… pic.twitter.com/Sc3R8Hp1Yu

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 28, 2024

Në pjesë të shkurtra të bisedës së tyre, dy presidentët dëgjohen duke diskutuar mundësinë e krijimit të një qendre rehabilitimi për ushtarët e plagosur dhe fëmijët ukrainas, me ndihmën e shteteve të Ballkanit.

“Liderët diskutuan, gjithashtu, krijimin e një qendre për rehabilitimin e ushtarëve të plagosur ukrainas, si dhe fëmijëve të mbrojtësve të rënë, me pjesëmarrjen e vendeve të Ballkanit. Nëse miqtë tanë na ndihmojnë, mund të flasim për një koalicion rehabilitues. Do të jetë shumë e rëndësishme nëse miqtë tanë ballkanikë mund të ndihmojnë në organizimin e një platforme të tillë me pjesëmarrjen e vendeve të ndryshme”, ka thënë Zelensky, sipas njoftimit të kabinetit të presidentit të Ukrainës, pas takimit me Pendarovskin në Tiranë.

Nga kabineti i presidentit të Maqedonisë së Veriut, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) se ky është propozim fillestar i kryeministrit të Kroacisë dhe presidentit të Malit të Zi, duke qenë se këto dy vende tashmë kanë përvojë dhe kapacitete për rehabilitim nga zhvillimet ushtarake në vitet ‘90.

“Ideja në parim është e pranueshme për ne, ndërsa kërkohet një elaborim specifik i detajeve që do të jetë përgjegjësi e qeverive të vendeve që do të shprehin pëlqimin e tyre për të marrë pjesë në këtë program”, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë nga kabineti i Pendarovskit.

Për realizimin e propozimit për rehabilitimin e ushtarëve nga Ukraina në qendrat e duhura shëndetësore dhe rehabilituese, duhet të deklarohet edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me këtë çështje, Zelensky ka folur edhe me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në kuadër të Samitit Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë.

“Kam pasur një takim me presidentin Jakov Milatoviq dhe e kam falënderuar Malin e Zi për mikpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta. Diskutuam edhe për trajtimin dhe rehabilitimin e ushtarëve ukrainas në Mal të Zi”, ka shkruar Zelensky në një postim në rrjetin social X.

Ambasada e Ukrainës: Po shqyrtohet mundësia e rehabilitimit të fëmijëve

Ambasada ukrainase në Shkup dhe autoritetet shtetërore po e shqyrtojnë mundësinë e rehabilitimit të fëmijëve nga Ukraina në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet fjalë për fëmijë nga kategoritë e cenueshme nga rajoni i Nikopolit që ndodhet në afërsi të zonës së aksioneve ushtarake dhe “është nën granatime të përditshme nga territori i Ukrainës i pushtuar përkohësisht nga shteti agresor Rusia”.

“Duke marrë parasysh se në zonën e Nikopolit paralajmërimet për sulme ajrore pothuajse nuk ndalen, problemi i zhvillimit të fëmijëve, të cilët janë të privuar nga një proces normal arsimor, kulturor dhe sportiv, është veçanërisht i mprehtë. Prandaj, sinqerisht do t’u jemi mirënjohës institucioneve dhe organizatave përkatëse të Maqedonisë së Veriut për mundësinë për të realizuar një iniciativë të tillë”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Ambasada e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut.

Trajtimi dhe rehabilitimi i ukrainasve, sipas shembullit të Kroacisë

Nisma e Zelenskyt për të kërkuar nga “koalicioni ballkanik” ndihmë për trajtimin dhe rehabilitimin e ushtarëve të plagosur ukrainas u bë sipas shembullit të Kroacisë.

Në mars të vitit 2023, Qeveria e Kroacisë mori një vendim për të ofruar ndihmë në trajtimin dhe rehabilitimin e personave të plagosur nga Ukraina në Republikën e Kroacisë. Pas trajtimit në një institucion shëndetësor, ata janë dërguar në qendrat e rehabilitimit të veteranëve.

Të plagosurit që kanë arritur në Kroaci, kanë statusin e personave nën mbrojtje të përkohshme, dhe kanë të njëjtat të drejta si personat e tjerë të zhvendosur në Kroaci.

OBSh – Ukraina ka nevojë për ndihmë në rehabilitim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) në vitin 2023 njoftoi se Ukraina ka nevojë urgjente për më shumë qendra rehabilitimi.

Sipas OBSh-së, që nga pushtimi rus, nevoja për rehabilitim nuk ka qenë kurrë më e madhe në Ukrainë dhe vendet fqinje.

Sipas të dhënave të OBSh-së, që nga fillimi i luftës, disa mijëra persona në 25 qendra shëndetësore kanë marrë trajtim për rehabilitim fizik. Kjo është arritur përmes korridoreve humanitare, trajnimit shtesë të personelit mjekësor dhe sigurimit të furnizimeve shtesë mjekësore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë më 25 shkurt se 31.000 ushtarë ukrainas dhe dhjetëra mijëra civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus dy vjet më parë.

Për shkaqe sigurie Zelensky nuk saktësoi numrin e të plagosurve.

Shifra e fundit e numrit të ushtarëve ukrainas të vrarë ishte ajo nga fundi i vitit 2022 kur ndihmësi i presidentit Mykhailo Podolyak tha se 10.000 deri në 13.000 ushtarë ukrainas ishin vrarë në luftimet me pushtuesit rus.

Zelensky pretendon se Rusia ka humbur 180.000 ushtarë ndërsa 500.000 të tjerë janë plagosur.

Këto shifra që janë shumë më të larta se vlerësimet e tjera, nuk mund të verifikohen.

Kombet e Bashkuara (OKB) thanë më 21 shkurt se të paktën 10.582 civilë ukrainas janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022, duke shtuar se “numri aktual i viktimave civile ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë”.

You Might Also Like

Rojet kapën një mace që po sillte pako me drogë NË BURG: Kokainë dhe marihuanë të “kontrabanduar”

Oficeri ukrainas jep dorëheqjen nga komanda në brigadën e elitës, kritikon gjeneralët e lartë për ‘misione budallaqe’

Merz: Evropa do të rrisë presionin ndaj Moskës përmes sanksioneve

Trump: Negociatat për t’i dhënë fund luftës fillojnë menjëherë. Reagimet nga Putin, Zelensky, BE…

Von der Leyen: Trump na informoi për bisedën me Putinin

Kosova Times March 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

VMRO dhe VLEN bisedojnë për formimin e Qeverisë së re

Kosova Times Kosova Times May 10, 2024
Arrestohen dy serbë, iu gjetën maska, thika, emblema e simbole nacionaliste
Klubet e Premierligës nuk do t’i përdorin emrat e kompanive të basteve në fanella
Sfiduese nëse inflacioni shndërrohet në problem afatgjatë
Abazoviq – koleksionist i doktoratave të nderit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?