By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rashiq: Tani nuk ka pengesa për formimin e Qeverisë
January 13, 2026
Qelaj i shkruan Trendafilovës: Mangësi serioze në gjykimet e Hagës
January 13, 2026
Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në administrimin tatimor
January 13, 2026
Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e të plagosurve në Deçan
January 13, 2026
Pak punë, shumë shije: Pulë në salcë domatesh – nga furra
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trepça sërish mposht Prishtinën, kësaj radhë në kryeqytet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Trepça sërish mposht Prishtinën, kësaj radhë në kryeqytet
Sport

Trepça sërish mposht Prishtinën, kësaj radhë në kryeqytet

Kosova Times
Last updated: 2024/03/06 at 11:03 PM
Kosova Times Published March 6, 2024
Share
SHARE

Trepça sërish e ka mposhtur Sigal Prishtinën, kësaj radhë në kryeqytet.

Trepça e cila pak ditë më parë mundi Prishtinën në finalen e Kupës së Kosovës në Gjakovë, sonte mundi triumfojë në kryeqytet me rezultat 75-78, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të javës së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Dueli mes rivalëve të mëdhenj në basketbollin tonë, ka prodhuar një superndeshje e cila u vendos krejt në sekondat e fundit të kësaj supersfidë.

Prishtina mjaft mirë e nisi lojën duke dominuar në periudhën e parë, mirëpo, në periudhën e dytë, mitrovicasit u këndellen në lojë duke e rikthyer epërsinë në favor të tyre. Skuadrat shkuan në pushim me avantazhin e Trepçës prej 32-41.

Në periudhën e tretë, basketbollistët e Prishtinës bën paraqitje mjaft të mirë, duke përmbysur epërsinë e mysafirëve.

Drama e vërtetë u zhvillua në dhjetëminutëshin e fundit. Një trepikësh i Janjevës barazoi shifrat në 75-75, megjithatë, në sekondat e fundit, mysafirët u treguan më të mirë duke e fituar ndeshjen me tri pikë epërsi 75-78.

Duhet cekur se as ky derbi nuk kaloi pa eksese, pasi që në periudhën e katërt, Trepça u tërhoq nga parketi për shkak të ofendimeve të tifozëve në adresë të Drilon Hajrizit, por pas pak minutash, ndeshja sërish rinisi.

Rifillon derbi Prishtina-Trepça

(E plotësuar) Ka rinisur derbi mes Prishtinës dhe Trepçës, e cila për pak minuta ishte ndërprerë për shkak së tifozët prishtinas fyen basketbollistin e “Minatorëve” Drilon Hajrizin.

Drilon Hajrizi u ofendua nga tifozët e Prishtinës andaj edhe klubi vendosi ta mbështeste duke u larguar nga parketi.

Ndeshja është ndërprerë në periudhën e katërt kur rezultati ishte 61:64 për skuadrën e Trepçës.

Ndërpritet ndeshja Prishtina-Trepça, shkak fyerjet ndaj Hajrizit

Derbi mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës është ndërprerë për shkak së tifozët prishtinas fyen basketbollistin e “Minatorëve” Drilon Hajrizin.

Drilon Hajrizi u ofendua nga tifozët e Prishtinës andaj edhe klubi vendosi ta mbështeste duke u larguar nga parketi.

Ndeshja është ndërprerë në periudhën e katërt kur rezultati ishte 61:64 për skuadrën e Trepçës.

Pas pak do të dihet nëse kjo do të vazhdojë apo do të ndërprehet përfundimisht.

You Might Also Like

Përleshje në turneun e xhudos në Poloni: Garuesit izraelitë sulmuan vendasit për brohoritjen “Liri për Palestinën”

Stadiumi Nacional përfshihet në buxhetin 2026, ndahen 4 milionë euro

Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës

Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij

Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë

Kosova Times March 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

125 raste të reja me HIV në Shqipëri gjatë vitit 2025

Kosova Times Kosova Times December 1, 2025
Rusia lëshon urdhërarrest për fituesen e Eurovizionit nga Ukraina
Një atmosferë dyshimi në Kremlin: A po fillon Putini një përballje me Gerasimov dhe Shoigu?
Betohet kryetari Alban Hyseni dhe këshilltarët e Kuvendit të Gjilanit
Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e parë për vitin 2023
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?