By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në ditën e mësuesit, filloristja Era Sinani promovon librin e saj të parë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Në ditën e mësuesit, filloristja Era Sinani promovon librin e saj të parë
Lajme

Në ditën e mësuesit, filloristja Era Sinani promovon librin e saj të parë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/07 at 7:24 PM
Kosova Times Published March 7, 2024
Share
SHARE

Nxënësja e klasës së pestë të ShFMU “Pavarësia”, Era Sinani, ka promovuar librin “Erë pranvere” në Ditën e Mësuesit.

Mësuesja e saj, Afërdita Sermaxhaj, në një fjalim hyrës e quajti ditë të rëndësishme jo vetëm për Erën, por edhe për klasën e saj promovimin e librit të parë të saj.

Në këtë manifestim në të cilën ishin drejtori, zëvendësdrejtori, sekretari e punonjës të arsimit, mësuesja Sermaxhai tha se nxënësja Era qysh në ditët e para kur erdhi në klasë të parë shfaqi interesimin e saj për gjuhën, matematikën, por nuk u ndal me kaq, zhvilloi edhe pasionet e saj leximin, shkrimin, baletin, muzikën dhe artin.

“Si bletë punëtore që mbledh nektarin lule më lule, ashtu edhe Era ka mbledhur poezitë e saj të cilat i ka shkruar që nga mosha 6 vjeçare. Libri “Erë pranvere” i poeteshës sonë të re, Era Sinani, është një përmbledhje me poezi, në të cilin ajo përshkruan natyrën, stinët e vitit, pa e harruar as shkollën e librin dhe dashurinë që ka për to. Ajo i kushton poezi edhe figurave të rëndësishme të historisë , duke mos harruar as gjyshërit e saj, pjesë të historisë familjare”, tha ajo.

Mësuesja Afërdita, duke i uruar shëndet, sukses në mësime, beson se ky libër që do të jetë në duart e arta të fëmijëve dhe do të jetë një motiv për Erën që ajo të vazhdojë të shkruajë edhe më tej.

http://199.192.21.43/2024/02/20/ere-pranvere-libri-me-i-ri-i-nxenes-se-klases-se-peste-era-sinani/

Ndërkaq autorja, Era Sinani, duke i përshëndetur të pranishmit, uroi festën 7 marsit për të gjithë mësimdhënësit dhe respekt i përjetshëm për kontributin e jashtëzakonshëm në arsimimin dhe edukim e shumë gjeneratave.

Duke falënderuar të pranishmit për prezencën e tyre, si dhe familjen e cila i ka dhënë mbështetje, tha se një falënderim të përzemërt shkon edhe për mësuesen Afërdita e cila e mësoi, edukoi dhe më motivoi përherë.

Ajo tha se filloi të shkruaj poezi që nga mosha 6 vjeçare dhe disa nga këto poezi i kam zgjedhur për librin tim të parë me titullin “Erë pranvere”.

“Në këtë libër jam munduar të shpalos përjetimet dhe imagjinatën time me një gjuhë shumë të kuptueshme dhe të lehtë duke prekur larmi temash, duke filluar nga natyra, ngjyrat e stinëve, frutat dhe dobitë e tyre, i kam shkruar shkollës e librit, pa harruar edhe lulet e gjyshes sime. Gjithashtu jam munduar me pak vargje të përshkruaj kontributin dhe vlerën e mësuese Afërdita, duke e shprehur dashurinë që kam për te. Po ashtu me pak vargje jam munduar ta përshkruaj vëllain tim Blinin që është shumë i ëmbël”, tha ajo.

Nisur nga ngjarjet që i ka treguar gjyshi dhe babai për luftën, UÇK-në, vuajtjet dhe sakrificën e popullit tonë që ne të jemi të lirë, ajo ia ka kushtuar një poezi te titulluar “Gjyshi m’ka tregue”, për te shprehur dashurinë që kam ndaj atdheut.

Ajo në fund lexoi dy poezi të cilat u përcollën me duartrokitje. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rashiq: Shpresoj të jetë fillim i ri në ndërtimin e institucioneve

“Porno religjoni vdekje”. Lora Mladenova dhe Poezia e asaj për të cilën është më e vështirë të flitet

Prima Donna e Gjithë Rusisë Pugacheva behet ngjarje politike

Festivali i Këngës me ngjarje prezantuese për edicionin e 3-të

80-vjetori i Lidhjes së Shkrimtarëve

Kosova Times March 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Digjen dy vetura me targa të Serbisë në Leposaviq – policia në vend ngjarje gjeti një shishe me benzinë

Kosova Times Kosova Times March 26, 2023
Guardiola, gjithnjë e më legjendar, trofeu i 38-të, i 17-ti në krye të City
Halit Barani tregon krimet e Ivanoviqit, i kërkon Kurtit t`u kërkojë falje familjeve të viktimave
Kurti i quan deputetët opozitarë nomadë: S’duan të kenë shtëpi
Kurti: Beteja e Koshares mund të shihet si një panoramë e të gjitha betejave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?