By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti vizitoi Klinikën e Gjinekologjisë: Këtu lind jeta edhe momentet fare të shkurtra bëhen vendimtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Kurti vizitoi Klinikën e Gjinekologjisë: Këtu lind jeta edhe momentet fare të shkurtra bëhen vendimtare
Shëndetësi

Kurti vizitoi Klinikën e Gjinekologjisë: Këtu lind jeta edhe momentet fare të shkurtra bëhen vendimtare

Kosova Times
Last updated: 2024/03/08 at 6:12 PM
Kosova Times Published March 8, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatës ditës vizituan Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, të cilët u mirëpritën nga Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, Drejtori i QKUK-së, Osman Hajdaraj, Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj dhe stafi shëndetësor i kësaj klinike. 

Vizitën e tij në Klinikën e Gjinekologjisë, kryeministri Kurti e realizoi për të parë nga afër punimet në kuadër të renovimeve në katër reparte kësaj Klinike që mbulojnë nga gjithsej 13 reparte që numëron kjo klinikë. Këto renovime që mbulojnë një hapësirë prej 5000m2, përfshijnë korridoret, dhomat, shtretërit.

Në kuadër të këtij projekti për renovime përfshihet edhe digjitalizimi i pjesës hyrëse të Klinikës, pra tek recepsioni, i cili do të lehtësoj punën e stafit dhe do të minimizoj pritjet e gjata të pacientëve për të marrë shërbime.

Heronj të heshtur të gjallë, kështu i quajti kryeministri Kurti, mantelbardhët ndaj të cilëve shprehu falënderime dhe mirënjohje të thellë për angazhimin, kontributin, punën dhe përkushtimin e pandalshëm. “Le ta shfrytëzojmë këtë vizitë që t’ua kthejmë një pjesë të vogël të borxhit të pamatshëm që në parim është i pakthyeshëm”, përfundoi kështu kryeministri.

Ndërkaq, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ashtu siç ishim dakorduar që Gjinekologjia të jetë në prioritet të kësaj qeverie për investime dhe përmirësimin e kushteve për gratë e vajzat tona, jam i lumtur që jemi pothuajse në mbarim të punëve të cilat i kemi diskutuar, e që në fillim na janë dukur të pamundshme.

“Jam i lumtur që pas këtyre renovimeve kushtet e juaja dhe potenciali i juaj për të dhënë shërbime sa më të mira për pacientet tona do të jetë në një nivel tjetër”, tha ai, duke falënderuar drejtorin e ShSKUK-së dhe atë të QKUK-së për bashkëpunimin dhe koordinimin e jashtëzakonshëm në arritjen e kësaj objektive.

Me këtë rast, edhe Drejtori i Gjinekologjisë, Dr.Zef Ndrejaj, tha se në këtë projekt që po punohet në jetësimin e tij, do të futen 3 shërbime të reja pas renovimeve që po bëhen në Klinikën e Gjinekologjisë, shërbime këto që përfshijnë Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, i cili pritet që shumë shpejtë të funksionalizohet pasi që pajisjet veçse janë në tenderim, Mjekësinë Fetale, Shërbimin e Amnoicentezës, ku ky i fundit nënkupton identifikimin e anomalive tek fëmijët në barkun e nënës që në muajt e parë të formimit. Ai shtoi se këto shërbime do të bëhen për herë të parë në Republikën e Kosovës, në QKUK, gjegjësisht në Klinikën Gjinekologjike.

Kryeministri i shoqëruar nga ministri Vitia, Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, Drejtori i QKUK-së, Osman Hajdaraj dhe Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, zhvilluan një takim me stafin e kësaj klinike, të cilët shprehen falënderime dhe mirënjohje për mbështetjen që vjen nga Qeveria përmes krijimit dhe përmirësimit të kushteve të punës, e cila për ta nënkupton edhe inkurajim e përkushtim më të lartë në ofrimin e shërbimeve më cilësore për pacientët. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ky ushqim shkatërron veshkat

Kinezët kanë përmbysur plakjen te majmunët. Tani është radha e njerëzve

Çmimi Nobel në Mjekësi u dha për kërkime në imunologji

Zvogëlon oreksin, shkrin depozitat e yndyrës dhe përshpejton metabolizmin: Dieta me polentë jep rezultate vetëm në 4 ditë

Kirurgu Baton Kelmendi pranohet anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve

Kosova Times March 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Turqia dhe Irani pajtohen për shmangien e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme

Kosova Times Kosova Times January 24, 2024
Ukraina: Rusia po dërgon përforcime në Herson
Disa protestues në Beograd e kaluan natën në bllokadë të autostradës
Abdixhiku: Takimi te Presidentja mundësi për zgjidhje
Të enjten Kuvendi mblidhet në seancë plenare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?