By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia dhe Ukraina rrëzojnë dhjetëra dronë të njëra-tjetrës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia dhe Ukraina rrëzojnë dhjetëra dronë të njëra-tjetrës
Rajon / Botë

Rusia dhe Ukraina rrëzojnë dhjetëra dronë të njëra-tjetrës

Kosova Times
Last updated: 2024/03/08 at 9:35 AM
Kosova Times Published March 8, 2024
Share
SHARE

Rusia dhe Ukraina thanë se kanë rrëzuar dhjetëra dronë gjatë natës, teksa të dyja shtetet kryen sulme gjatë natës ndaj caqeve të njëri-tjetrit pas vijave të frontit.

Dronët – të mbushur me eksplozivë apo me kamera të avancuara të vëzhgimit – janë përdorur në masë të madhe gjatë luftës dyvjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia ka gjuajtur gjatë natës 37 dronë kamikazë të llojit Shahed – prodhim iranian – dhe tri raketa në territorin ukrainas.

“Si rezultat i operacioneve luftuese, 33 Shahed u rrëzuan në rajonet e Kirovogradit, Odesës, Hersonit, Mikolajivit dhe Harkivit”, thanë Forcat Ajrore përmes një postimi në Telegram.

Në Moskë, Ministria e Mbrojtjes tha se ka penguar 16 dronë ukrainas në orët e para të së premtes.

Afër 15 prej tyre janë shkatërruar mbi rajonin jugor të Volgogradit, që është rajoni më i afërt me vijat e frontit në lindje të Ukrainës me një distancë prej rreth 300 kilometrash.

Edhe një dron u rrëzua mbi rajonin kufitar të Belgorodit, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Në Belgorod ka pasur dhjetëra granatime dhe sulme ajrore që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Në rajonin verilindor ukrainas të Harkivit gjatë natës nga një sulm ajror rus u plagosën pesë persona, përfshirë një fëmijë i moshës trevjeçare, tha guvernatori Oleg Synegubov. Ai publikoi fotografi të një sërë dyqanesh, dritaret e të cilave ishin thyer dhe pamje ku shfaqej një krater në një rrugë ngjitur me një ndërtesë banimi.

You Might Also Like

Putin u informua se numri i lëshimeve në hapësirë ​​në Rusi ka rënë në nivelin më të ulët që nga koha e Juri Gagarin

Kreu i administratës presidenciale qipriote dha dorëheqjen për shkak se i ndihmoi rusët të shmangnin sanksionet

Bloomberg: Rreth 2,400 civilë ukrainas vdiqen nga sulmet ruse në vitin 2025

Ambasadori rus u thirr në Ministrinë e Jashtme armene për shkak të Solovyov

Trump: Zelenskyy “nuk ka karta”, por ai ka “një gjë”, dhe kjo është Donald Trump

Kosova Times March 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bien sirenat në Tajvan, pasi Kina lëshon një satelit mbi hapësirën e tij ajrore

Kosova Times Kosova Times January 9, 2024
Policia në Merdare u gjen mbi 51 mijë euro të padeklaruara 4 serbëve
Vuçiq publikoi një video nga një shkollë e mesme e Beogradit: “Pamjet më të tmerrshme të serbëve sot”
Kosova solidarizohet me popullin e Tajlandës dhe Mianmarit
Varhelyi në takimin me Kurtin, vë theksin te Asociacioni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?