By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Daçiç: Staroviç më tha se nuk foli për Kosovën dhe sanksionet kundër Rusisë siç u shfaq në media
July 27, 2025
Franca anuloi urdhrin për arrestimin e Bashar al-Assad
July 27, 2025
Një person akuzohet për përdhunimin e një deleje, një pele dhe një pule të ngordhur. Ai rrëfeu gjithçka
July 27, 2025
Zjarr i ri i madh pyjor në Turqi, evakuohen 1300 persona
July 27, 2025
36 milionë italianë shkojnë ne pushime verore, 88% e tyre do të qëndrojnë në Itali
July 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Demokracia e frikës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Demokracia e frikës!
Opinion

Demokracia e frikës!

Kosova Times
Last updated: 2024/03/10 at 10:07 PM
Kosova Times Published March 10, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Dijana TOSKA

Kur aderimi i një të riu në një parti politike mbetet ambicie e vetme për të prosperuar në jetë është më shumë se e dhimbshme, ngase frika është themeli i pushtetit e jo drejtësia.

Prej kur partitë politike kanë marr rolin e agjensioneve të punësimit dhe konkurset për punësim janë shndërruar në zinxhir për qafe për të rinjtë, kuptimi i demokracisë dhe të drejtave njerëzore janë shndërruar vetëm në floskula pazari për hallexhinjtë dhe gjuhën që ka frikë të flasë.

Ky është viktimizimi që kërkohet, ky është kompromisi që duhet bërë me ndërgjegjen tënde, detyrohesh të japish një votë në emër të nënshtrimit dhe jo nga zëri i bindjes tënde.

Kultura e komunikimit mes liderëve politik dhe të nëntokës është ndërtuar mbi fuqinë materialiste kryesisht me prejardhje kriminale dhe ndjenjat e tyre egoiste karshi turmës së frikësuar e cila ka pushtuar tërë jetën e tyre deri te një çekuilibër serioz të raporteve ndërnjerëzore.

Kjo kulturë politike ka shtyrë turmën ta nënvlerësojë veten, ta trajtoj të parëndësishëm çdo kontribut personal e intelektual duke kriju një diskurs politik antidemokratik e dehumanizues që Ti je kërkushi dhe nëse do të bëhesh dikushi domosdoshmërisht duhet të jesh nën ombrellën e pushtetit tonë.

Kjo kulturë është një fatkeqësi natyrore për çdo komb sepse mundësit personale janë të kufizuara përtej mase, zëri i inteligjencës është pasivizuar, zëri mediatik është materializuar, zëri i gruas është margjinalizuar në emër të luftës për barazi gjinore, ndërkohë që vlerat njerëzore kanë humbur kuptimin nga frika ndaj pasigurisë.

Kjo është demokracia që mbjellën liderët shqiptar, hajdutët e demokracisë në kokat e turmës, frikën kolektive në emër të integrimeve evropiane.

Kjo kulturë e tyre e obsesionuar na imponon sërish në lista zgjedhore njerëz me dosje kriminale, njerëz të harxhuar pa asnjë sukses në jetë vetëm e vetëm për ta mbrojtur pasurinë e tyre milionëshe nga ndjekja penale, nga lista e zezë amerikane, nga kërcënimi publik se” nuk mund të shtyhet kush me ne” thua se zgjedhjet janë luftë pehlivanësh e jo koncept e idesh programore. Por, së fundja çfarë mund të presësh nga një parti e cila publikisht i thotë; jo kinse Rusisë e Serbisë ndërkohë që përmes propagandës së tyre në heshtje të plotë me vetëdije ose pa të, ka futur deri në Universitet planet sërbomëdha të Vasa Çubrilloviqit për ta arabizuar e devalvuar arsimimin përmes religjionit, në një shtet laik ku feja është e ndarë nga shteti.

Përderisa shitësit e mjegullës do të gjejnë mushterij të përhershëm për blerjen e smogut të tyre kur nuk do të arrijmë ta pastrojmë ajrin e ndotur që ka mjegulluar edhe trurin tonë.

“Jeta fillon aty ku merr fund frika” thotë Osho

PS

Një grua që hapi një shpresë, që futi një risi në këto zgjedhje me gjithë origjinalitetin e sinqeritetin e sajë, duke e pranuar se pajtohet me statusin se është gruaja e Arbenit, por në të njëjtën kohë në mënyrë fine kërkoi, mirësi së pari nga burri i saj e më pas nga të gjithë burrat tjerë që kanë harruar kuptimin e kësaj fjale. Faleminderit, Nora Taravari.

You Might Also Like

Në politikë nuk ka kohë për gjumë- kur lind dielli fillo vrapin

Absurde nga Presidentja që kërkon ‘MASË TË PËRKOHSHME’ nga Gjykata kushtetuese nga abuzimet e deputetëve

Letër e hapur Gjykatës Kushtetuese

Kombet dhe shtetet krijohen duke i shkatërruar dogmat e tipit të totalirizmit komunist

“Kufiri Administrativ”: Një kthesë e rrezikshme për Sovranitetin e Kosovës!

Kosova Times March 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia sekuestron kokainë dhe armë në Ferizaj, arrestohet një person

Kosova Times Kosova Times January 10, 2025
Kurti takon përfaqësuesit e`Qatar Charity`, i falënderon për mbështetje
Kosova U17 në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë
City ndalet nga Newcastle
Një dron sulmoi një fabrikë në Bashkortostan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?