Policia ka bërë të ditur se një fëmijë është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë të shtunën.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar nga familjarët rreth orës 14:00 në QMF, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit që ka dalë në vendin e ngjarjes, trupit i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.