By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Përfaqësuesit e SHBA-së, Ukrainës dhe Turqisë u takuan në Stamboll
May 16, 2025
Musliu-Shoshi: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar
May 16, 2025
Presidentja kujton Ukshin Hotin: Mungesa e tij, plagë e hapur për kombin
May 16, 2025
Osmani: Kosova e ka akoma kryenegociatorin fuqiplotë
May 16, 2025
Osmani: Pres balancë nga BE, Kosova nën masa e Serbia jo
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Procesi i pakthyeshëm i ndryshimit në Kosovë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Procesi i pakthyeshëm i ndryshimit në Kosovë!
Opinion

Procesi i pakthyeshëm i ndryshimit në Kosovë!

Kosova Times
Last updated: 2024/03/12 at 2:44 PM
Kosova Times Published March 12, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 shënojnë kthesën e madhe dhe fillimin e një epoke të re në politik-bërjen kosovare. Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 ishin pak më shumë sesa zgjedhje, ishin referendum popullor në të cilin u ndëshkua pamëshirshëm klasa e vjetër politike e cila për dy dekada rresht e diskriminojë një popullatë të tërë, pa ua sjellë asnjë të mirë qytetarëve, as mirëqenie dhe as sigurime shëndetësore.

Vetting në sistemin e drejtësisë

Sadoqë janë bërë punë të mira nga qeveria aktuale, Sistemi i Drejtësisë ka mbetur ende i pareformuar, i kapur dhe i ndikuar nga pushtetet paraprake dhe nga parapolitika, nga grupet e interesit dhe të fortët e politikës në përgjithësi.

Drejtësia e kontrabanduar sipas fuqisë politike dhe asaj monetare, u kthye në drejtësi selektive për qytetarët, e cila shumë pak i ngjan shtetit ligjor dhe demokratik.

Në të shumtën e rasteve drejtësia është parashkruar nga politika, prokurorët dhe gjyqtarët janë gjetur para aktit të kryer, kurse qytetarët mbetën të zhgënjyer në shtetin e tyre!

Një situatë e tillë e krijuar nga paslufta e këndej, është e pamundur të ndryshohet pa zbatimin e VETTING-ut në Sistemin e Drejtësisë, të një vettingu të mbështetur nga SHBA-të dhe shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian.

Pa largimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga Sistemi i Drejtësisë, asnjëherë nuk do të arrihet barazia qytetare dhe paqja sociale në vendin tonë. Ngase për dy dekada rresht kanë ndodhur gjëra të turpshme të kontrabandimit të rasteve të rënda korruptive dhe kriminale.

Ka ndodhur shpesh që kriminelët pas dënimit maksimal nga drejtësia, të nesërmen, pas ndërhyrjes së politikës, krimineli shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Apelit apo nga një gjykatë tjetër e nivelit më të lartë!

Nuk kemi çfarë presim më mirë në përmirësimin e imazhit të shtetit me këtë nivel kaq të ulët arsimor, me këtë sistem të kalbur të drejtësisë, në të cilin nuk vendosë ligji por “maliqi”.

Mirëpo, kur jemi në këtë segment të funksionimit të shtetit ligjor dhe demokratik, pa ndaljen edhe të disa aspekteve negative brenda shoqërisë sonë, siç janë dhënia e mitos, nepotizmi dhe korrupsioni qytetar, vështirë se do të arrihet shpejt ndryshimi i dëshiruar.

Janë një konglomerat i gjerë faktorësh që ndikojnë në kthimin e besimit të qytetarëve, siç janë: ndërtimi i bazës së sigurimeve shëndetësore dhe sigurisë në vendet e punës, filluar nga kontratat e rregullta dhe të zbatueshme në praktikë dhe masat mbrojtëse në vendin e punës.

Mediat mercenare në shërbim të politikanëve të dështuar

Shtylla e katërt e sistemit qeverisës në vend apo mediat, që në fakt janë mediat elektronike (pa asnjë medie të shkruar) dhe Mediumet Televizive nuk janë duke e kryer punën me nder dhe në shërbim të qytetarëve! Përmes mediumeve të ndikuara nga skena politike dhe disa prej gazetarëve servil të politikave ditore, sistemin informativ e kanë kthyer në objekt të preferencave të partive opozitare, përkatësisht të dhënies së informacioneve të porositura, me qëllim të hakmarrjes politike ndaj partive rivale në pushtet!

Secili medium televiziv i ka tubuar rreth vetes të dështuarit politik, të kthyer në analist të nivelit më të ulët në rajonin e Ballkanit, të cilët stonojnë si gramafona të prishur nëpër studiot televizive.

Mediat mercenare dhe gazetarët servil paguhen nga paratë e krimit të organizuar, për të krijuar konfuzion dhe huti në mesin e qytetarëve, duke u munduar t’ua shesin “sapunin për djathë” qytetarëve të zhgënjyer të vendit, të cilët nuk i gëlltitin më gënjeshtrat dhe mashtrimet 20 vjeçare të politikës së dështuar.

Disa, sikur qëllimshëm po mundohen të harrojnë se proceset e ndryshimit në vend janë të pathyeshme dhe se kthesa e 14 shkurtit 2021 do të bëhet akoma më e madhe në zgjedhjet e radhës. Ndryshimet janë procese demokratike të një shoqërie, të cilat nuk mund t’i ndalojë askush deri në arritjen e përmbysjes përfundimtare të piramidave të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.

You Might Also Like

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

Për çfarë bëhet fjalë në luftën e Putinit kundër Ukrainës, çfarë qëllimesh ndjek ai dhe pse nuk do të ketë marrëveshje?

Dy gëzime në një ditë për Edi Ramën dhe protesta dëshpëruese e Sali Berishës

Kosova Times March 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tri gazetare thirren në gjyq në Iran, akuzohen për “propagandë kundër sistemit”

Kosova Times Kosova Times April 27, 2023
Kombi mbi të gjitha
CPJ: Numri i vdekjeve të gazetarëve në botë është rritur në vitin 2022
Shpërthimi i hotelit në Sarandë/ Atentat i mirëmenduar ndaj godinës, autorët lidhën tritolin në seri
Von der Leyen: Mezi pres të punoj sërish me Trump
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?