By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur
January 18, 2026
Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit me 20 pikë diferencë
January 18, 2026
Kërkohet rinumërim i plotë dhe ndëshkim i deformuesve të votës
January 18, 2026
Trepça mban ritmin e fitoreve, mund Vëllaznimin me rezultat të ngushtë
January 18, 2026
Startup-i i Silicon Valley hap rezervimet për hotelin e parë në Hënë
January 18, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vatikani: Kushti i parë për paqe në Ukrainë është që Rusia ta ndalë agresionin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vatikani: Kushti i parë për paqe në Ukrainë është që Rusia ta ndalë agresionin
Rajon / Botë

Vatikani: Kushti i parë për paqe në Ukrainë është që Rusia ta ndalë agresionin

Kosova Times
Last updated: 2024/03/12 at 1:09 PM
Kosova Times Published March 12, 2024
Share
SHARE

Vatikani ka thënë të martën se “kushti i parë” për arritjen e paqes në Ukrainë është që Rusia “t’i japë fund agresionit të saj”, pas kritikave nga Kievi dhe aleatët e tij ndaj deklaratave të Papa Françeskut.

Papa Françesku tha në një intervistë më 9 mars se Ukraina duhet ta ketë “guximin” për t’u ulur dhe për të biseduar me Rusinë për paqe, duke shtuar se nuk është turp ta valosh “flamurin e bardhë”.

Kardinali Pietro Parolin, sekretar i Shtetit i Vatikanit dhe bashkëpunëtori më i afërt i papës, i bëri këto komente në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera të martën.

“Selia e Shenjtë e ndjek këtë qëndrim dhe vazhdon të kërkojë armëpushim – dhe agresorët janë ata të cilët duhet ta ndalin luftën”, tha Parolin.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e kritikoi Françeskun – pa ia përmendur emrin – duke thënë se “kisha duhet të jetë me popullin. Dhe, jo 2.500 kilometra larg, diku, të ndërmjetësojë virtualisht mes dikujt që dëshiron të jetojë dhe dikujt që dëshiron të të shkatërrojë”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, reagoi më drejtpërdrejt në rrjetet sociale, duke thënë se “Flamuri ynë është verdhekaltër. Me këtë flamur ne jetojmë, vdesim dhe triumfojnë. Ne nuk do të ngremë kurrë të tjerë flamuj”.

Zelensky ka ngulur këmbë se nuk do të flasë drejtpërdrejt me Rusinë, nëse kushtet e “formulës” së tij për paqe nuk plotësohen.

Kërkesat e Ukrainës për paqe janë që Rusia t’i tërheqë të gjitha trupat e veta nga Ukraina, t’i kthejë kufijtë e vet nga epoka pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991, dhe Rusia të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj.

Deklaratat e Françeskut u kritikuan edhe nga aleatwt e Ukrainws, si Polonia dhe Lituania.

Ndërsa, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Ukraina ka nevojë për armë, jo për flamuj të bardhë

You Might Also Like

Dy trena dalin nga shinat në Andaluzi, duke lënë të paktën dy të vdekur dhe disa të plagosur

HRANA: Më shumë se 3,300 njerëz kanë vdekur gjatë protestave në Iran.

Bloomberg: Trump kërkon 1 miliard dollarë për një vend të përhershëm në Këshillin e Paqes

Frikë nga Trump apo veprim sipas planit? Ushtarët gjermanë mbërritën në Grenlandë të premten dhe u larguan nga ishulli sot

Kili shpall gjendje katastrofe, zjarret mbysin 16 persona dhe detyrojnë mijëra të largohen

Kosova Times March 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Jutarnji List: Presim që Vuçiq ta njohë de fakto Kosovën për tre ditë!

Kosova Times Kosova Times February 25, 2023
Horoskopi ditor për datën 16 Prill
Hovenier falënderon Escobarin për përkushtimin ndaj dialogut
Sveçla: Për Policinë e Kosovës kemi rritur buxhetin për 30%
Kinë: Roboti “shëtitës” hyri në Librin e Rekordeve Guinness – Ai eci pa ndalur për tre ditë (video)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?