By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë
January 8, 2026
Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë
January 8, 2026
Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti
January 8, 2026
Komuna e Prishtinës thotë se mund të ketë vonesa në transportin urban
January 8, 2026
Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bujqit reagojnë pas vendimit për tatimin në parcelat bujqësore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Bujqit reagojnë pas vendimit për tatimin në parcelat bujqësore
Bujqësi

Bujqit reagojnë pas vendimit për tatimin në parcelat bujqësore

Kosova Times
Last updated: 2024/03/13 at 2:37 PM
Kosova Times Published March 13, 2024
Share
SHARE

Tokat bujqësore pavarësisht se punohen apo jo, do të tatohen. Ky vendim i marrë nga Ministria e Financave, do t’i ngarkojë bujqit financiarisht. Ndërsa ky vendim nuk i obligon 4 komunat veriore të Republikës së Kosovës që të paguajnë tatim për këto toka.

Vendimi i Ministrisë së Financave për tatim të tokave bujqësore, nuk i ka pëlqyer aspak bujqve të Kosovës. Kjo për faktin se atyre do t’u rritet kostoja për ta punuar tokën. Valon Vehapi, kultivues i grurit, i tha Radio Kosovës se nga ky vendim, automatikisht do t’i rritet qiraja e tokave që ai i ka marrë për kultivim të grurit.

“Do të ishte shumë më e logjikshme, më e kapshme sikur të ishin tatimuar tokat bujqësore të cilat janë të pa punueshme, e që janë pjesë e madhe. Këtë barrë do ta bartin bujqit të cilët e punojnë tokën. Unë si bujk komercial që jam, e që i marrë mbi 100 hektarë tokë me qira, mua automatikisht do të më ngritët qiraja e tokës, nëse e kam pasur 100 euro hektarin, tash do të rritet edhe për këtë diferencën sa e ka vendos tatimin në pronë. Kjo është ajo që do të na kushtojë neve bujqve që jemi prodhues të drithërave në vendin tonë”, tha Vehapi.

Sazan Ibrahimi, drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se ky vendim nga Ministria e Financave është marrë pa i konsultuar komunat. Ai tha se kjo do t’u sjellë ngarkesa bujqve tanë.

“Nga kjo po shihet se do të ketë ngarkesë financiare edhe për bujqit. Qëllimi kur është hartuar ligji i kaluar, ku ka pasur konsulta edhe me publikun, ka qenë që bujqit të cilët punojnë tokat të mos tatohen, por të nxiten ata që nuk punojnë toka, t’i punojnë ato. Mirëpo Ministria e Financave, në gusht të vitit të kaluar pa konsulta e ka marrë vendimin që të gjitha tokat të tatohen. Pasi ne nuk kemi qenë të involvuar fare gjatë hartimit të Ligjit për Pronën e Paluajtshme, atëherë bujqit ndoshta do ta ngrehin zërin për këtë punë”, tha ai.

Ibrahimi shtoi se ndryshe nga komunat e tjera, katër komunat veriore nuk janë të obliguara sipas këtij vendimi, të paguajnë tatim për prona bujqësore. Ai tha se kjo është e papranueshme.

“Është për çudi se si ligjet në Republikën e Kosovës mund të zbatohet në mënyre parciale për disa komuna e për disa jo. Për këtë vit nuk është paraparë që në veri të paguhet tatimi në tokat bujqësore”, tha Ibrahimi.

Në gusht të vitit 2023, Ligji për Tatimin në Pronën e Paluajtshme është ndryshuar dhe plotësuar, me ç’rast pronat bujqësore, përkatësisht parcelat (tokat) bujqësore në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, tatohen, pavarësisht faktit se janë apo jo njësi parcele bujqësore të kultivuara. Përjashtimisht, tatimi në pronë për asnjërën nga kategoritë e pronave nuk zbatohet në katër komunat veriore të Kosovës për arsye politike.

You Might Also Like

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

Faton Peci lë postin e ministrit falënderon Kurtin dhe fermerët

Rendimenti më i lartë nis nga fara cilësore

Studimi: Kimikate toksike të gjetura në drithëra dhe bukë në të gjithë Evropën

Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore

Kosova Times March 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

(VIDEO shqetësuese) Të shtënat në metro:Pellgje gjaku dhe trupash në të gjithë dyshemenë!

Kosova Times Kosova Times September 16, 2024
Sondazhi shpërfaq shqetësime për shëndetin mendor të Bidenit
Dyshohet se vodhën mbi 117 mijë euro në zyrat e KEDS-it në Prizren, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e tyre
Biden i gatshëm të flas me Putinin nëse ai vërtet dëshiron t’i japë fund luftës
Vuçiq për takimin me QUINT: Më mirë të mos them asgjë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?