By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas
November 25, 2025
Show time`, drama e autorit Haqif Mulliqi, premierë në Teatrin e Podujevës
November 25, 2025
Nga e enjtja rënie e ndjeshme e temperaturave
November 25, 2025
Hargreaves: Pas zgjedhjeve, partitë të veprojnë në frymën e Kushtetutës
November 25, 2025
Vend parkimi prej 11 metrash katrorë në Athinë u shit për 197,000 euro
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dardanet U16 pësojnë humbje nga Portugalia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Dardanet U16 pësojnë humbje nga Portugalia
Sport

Dardanet U16 pësojnë humbje nga Portugalia

Kosova Times
Last updated: 2024/03/13 at 4:08 PM
Kosova Times Published March 13, 2024
Share
SHARE

Kombëtarja e Kosovës U 16 në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s në Tiranë. 

Pas fitores bindëse ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë (6:0), Dardanet e reja kanë pësuar humbje nga Portugalia, e cila konsiderohet shumë më e fortë dhe me kualitet, me rezultat 2:0.

Kosova e pa vetën në disavantazh në minutën e 12-të, kur portugezet shënuan golin e parë. Pavarësisht tentimit për të ndryshuar rezultatin, futbollistet e përzgjedhëses Albina Rrahmani nuk e patën një mundësi të tillë për t’ia arritur qëllimit në pjesën e parë.

Në vazhdim të lojës, kur Dardanet synonin të gjejnë rrugën e golit të barazimit, ishte sërish Portugalia e cila shënoi, kur po zhvillohej minuta e 59-të për rezultatin 2:0, që në fund doli të ishte epilogu i kësaj ndeshjeje.

Ndonëse edhe Kosova pati raste, Dardanet nuk arritën t’i konkretizojnë.

Përzgjedhësja e kësaj grupmoshe Albina Rrahmani pohoi se mungesa e fatit dhe e eksperiencës e penalizoi ekipin e Kosovës: “Portugalia është ekip me emër dhe me kualitet. Ne e dimë që futbolli i vajzave atje është shumë më i zhvilluar se sa tek ne. Megjithatë, vajzat tona nuk u treguan inferiore por iu qasën lojës shumë mirë dhe me shumë seriozitet. Luftuan shumë dhe për këtë jemi shumë të kënaqur si staf i trajnereve. Golat i morëm si mungesë përqendrimi. Edhe ne kishim rastet tona, por na mungoi pak fat por gjithashtu edhe eksperienca. E rëndësishme është që vajzat tona po rriten si futbolliste dhe po përmirësojnë lojën e tyre në çdo ndeshje, për çka shërben edhe ky turne. Mendoj se do ta kemi një gjeneratë të mirë që do të vazhdojë tek U17”, theksoi përzgjedhësja Rrahmani për faqen zyrtare të FFK-së.

Ndeshjen e radhës dhe të fundit në kuadër të këtij turneu, Kosova e zhvillon më 16 mars kundër Skocisë.

You Might Also Like

Tovërlani rikthehet te Prishtina si trajner i ri

FFK-ja vizitohet nga Liga e Veteranëve, vlerësohen për sakrificën

Zyrtare: Prishtina dhe Arsim Thaqi ndajnë rrugët

Peja fiton trofeun e parë të edicionit, mund Ferizajn

Tri medalje për Kosovën në ‘Podgorica Junior European Cup 2025’

Kosova Times March 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Armëpushimi mund t’i sigurojë Izraelit njohjen nga Arabia Saudite

Kosova Times Kosova Times May 3, 2024
Të paktën 60 rekrutë të vrarë në Oblastin Kursk
Ekipi shqiptar i ndihmës niset drejt Turqisë
Shiu shkakton vërshime në disa komuna të Kosovës
Krerët e Shërimit Korrektues në konferencën e byrosë amerikane kundër terrorizmit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?