By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli vret në Liban një anëtar të krahut ushtarak të Hamasit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli vret në Liban një anëtar të krahut ushtarak të Hamasit
Rajon / Botë

Izraeli vret në Liban një anëtar të krahut ushtarak të Hamasit

Kosova Times
Last updated: 2024/03/13 at 8:58 PM
Kosova Times Published March 13, 2024
Share
SHARE

Një sulm izraelit me dron shënjestroi një makinë në jug të Libanit në afërsi të qytetit bregdetar Tire, duke vrarë një anëtar të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe një civil.

Që kur ka nisur lufta Izrael-Hamas më 7 tetor në Gazë, sulmet ajrore izraelite kanë vrarë apo plagosur dhjetëra anëtarë të lartë të grupit militant libanez, Hezbollah, por edhe të aleatit të tij, Hamas, në pjesë të ndryshme të Libanit.

Hamasi identifikoi anëtarin e vrarë si Hadi Mustafa dhe tha se ai ishte pjesëtar i krahut ushtarak të grupit, Brigadës Kasam. Media shtetërore libaneze tha se ai ishte nga kampi i refugjatëve Rashidieh, afër Tires, ku Hamasi ka një prani të konsiderueshme.

Ushtria izraelite publikoi një video të sulmit dhe tha se Mustafa udhëhiqte celula për të sulmuar “caqet izraelite dhe hebreje” në pjesë të ndryshme të botës dhe ritheksoi se ushtria izraelite dhe agjencitë e sigurisë do të ndjekin Hamasin kudo që grupi palestinez është aktiv.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Libi tha se personi tjetër që u vra në sulm ishte një qytetar sirian i cili ishte në një motoçikletë afër makinës që u shënjestrua. Po ashtu, kjo media raportoi se edhe dy persona janë plagosur.

Sulmi vjen një ditë pasi disa sulme izraelite brenda territorit libanez vranë një anëtar të Hezbollahut dhe një person tjetër, si dhe lanë të plagosur 20 persona të tjerë. Sulmet ishin në kundërpërgjigje të një breshërie raketash të hedhura nga Hezbollahu ndaj pozicioneve të ushtrisë izraelite, përfshirë ndaj dy bazave në veri të Izraelit një ditë më parë.

Lufta në Gazë shpërtheu pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Që atëherë, ka pasur shkëmbim zjarri në baza ditore në kufirin mes Libanit dhe Izraelit.

Në kundërpërgjigje të sulmit të Hamasit, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës që deri më tani ka lënë të vrarë mbi 31.000 palestinezë dhe ka detyruar qindra mijëra të zhvendosen.

You Might Also Like

Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti

Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit

Shpërthim në një fabrikë ushtarake në Amerikë. Disa të vdekur, të paktën 19 të zhdukur

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Kosova Times March 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Konjufca mirëpret përfaqësuesit e C.I.C.E.S., diskutohet promovimi i investimeve franceze në Kosovë

Kosova Times Kosova Times December 11, 2024
VV nuk ka ndryshuar emrin e kandidates për pozitën e kryeparlamentarit
Ky vit do të jetë më i nxehti në histori
Ministri Murati dhe ambasadori turk diskutojnë për bashkëpunim
Në Merdarë pritjet mbi një orë, e te Dheu i Bardhë 15 minuta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?