By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Ushqimet që ndihmojnë në humbjen e dhjamit të barkut
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti kritikon ndërkombëtarët për heshtje ndaj djegies së dyqanit të nënkryetares serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti kritikon ndërkombëtarët për heshtje ndaj djegies së dyqanit të nënkryetares serbe
Lajme

Kurti kritikon ndërkombëtarët për heshtje ndaj djegies së dyqanit të nënkryetares serbe

Kosova Times
Last updated: 2024/03/13 at 2:54 PM
Kosova Times Published March 13, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare të mërkurën për mungesë reagimi ndaj djegies së një dyqani të nënkryetares së komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, më 8 mars.

“Heshtja e komunitetit ndërkombëtar edhe pesë ditë pas sulmit sa vjen e bëhet edhe më shurdhuese; një heshtje e tillë është sa dekurajuese aq edhe inkurajuese”, tha Kurti.

Më 8 mars, Tomaniq tha për Radion Evropa e Lirë se dyqani i saj u dogj në orët e hershme të asaj dite. Dyshimet e para të Policisë janë se zjarri është shkaktuar qëllimisht.

Duke folur në një mbledhje të Qeverisë së tij, Kurti tha se rasti i djegies së dyqanit së Tomaniqit dhe takimi i ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, “nuk kanë ndodhur në vakum”.

“Dekurajuese për njërën palë, viktimën, inkurajuese për palën tjetër agresore, sepse sulmi ndaj nënkryetares Tomaniq nuk ndodhi në vakum, njëjtë si pamjet e kriminelit, terroristit Millan Radoiçiq duke terrorizuar komunitetin serb dhe pastaj takim me ambasadorin serb në SHBA që nuk ndodhën në vakum”, shtoi ai.

Kurti beson se këto raste paraqesin “përpjekjen e vazhdueshme” të Serbisë në bashkëpunim aleaten e vet, Rusinë, për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit dhe se ato “janë edhe pasojë direkte e mosndëshkimit të Serbisë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë”.

Vetë Tomaniq, që është nënkryetare e komunës së Zveçanit që funksionon sipas sistemit të Kosovës, e ka akuzuar Listën Serbe për djegien e pronës së saj, por partia më e madhe e serbëve të Kosovës i ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar si “insinuata dhe të rreme”.

Dy ditë pas incidentit, më 10 mars, u publikua në rrjetin social X një fotografi në të cilën shihet ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Nuk dihet kur dhe ku janë takuar Gjuriq dhe Radoiçiq, i cili është nën sanksionet amerikane dhe i kërkuar nga agjencia ndërkombëtare e policisë, INTERPOL.

Duke e komentuar rastin e fotografisë mes Gjuriqit dhe Radoiçiqit, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për REL-in se ky i fundit “e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë përmes avokatëve të tij” dhe se ai “është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës”.

Pak ditë pas sulmit të 24 shtatorit nga një grup serbësh të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku u vra një polic dhe tre sulmues – Radoiçiq e mori përgjegjësinë për të.

You Might Also Like

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën vrasje të rëndë

Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

Kosova Times March 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sadiku: Në temperaturat e larta, Komuna e Prishtinës ka rritur shërbimet

Kosova Times Kosova Times August 15, 2024
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi: “Presidenti Biden iu nënshtrua një operacioni kundër kancerit!”
Çfarë duhet të bëhet për të luftuar dezinformimin?
Milan i fortë për Slavia Prague edhe në ndeshjen e dytë
Hospitalizohet nobelistja e burgosur iraniane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?