By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump: Çdo gjë më pak se kontrolli amerikan i Grenlandës është e papranueshme
January 14, 2026
Tërbohet Vuçiç, i shmanget takimit me delegacionin evropian!
January 14, 2026
Një dhomë e fshehtë shfaqet në Londër, zbulohet ajo që po planifikojnë kinezët
January 14, 2026
Seanca e radhës në rastin “Banjska” mbahet më 16 janar
January 14, 2026
Osmani: Dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke
January 14, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ramadani: Liga Premiere është transmetuar jashtëligjshëm nga Art Motion
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Ramadani: Liga Premiere është transmetuar jashtëligjshëm nga Art Motion
Sport

Ramadani: Liga Premiere është transmetuar jashtëligjshëm nga Art Motion

Kosova Times
Last updated: 2024/03/13 at 2:32 PM
Kosova Times Published March 13, 2024
Share
SHARE

Liga Premiere e Anglisë ka konfirmuar përmes një përgjigje për kryetarin e Komisionit Parlamentar për Media, Valon Ramadani se nuk i ka dhënë autorizim operatorit kabllor “Artmotion” për transmetimin e  ndeshjeve të kampionatit anglez.

Kryetari i Komisionit për Media, Valon Ramadani, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se pas diskutimeve e shqetësimeve të shumta të ngritura në Komision e në publik në lidhje mbi pretendimet për transmetim të paligjshëm dhe të paautorizuar të Premier Ligës Angleze në Kosovë nga platforma “ArtMotion” përmes kanaleve serbe “ArenaSport”, i është drejtuar me letër vet Premier Ligës nga të cilët ka kërkuar sqarim lidhur me këtë çështje.

“Përgjigja e tyre ishte e qartë: Premier Liga nuk e ka autorizuar Artmotion direkt të transmetojë ligën angleze në Kosovë dhe nuk e ka autorizuar Arena Sportin nga Serbia që përmes ArtMotion të shpërndajë ndeshjet e Premier Ligës në Kosovë. Transmetimet deri tani del të jenë bërë jashtëligjshëm dhe si të tilla do të duhej të trajtoheshin nga Komisioni i Pavarur i Mediave”, ka shkruar Ramadani në Facebook, teksa e ka publikuar edhe shkresën e drejtorit të të drejtave të transmetimit të Ligës Premier Angleze, Josh Smith.

“Lidhur me këtë, Premier League nuk e ka autorizuar drejtpërdrejt Artmotion për të transmetuar ndeshjet e Premier League në Kosovë, dhe as nuk e ka autorizuar Arenan që të lejojë Artmotion të shpërndajë ndeshjet e Premier League në Kosovë. Në pikëpamjen tonë, Arena ka një marrëveshje me Artmotion për shpërndarjen e kanaleve të Arenas në Kosovë, por që Arena prodhon një version të kanaleve të tyre sportive pa ndeshje të Premier Leagues për shpërndarje nga Artmotion në Kosovë. Shpresoj që kjo të jetë e dobishme në lidhje me hetimet tuaja”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Josh Smith drejtuar deputetit Valon Ramadani.

You Might Also Like

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Prishtinës, Agim Zymi

Përleshje në turneun e xhudos në Poloni: Garuesit izraelitë sulmuan vendasit për brohoritjen “Liri për Palestinën”

Stadiumi Nacional përfshihet në buxhetin 2026, ndahen 4 milionë euro

Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës

Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij

Kosova Times March 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Tovërlani rikthehet te Prishtina si trajner i ri

Kosova Times Kosova Times November 25, 2025
Dronët rusë sulmojnë përsëri Odessa, Kherson nën zjarr
Kurti: Lajmi i mirë, fillimi i punimeve në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
BE për ndalimin e autobusëve: Serbia ka shkelur marrëveshjen për lëvizjen e lirë
Sirena: Fondi presidencial ndau 625 milionë për propagandën e luftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?