By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit të Prishtinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit të Prishtinës
Lajme

Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit të Prishtinës

Kosova Times
Last updated: 2024/03/14 at 3:59 PM
Kosova Times Published March 14, 2024
Share
SHARE

Me 22 vota për dhe tetë abstenime, Fehmi Kupina është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ai u zgjodh pas  tri raundeve te votimeve, pasi në dy raundet paraprake nuk mori votat e mjaftueshme.

Kësisoj, Kupina është rikthyer në pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, pozitë të cilën e ka mbajtur deri në qershor të vitit të kaluar si pjesë e LDK-së. Ai pas shkarkimit braktisi grupin e asamblistëve të LDK-së dhe funksionoi si i pavarur.

Në seancën e sotme ai u propozua nga grupi i asamblistëve të AAK-së. Në këtë pozitë ai e pason Pëllumb Bajqinovcin e LDK-së.

Pasi u zgjodh në pozitën e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Kupina tha se do të punojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Sveçla: Zgjedhja e kryesuesit të ri nuk i konvenon vetëm LDK-së

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka kritikuar partinë në pushtet në kryeqytet, Lidhjen Demokratike të Kosovës për pamundësimin e mbajtjes së seancës, ku pritet të votohet kryesuesi i ri.

Madje, Sveçla e bëri një krahasim të situatës së sotme me atë të vitit 1990, kur regjimi serb ia pamundësoi hyrjen e delegatëve shqiptarë në Kuvend.

“Siç po e shihni jemi para një situate që s’ka ndodhur asnjëherë në Kosovë prej vitit 1999 prej pasluftës, kur të zgjedhurve të qytetarëve ju pamundësohet dhe në çdo formë u sabotohet mënyra ose procedura për mbajtën e një seance, e cila është thirrur në mënyrë  të rregullt dhe konform të ligjeve të Republikës së Kosovës. Me të vërtet është shumë e dhimbshme por nuk ka analogji më të mirë se kjo që ndodhi sot me 2 korrikun e vitit 1990, kur delegatëve të Kosovës në atë kohë ju patë pamundësua hyrja në Kuvendin e Kosovës. Pak a shumë e njëjta ngjarje na ndodhi sot, përveçse neve nuk na u pamundësua hyrja, por na u pamundësua puna. Megjithatë, siç e patë procedura u zhvillua në mënyrë të rregullt. Tani jemi në fazën e përpilimit të fletëvotimeve dhe do të përfundojë procesi i zgjedhjes së kryesuesit të ri”, ka theksuar Sveçla.

Ai tutje ka thënë se pavarësisht vështirësive të krijuara nga partia në pushtet, sot kryeqyteti do ta ketë kryesuesin e Kuvendit.

“Po shihet ajo që e kemi deklaruar vazhdimisht se zgjedhja e kryesuesit të ri dhe funksionalizimi i Kuvendit nuk i konvenon vetëm LDK-së dhe Përparim Ramës, sepse në këtë mënyrë ata po ikin nga llogaridhënia dhe skandalet e përditshme, me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Prishtinës. Sot do të përfundon procedura dhe sot Prishtina do ta ketë kryesuesin e Kuvendit”, u shpreh Sveçla.

You Might Also Like

Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj

Kurti: KEK-u në moment historik transformimi

Nesër Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin e Kosovës

Begaj: Krenar për shërbimin e ushtrisë në misionet ndërkombëtare

AUV alarmon për Acrylamide në kafen “Caffe Monaco”

Kosova Times March 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kryesuesi i KQZ-së priti ambasadorin britanik

Kosova Times Kosova Times December 28, 2025
Rrëzohet në Hënë anija kozmike e Rusisë, Luna-25
Një “deja vu” e tetorit 1962
Kurti me kreun e NDI-së diskutojnë bashkëpunimin në proceset demokratike
Arrestohet kosovari që dyshohet se kreu vrasje në Norvegji
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?