By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dardanet triumfojnë në miqësoren ndaj Estonisë
June 28, 2025
Krasniqi: Takimi me liderët, përmbushje obligimi e Kurtit
June 28, 2025
Abdixhiku:Paqartësi pas 30 ditëshit, shpresojmë në involvimin e presidentes
June 28, 2025
Lajçak: Zgjerimi nuk ndodh automatikisht, duhet punë
June 28, 2025
KFOR-i në Kosovë me ceremoni për Ditën Kombëtare të Kanadasë
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjigantët e politikës kosovare!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Gjigantët e politikës kosovare!
Opinion

Gjigantët e politikës kosovare!

Kosova Times
Last updated: 2024/03/14 at 9:19 AM
Kosova Times Published March 14, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Atë që e ha ujku njëherë nuk kthehet më! Për këtë, duhet të këndellemi të gjithë dhe ta pranojmë realitetin ashtu siç është krijuar në vitet e kaluara. Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nga kryeministrat paraprak, janë obligime ndërkombëtare të cilave nuk mundet asnjë qeveri apo lider shtetëror t’i kthejë pas.

Dy lloje të njerëzve

Janë dy lloje njerëzish që shtirren sikur janë atdhetar dhe ata që më të vërtetë janë atdhetar.

Janë dy lloje njerëzish që shtirren që janë veteran të luftës dhe ata që me të vërtet janë veteran të luftës çlirimtare!

Janë dy lloje njerëzish që shtirren kinse janë rugovist dhe rugovistët e vërtetë!

Janë dy lloje njerëzish që shtirren që janë guximtar dhe guximtarët e vërtetë!

Janë realistët dhe idealistët që i shohin dhe perceptojnë gjërat ashtu siç janë dhe iluzionistët që i imagjinojnë gjërat sipas dëshirës apo ambicieve të tyre personale!

Janë edhe shumë lloje të krahasimeve të njerëzve qe nuk janë ashtu siç paraqiten në jetën e përditshme, e të mos flasim për figurat publike të skenës politike.

Megjithatë, identifikimi i tyre është fare i thjesht dhe i lehtë. Mjafton t’ua shikosh të kaluarën e tyre, t’ua shikosh veprat dhe jo fjalët e mëdha që i flasin sot.

Njerëzit vlerëmëdhenj që bëjnë punë të mira janë fjalëpak e punëshumë.

Njerëzit e guximshëm dhe atdhetar asnjëherë nuk flasin në veten e parë, por gjithnjë i vejnë në pah meritat e përbashkëta në vend të meritave personale.

Për fatin e keq, sot gjithnjë e më pak kemi njerëz të ndershëm që e thonë të vërtetën ashtu siç është pa paragjykime, pa kamuflime dhe pa glorifikime.

Të gjykuarit me mendje të shëndosh, pa nxitim, pa xhelozi dhe pa inate personale çojnë në konkluzione të sakta dhe të dobishme për rrethin shoqërorë.

Konsistenca në qëndrime, vlerë e politikanëve të nivelit të lartë

E kam thënë disa herë, po e përsërisë prapë, para çdo marrëveshje apo vendimi të vështirë për vendin, ndërkombëtarët na e matin impulsin tonë, sesa ne jemi të gatshëm si popull dhe si politikan t’i pranojmë apo kundërshtojmë ato vendime, pastaj vendosin për fatin tonë.

Të gjithë ata që ishin dhe janë në korrent të ngjarjeve politike që nga marrëveshja e Rambujesë, Vjenës, marrëveshjet e Brukselit dhe Washingtonit, qeveritë tona nuk kanë mundur t’iu rezistojnë gjatë ndërkombëtarëve, me përjashtim të një kryeministri, i cili i sfidojë ndërkombëtarët me Taksën 100 % ndaj produkteve serbe, i cili e la pa çmimin “NOBEL” ish kryenegociatoren italiane.

Të tjerët pas presionit të parë u dorëzuan, siç ishte rasti kur ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson, e cila në momentin që ju tha ish liderëve kosovar “Mos e dh… punën”, dihet kush ishte i pari që u dorëzua dhe e prishi koalicionin e madh paszgjedhor-VLAN të vitit 2014.

Konsistenca në qëndrime dhe mos lëshuara pe në parimet politike, e ka bërë kryeministrin aktual të dallohet prej të gjithë liderëve të epokës post-rugoviane. Edhe pse, kryeministri dhe presidentja nuk mund ta ndalojnë implementimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga kryeministrat paraprak dhe as vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, mbeten gjigantët e politikës kosovare në këto 15 vjetët e fundit.

Varësia jonë e madhe ndaj faktorëve ndërkombëtar, në veçanti ndaj SHBA-ve dhe NATO-s, i ka detyruar disa nga kryeministrat paraprak të dorëzohen para kohe, duke u arsyetuar, se kinse po e bëjnë për të mirën e Kosovës. Rezultatet dhe pasojat na janë të njohura të gjithëve, andaj nuk e shoh të udhës t’i përsërisë të gjitha në mënyrë kronologjike.

You Might Also Like

Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë

Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike

Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?

Deri kurë kështu- vend të bashkimit kemi inate, në vend të shtetndërtimit grupe interesi

Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?

Kosova Times March 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Grupi pro-palestinez i hakerëve mori përgjegjësinë për sulmin kibernetik X – Përpara se Elon Musk të fajësonte Ukrainën

Kosova Times Kosova Times March 11, 2025
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Organizata të shoqërisë civile dënojnë deklaratën e ministrit Murati
“Ajo që ndodhi në Dagestan është e paimagjinushme: Nuk ishte Vladimir Putin!
Krasniqi shpreh dhimbjen për ndarjen nga jeta të Gjeneralit Imri Ilazi – Komandant “Ferri”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?