Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në veri të Mitrovicës, ku ka vdekur viktima mashkull në banesën e tij.
“Raportohet se në banesën e tij, është gjetur pa shenja jetë viktima mashkull”, njofton policia.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.