By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Numri i të vdekurve në në Graz rritet në 10.Pamje nga shkolla ku ndodhi të shtënat
June 10, 2025
18 të vdekur në sulmet izraelite në Gaza. Ata u vranë pranë një qendre ndihme humanitare
June 10, 2025
Sekuestrohen 54 600 euro të padeklaruara në Portin e Vlorës, në hetim 43-vjeçari
June 10, 2025
A jeni të lodhur nga gjokset e pulës të thata dhe pa shije? Ne kemi pesë receta që garantojnë mish të lëngshëm
June 10, 2025
Bastisje në `Aktash` për vrasjen e 2024-s, arrestohet një person
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haliti: Vendimi për Manastirin i vonuar, edhe Asociacioni mund të jetë kusht
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haliti: Vendimi për Manastirin i vonuar, edhe Asociacioni mund të jetë kusht
Lajme

Haliti: Vendimi për Manastirin i vonuar, edhe Asociacioni mund të jetë kusht

Kosova Times
Last updated: 2024/03/15 at 12:04 AM
Kosova Times Published March 14, 2024
Share
SHARE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, vendimin për pronat e Manastirit të Deçanit e quajti vendim të vonuar. Ai tha se i ka penguar diskursi i kryeministrit Kurti sa ishte në opozitë, kur deklaronte se kjo nuk do të ndodhë në asnjë mënyrë.

“Veprimet e tij politike kanë qenë shumë delitante në këtë periudhë dhe i solli raportet e Kosovës me ShBA-të dhe BE-në në pikën zero, derisa BE-ja u detyrua të vendosë masa kundër Kosovës… Delitante është se në një vend demokratik politika nuk I diskuton kurrë vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Haliti në “RTK Prime”.

Ai tutje theksoi se detyrë e qeverive është që t’i luftojë fenomenet të cilat nxisin konflikt mes komuniteteve të ndryshme, dhe sipas tij vendimi për manastirin ndikon pozitivisht te bashkësia ndërkombëtare.

I pyetur se nëse vendimi për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit mund të bëhet precedent edhe për objektet e tjera të kësaj natyre në Kosovë, Haliti tha marrëveshja e Brukselit garanton “eksterritorialitet” për 40 manastire e kisha në Kosovë.

“Është marrëveshje e nënshkruar, është bërë betejë poltike me ndryshu por kjo ka mbetë kështu”, theksoi deputeti i PDK-së.

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Haliti tha se nuk mund të krahasohet me Republika Srpskan.

“Askund lidhje nuk ka Asociacioni me shumicë serbe me Republika Srpskan. Ajo është republikë, ky është Asociacion dhe është brenda qadrës së institucioneve të Kosovës. Serbët po lypin më shumë por statuti duhet t’u ndalojë mundësinë që ata me marrë vendime në organin këshillimor apo siç po e quajnë në atë kuvendin e tyre. Duhet me u pamundësu veprimet që janë në kundërshtim me Kushtetuten e Kosovës”, deklaroi ai.

Xhavit Haliti nuk e përjashtoi mundësinë që edhe Asociacioni të jetë kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në anën tjetër deputeti i PDK-së bëri të ditur se opozita kosovare po përgatitet për zgjedhje të cilat sipas tij do të mbahen së shpejti.

“Mundësia është me u bë në janar të rregullta, ose me u shpall të jashtëzakonshme dy muaj apo tre muaj para. Në qoftëse duam në janar është ftohtë por është edhe diaspora në Kosovë”, deklaroi Haliti.

Ndërkohë, një ditë më parë, Xhavit Haliti ka paralajmëruar se tifozët e klubit futbollistik “Crvena Zvezda” e Beogradit, janë duke u përgatitur për veprime terroriste në Kosovë.

Lidhur me këtë deklaratë ai tha se këtë tifozë kanë disa poligone në Serbi në të cilat po ushtrohen dhe qëllimi i tyre është ta destabilizojnë Kosovën e të kryejnë atentate e veprime që mund ta fusin edhe policinë e Kosovës në aventura.

“Nuk erdhen kot forcat e NATO-s në Kosovë që u shtuan, ata erdhen edhe me i thënë Qeverisë së Kosovës stop se ne jemi për sigurinë këtu, dhe me iu thënë atyre hajdeni po ua mbajti. Ata kanë më shumë informata, unë po them se informatat janë të sakta, planet janë të detajuara, qëllimi i tyre është me destabilzu” deklaroi Haliti.

Sipas Halitit, këto grupe janë të përgatitura nga forcat speciale serbe dhe janë të përgatitura për luftë psiqike, terror e përdorim të armëve.

“Nuk ka familje serbe në veri që nuk janë furnizuar me mollotov”, deklaroi ai.

Megjithatë, sipas Xhavit Halitit rreziku që Serbia të futet në Kosovë me forca, apo që Rusia të sulmojë Kosovën është i pamundur.

You Might Also Like

Sekuestrohen 54 600 euro të padeklaruara në Portin e Vlorës, në hetim 43-vjeçari

Bastisje në `Aktash` për vrasjen e 2024-s, arrestohet një person

Kurti e Begaj: Lidhja e Prizrenit, nyje politike e bashkimit kombëtar

Rama: Kemi filluar punën për Samitin e NATO-s

Ngërçi, presidentja me draft që do të mund të adresohej në Kushtetuese

Kosova Times March 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Për shkak të Dodik dhe Republika Srpska, Bosnja dhe Hercegovina mbeti pa shuma të mëdha parash nga BE

Kosova Times Kosova Times July 17, 2024
George Ross Robertson, i Akademisë së Policisë, ka ndërruar jetë
Ministrja gjermane në Tiranë, kërkesë Kosovës e Serbisë t`i ulin tensionet
ShBA zhvendosin në Evropë një “avion të ditës së gjykimit”
Prokuroria njohu 15 mijë raste të mobilizimit të paligjshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?