By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO
October 9, 2025
Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor
October 9, 2025
Festimi shndërrohet në një ferr të ri: Izraeli kryen sulm të ashpër në qytetin e Gazës, njerëzit nxirren nga rrënojat
October 9, 2025
Haradinaj: Bashkë për një Rahovec më të zhvilluar me Smajl Latifin
October 9, 2025
OSBE kritikon vendimin e KQZ-së për mosakreditim të medieve në gjuhen serbe
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja sanksionon kolonë izraelitë për dhunën ndaj palestinezëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja sanksionon kolonë izraelitë për dhunën ndaj palestinezëve
Rajon / Botë

ShBA-ja sanksionon kolonë izraelitë për dhunën ndaj palestinezëve

Kosova Times
Last updated: 2024/03/14 at 11:26 PM
Kosova Times Published March 14, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj tre kolonëve ekstremistë izraelitë në Bregun e pushtuar Perëndimor të cilët akuzohen se kanë sulmuar palestinezët dhe u kanë bërë presion që të largohen nga toka e tyre.

Dy ferma, që udhëhiqen nga kolonët izraelitë po ashtu janë sanksionuar. Ky vendim i ShBA-së ka të ngjarë që të rrisë edhe më shumë tensionet mes Uashingtonit dhe Izraelit lidhur me luftën në Gazë.

Që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – është rritur dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor.

“Sot, po ndërmarrim veprime të mëtejme për të promovuar llogaridhënie për ata që ushtrojnë dhunë dhe shkaktojnë trazira në Bregun Perëndimor”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Thesarit, tre individët e sanksionuar u identifikuan si Zvi Bar Yosef, Neriya Ben Pazi dhe Moshe Sharvit. Ata u përshkruan si izraelitë në fillim të të 30-tave, të cilët jetojnë në Bregun Perëndimor.

Thesari po ashtu sanksionoi dy ferma bujqësore që udhëhiqen nga kolonët. anksionet nënkuptojnë ngrirjen e aseteve të lidhura me individët dhe entitetet e sanksionuara.

Autoriteti Palestinez ka thënë se të paktën 430 persona janë vrarë nga forcat izraelite apo nga kolonët izraelitë, që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor.

Lufta nisi pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Izraeli u kundërpërgjigj me fushatë ushtarake në Gazë që deri më tani ka lënë të vrarë mbi 31.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

Miller, gjatë një konferenca për media, i ka bërë thirrje Izraelit që të bëjë më shumë për të parandaluar sulmet e dhunshme ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Aktualisht, nëntë persona janë sanksionuar në bazë të urdhrit ekzekutiv të administratës amerikane që shënjestron kolonët në Bregun Perëndimor.

You Might Also Like

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

Festimi shndërrohet në një ferr të ri: Izraeli kryen sulm të ashpër në qytetin e Gazës, njerëzit nxirren nga rrënojat

Babai hedh vajzën 3 vjeçare nga dritarja!

Çmimi Nobel iu dha një shkrimtari që është një gjemb në këmbë për Orbanin

Kosova Times March 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Si po përgatitet Franca për Olimpiadë?

Kosova Times Kosova Times July 20, 2024
Pacolli: U sulmova padrejtësisht, sulmet i kam adresuar në polici
Moti sot në Shqipëri i kthjellët, temperatura deri në 27 gradë
Bislimi: Serbia po vazhdon të shkel marrëveshjet, BE-ja të reagojë
Delegacioni i Tatarstanit mbërrin në shtëpinë e Dodikut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?