By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tërmeti në Afganistan lë mbi 800 të vdekur dhe 1500 të plagosur
September 1, 2025
Modi i drejtohet Putinit: “Ndalo luftën në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur”
September 1, 2025
FT: Aeroplani i Ursula von der Leyen u godit nga “ndërhyrja ruse”
September 1, 2025
Putin, Xi dhe Kina si kundërpeshë ndaj Amerikës së Trumpit
September 1, 2025
Osmani për fillimin e vitit shkollor: Qoftë i mbushur me dije e suksese
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ageler kërkon të ndalet presioni ndaj gjyqësorit në Maqedoni të Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ageler kërkon të ndalet presioni ndaj gjyqësorit në Maqedoni të Veriut
Rajon / Botë

Ageler kërkon të ndalet presioni ndaj gjyqësorit në Maqedoni të Veriut

Kosova Times
Last updated: 2024/03/15 at 4:59 PM
Kosova Times Published March 15, 2024
Share
SHARE

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, i ka bërë thirrje partive politike dhe institucioneve tjera në Maqedoninë e Veriut që t’i japin fund presioneve ndaj pushtetit gjyqësor.

“Gjyqtarët duhet të jenë të lirë në ushtrimin e detyrës së tyre dhe zbatimin e ligjit. Këtë e kërkojnë gjithnjë e më shumë qytetarët e këtij vendi. Ata kanë nevojë për pushtet gjyqësor të pavarur dhe efikas”, tha ambasadorja amerikane Angela Ageler në një fjalim të mbajtur më 15 mars në Shkup në shënimin e 60-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtu në Maqedoninë e Veriut, kjo gjykatë është thelbësore për të mundësuar një shoqëri transparente dhe të drejtë. Të gjithë duhet të respektojnë pavarësinë e gjyqtarëve të cilët duhet të jenë të verbër ndaj ndikimeve politike dhe opinionit publik, dhe të udhëhiqen nga parimet që janë të bazuara në kushtetutat tona”, u shpreh ambasadorja amerikane.

Kritikat e diplomates amerikane vijnë pas raporteve të institucioneve ndërkombëtare për uljen e besimit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në pushtetin gjyqësor.

Sipas hulumtimeve të fundit mbi opinionit publik, besimi në gjyqësor është ulur në 2 për qind, që është në nivelin më të ulët që nga pavarësia e këtij vendi në vitin 1991.

Ambasadorja Ageler tha se “vetëm gjyqtarët e pavarur mund të mbështesin sundimin e ligjit dhe të mbrojnë të drejtat dhe se ata duhet të veprojnë në mënyrë objektive dhe të drejtë”.

“Kam dëgjuar shumë nga ju për presionet që u janë bërë. Presionet mbi gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut janë diçka që duhet të ndalen. Gjyqtarët duhet të lihen të lirë të ushtrojnë detyrën e tyre”, deklaroi Ageler.

Shefi i Misionit në Shkup të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Kilian Wahl, ndër të tjera theksoi nevojën për fuqizimin e Gjykatës Kushtetuese përmes futjes së mekanizmit efikas të parashtrimit të ankesave.

“Misioni i OSBE-së në Shkup dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë mbështesim gjykatën, e cila do të vazhdojë të shërbejë si shtyllë solide për sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracinë në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar ambasadori i OSBE-së, Kilian Wahl.

Pushteti gjyqësor në Maqedoninë e Veriut është kritikuar në vazhdimësi nga Bashkimi Evropian.

Bashkimi Evropian ia ka bërë thirrje Shkupit të bëjë reforma të thella në sistemin gjyqësor pasi vlerëson se ka arritur në “një pikë kritike”, pas skandaleve të shumta lidhur me lirimin e shumë zyrtarëve të korruptuar nga ndjekja penale nga periudha e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, vjetërsimin e lëndëve edhe lirimin nga burgu të disa prej tyre.

You Might Also Like

Tërmeti në Afganistan lë mbi 800 të vdekur dhe 1500 të plagosur

Modi i drejtohet Putinit: “Ndalo luftën në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur”

FT: Aeroplani i Ursula von der Leyen u godit nga “ndërhyrja ruse”

Putin, Xi dhe Kina si kundërpeshë ndaj Amerikës së Trumpit

VIDEO: Rrëzohet një helikopter ushtarak në Pakistan

Kosova Times March 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Miratohet Qeveria e re e Serbisë

Kosova Times Kosova Times October 26, 2022
Policia ndalon një rast kontrabande me mallra në Zveçan
Trump fillon sulme ushtarake ndaj Houthis
Nagelsmann në telashe me mbrojtjen, katër futbollistë rrezikojnë pezullimin
KVP: Jemi të kënaqur me vendimin e KAS, por FVK duhet të mbajë përgjegjësinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?