By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri
January 9, 2026
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero
January 9, 2026
IKSHP: Në disa zona uji ende nuk është i pijshëm
January 9, 2026
Arrestohet një person në Ferizaj për sulm ndaj zyrtarëve policorë
January 9, 2026
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për drogë, armë dhe para të gatshme
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Disa opsione për ndërtimin e sheshit monumental `Adem Jashari`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Disa opsione për ndërtimin e sheshit monumental `Adem Jashari`
Lajme

Disa opsione për ndërtimin e sheshit monumental `Adem Jashari`

Kosova Times
Last updated: 2024/03/15 at 10:53 PM
Kosova Times Published March 15, 2024
Share
SHARE

Një ditë pas publikimit të konkursit, kryeqyteti po i mendon disa opsione për ndërtimin e sheshit monumental “Adem Jashari“.

Në konkursin që është hapur të enjten, janë publikuar të gjitha kriteret që parashihen për konkurrentët që duan të aplikojnë në ndërtimin e një prej shesheve që i ka munguar kryeqytetit.

Opozita e ka mirëpritur shpalljen e konkursit.

Sheshi monumental “Adem Jashari” mund të vendoset pas sheshit “Ibrahim Rugova” e përballë parkingut të Parlamentit.

Ky është njëri nga opsionet të cilat i ka menduar komuna. Në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani” ku pritet të nisë ndërtimi i një nënkalimi, deri vitin tjetër mund të ndërtohet edhe sheshi monumental për Komandantin Legjendar.

Konkursi për krijimin e tij është hapur të enjten.

Donat Lushaku, zëdhënës i komunës së Prishtinës, ka thënë se sheshi monumental “Adem Jashari” do të jetë mjaft i rëndësishëm për qytetin e Prishtinës.

“Një opsion është hapësira mes kuvendit dhe qeverisë, por që nuk ka lokacion final, pasi duhet koordinuar me familjen Jashari. Nuk do të jetë një nga ato shtatoret klasike, por do të përfaqësojë një dizajn monumental unik dhe mjaft të rëndësishëm për qytetin e Prishtinës, siç i dimë meqë është hapur dje, i njëjti do të qëndrojë i hapur për një muaj”, tha Lushaku.

Kostoja e ndërtimit të sheshit dhe data e mundshme e përurimit ende nuk dihen.

“Sa i përket kostos nuk ka diçka definitive, janë ndarë disa mjete buxhetore viteve të kaluara, pritet të jepen disa shpërblime për fituesit në këtë konkurs, edhe ato do të caktohen, ndërsa si datë tentative për përfundimin e këtij sheshi monumental, do të tentohet që të jetë 28 nëntori i këtij viti që është edhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari në momentin më të vonshëm brenda 2025”, ka shtuar Lushaku.

“Edhe në të kaluarën ka pasur nisma të tilla, por nuk ka rezultuar që të vendoset shtatorja e Adem Jasharit në Prishtinë, kështu që ne e mirëpresim këtë nismë, mirëpo tash i presim edhe hapat tutje, shpresojmë se shtatorja të vendoset sa më shpejt”, ka thënë Besart Krasniqi, asamblist i VV-së.

You Might Also Like

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

IKSHP: Në disa zona uji ende nuk është i pijshëm

Arrestohet një person në Ferizaj për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohen dy persona në Mitrovicë për drogë, armë dhe para të gatshme

Kosova Times March 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Elvana Gjata publikon këngën “Syni”

Kosova Times Kosova Times June 17, 2023
Komuna e Prishtinës për Ditën e Mësuesit ka përkujtuar Mehmet Gjevorin
Kokainë mes ngarkesës me karkaleca nga Ekuadori, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali, do të sillte 35 mln euro fitim
Juventusi fiton derbin me Interin
Kosova u paraqit në kampionatin ballkanik të pingpongut për senior në Albena, Bullgari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?