By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i japë Rusisë raketa balistike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i japë Rusisë raketa balistike
Rajon / Botë

ShBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i japë Rusisë raketa balistike

Kosova Times
Last updated: 2024/03/15 at 6:53 PM
Kosova Times Published March 15, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë paralajmëruar Iranin se ekonomitë e mëdha perëndimore do të vendosin sanksione të reja ndaj Teheranit nëse shtyn përpara planin për t’i ofruar raketa balistike Rusisë, për luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, për muaj të tërë ka ngritur alarmin se Rusia po kërkon nga Irani raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, pasi që Moska po përballet me sfida për të mbushur furnizimet e saj të armëve.

ShBA-ja ende nuk ka konfirmuar se raketat janë dërguar nga Irani në Rusi. Por, zyrtarët amerikanë janë alarmuar nga deklaratat e zyrtarëve iranianë që sugjerojnë se një marrëveshje për këtë çështje do të ndodhë shpejtë.

Një veprim që Grupi i Shtatë ekonomive më të mëdha në botë (G7) po punojnë është që t’ia ndalojnë Iran Air – kompanisë shtetërore të fluturimeve – që të fluturojë për në Evropë, tha një zyrtar i lartë i administratës Biden. Ky zyrtar, që foli në kushte anonimiteti, nuk tregoi se çfarë sanksionesh do të mund të vendoseshin ndaj Teheranit, por tha se një vendim i mundshëm do të mund të cilësohej si “masa të rëndësishme” ndaj Iranit.

ShBA-ja dhe Evropa veçse kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Iranit, duke shënjestruar individë, por edhe duke kufizuar qasjen e shtetit në tregti, shërbime financiare, energji, teknologji dhe sektorë të tjerë. Sanksionet ndaj Iranit janë më të ashprat që ShBA-ja ka vendosur ndonjëherë ndaj ndonjë shteti, pasi mijëra individë dhe entitete janë shënjestruar.

Në janar, administrata e Bidenit tha se zyrtarët amerikanë të inteligjencës kishin përcaktuar se marrëveshja Rusi-Iran ende nuk është kompletuar, por kishte shqetësime se negociatat e Rusisë për të marrë raketa nga Irani po avanconin në mënyrë aktive.

Në shtator, sipas Shtëpisë së Bardhë, Irani priti ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për t’i treguar sisteme të raketave balistike.

ShBA-ja dhe shtetet e tjera kanë ndërmarrë hapa që synojnë të pengojnë furnizimet, shitjet apo transferet e pajisjeve për raketat balistike të Iranit.

Administrata Biden vazhdimisht ka ngritur çështjen se Kremlini është bërë i varur nga Irani dhe Koreja e Veriut për armët që i duhen për të luftuar kundër Ukrainës.

Rusia ka marrë dhe ka përdorur raketa balistike të Koresë së Veriut kundër Ukrainës. Zyrtarët ukrainas, megjithatë, kanë thënë se raketat verikoreane që lëshohen nga forcat ruse shpesh nuk qëllojnë caqet.

Rusia po ashtu ka pranuar dronë sulmues nga Irani, sipas Shtëpisë së Bardhë. Administrata Biden po ashtu ka akuzuar Teheranin se e furnizon Rusinë me materialet e nevojshme për prodhimin e dronëve në një fabrikë në lindje të Moskës.

You Might Also Like

Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)

Ursula von der Leyen për vendimin e ashpër të BE-së: “Ky është një mesazh i forte”

Mbreti Charles III mbi luftën kundër kancerit: Falë diagnozës së hershme, numri i trajtimeve zvogëlohet

Cilat fe janë më të përfaqësuara në mesin e Gjeneratës Z në Evropë: Disa vende mund t’ju habisin

Kryeministri pakistanez priti 40 minuta që Putini të takohej me Erdoganin, pastaj i ‘u prish filmi’

Kosova Times March 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Tema

AA:Marrëdhëniet e Serbisë dhe Kosovës: Sfidë sigurie për Ballkanin Perëndimor dhe dhimbje koke për komunitetin ndërkombëtar!

Kosova Times Kosova Times January 11, 2023
Osmani e Sulyok diskutuan thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Hungari
Maqedonci: Vëllezërit Bytyqi të pavdekshëm nga pesha e lirisë
Banorët e parë në qytetin laborator me taksi fluturuese dhe makina pa shofer
Arrestohen për marrje ryshfeti dy mjekë të spitalit në Vushtrri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?