By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”
November 21, 2025
Trafikanti shqiptar në Oropos dhe marrëveshja në Ishujt Kanarie
November 21, 2025
Thriller diplomatik para “orës zero”
November 21, 2025
Pije të nxehta dimërore që nuk kërkojnë radiator
November 21, 2025
Serbise zyrtarisht i hiqet medalja olimpike
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vriten disa ushtarë nga një sulm vetëvrasës në një post ushtarak në Pakistan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vriten disa ushtarë nga një sulm vetëvrasës në një post ushtarak në Pakistan
Rajon / Botë

Vriten disa ushtarë nga një sulm vetëvrasës në një post ushtarak në Pakistan

Kosova Times
Last updated: 2024/03/16 at 8:21 PM
Kosova Times Published March 16, 2024
Share
SHARE

Shtatë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur të shtunën nga një sulm militant në një post ushtarak në Pakistan, njoftoi ushtria pakistaneze.

“Terroristët e përplasën një veturë të mbushur me eksplozivë në një post, pastaj kryen sulme të shumta vetëvrasëse me bombë, duke shkaktuar shembjen e një pjesë të ndërtesës”, tha ushtria pakistaneze.

Banorët në provincën veriore të Pakistanit, Uaziristan, në afërsi të kufirit me Afganistanin, thanë se një shpërthim i fuqishëm i dridhi dyert dhe i dëmtoi dritaret e shtëpive të tyre mëngjesin e së shtunës.

Ushtria tha se pesë ushtarë vdiqën nga shpërthimi, ndërsa dy të tjerët nga të shtënat që pasuan. Të gjitha gjashtë sulmuesit u vranë gjithashtu, shtoi ajo.

Ushtria nuk tregoi se cili grup militant e kreu këtë sulm. Megjithatë, përgjegjësinë e mori grupi i porsakrijuar militant, Jaish-e Fursan-e Muhammad.

Liderët e Pakistanit, presidenti Asif Ali Zardari dhe kryeministri Shehbaz Sharif, e dënuan sulmin dhe i nderuan ushtarët e vrarë në të.

Uaziristani Verior ka qenë për kohë të gjatë vatër e operacioneve militante në të dyja anët e kufirit. Zyrtarët pakistanezë thonë se sulmet janë rritur në muajt e fundit, përgjegjësinë për shumicën e të cilave e ka marrë grupi taliban i Pakistanit, TTP.

Pasi talibanët e Afganistanit e morën pushtetin pas largimit nga ky vend të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, shumë pjesëtarë të TTP-së kanë gjetur strehë në Afganistan, duke e përdorur atë për të kryer sulme të shpeshta ndaj trupave dhe civilëve pakistanezë.

Kjo i ka dëmtuar marrëdhëniet mes Islamabadit dhe qeverisë së udhëhequr nga talibanët në Kabul, e cila e mohon se Afganistani po përdoret nga militantët.

You Might Also Like

“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”

Trafikanti shqiptar në Oropos dhe marrëveshja në Ishujt Kanarie

Thriller diplomatik para “orës zero”

“Vuçiç nuk dëshiron një marrëdhënie partneriteti me BE-në, dhe tani kjo është e qartë për të gjithë”

Shtetasi serb dyshohet për aksident të rëndë trafiku me fatalitet në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times March 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kreu i Agjencisë Federale të Transportit Ajror do të shkarkohet

Kosova Times Kosova Times September 15, 2023
Me bllokada e lodhje, lufta në Ukrainë hyn në vitin e tretë
Exit poll-et nxjerrin fitues Mitsotakis
Moti sot, kryesisht i vranët dhe me mjegull
Largohet tabela vendosur nga MAPL-ja në Zubin-Potok
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?