By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, keqmenaxhimi i burimeve ujore dhe ndikimi në jetën e komuniteteve lokale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shqipëri, keqmenaxhimi i burimeve ujore dhe ndikimi në jetën e komuniteteve lokale
Rajon / Botë

Shqipëri, keqmenaxhimi i burimeve ujore dhe ndikimi në jetën e komuniteteve lokale

Kosova Times
Last updated: 2024/03/17 at 8:49 PM
Kosova Times Published March 17, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri ndryshimet klimatike të viteve të fundit dhe keqmenaxhimi i burimeve ujore kanë sjellë pasoja të drejtpërdrejta në jetën e komuniteteve lokale dhe në mjedis. Në Mirditë, Kukës, Pukë dhe Shkodër, banorë të disa fshatrave po protestojnë ndaj ndërtimit të heceve dhe guroreve, që kanë devijuar rrjedhat normale të ujërave në zonat ku ata jetojnë.

Shqipëria është një nga vendet e rajonit me një rrjet të gjerë hidrografik, ku përfshihen 152 lumenj dhe përrenj, që prodhojnë një rrjedhë të përgjithshme vjetore prej 1308 metra kub ujë në sekondë. Por, sipas ekspertit të organizatës Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri, Joni Vorpsi, kjo pasuri natyrore po pakësohet nga viti në vit, jo vetëm për shkak të ndryshimeve klimatike, por edhe keqmenaxhimit.

“Ajo që po ndodh, keqshfrytëzimi dhe keqmenaxhimi i burimeve ujore, është kërcënimi më i madh që i vjen natyrës dhe njeriut në ditët e sotme. Kemi të dhëna shumë të qarta që këto burime po pakësohen dhe qëndrueshmëria e mirëqenies së komuniteteve lokale varet ngushtësisht prej tyre”, thotë ai.

Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, tendenca e burimeve ujore brenda territorit të Shqipërisë dëshmon për një ulje të sasisë së prurjes ujore deri në 20%, gjë që kërkon një reflektim të thellë mbi të ardhmen e këtyre burimeve.

Pakësimi i prurjeve si dhe devijimi i rrjedhave ujore të lumenjve dhe përrenjve po shoqërohet me ndikime të drejtpërdrejta në jetën dhe ekonominë e banorëve.

Në Mirditë, Kukës, Pukë dhe Shkodër, banorë të disa fshatrave po protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentraleve apo guroreve pranë apo në rrjedhat e lumenjve, që përshkohen përmes territorit ku ata banojnë.

Pashk Doda, banor i fshatit Mesul në Pukë tregon se banorët kanë nënshkruar një peticion kundër ndërtimit të hecit.

“Ne si banorë të tre fshatrave; Mesul, Kimëz, Kalivare, u jemi drejtuar edhe në vitin 2017 të gjitha institucioneve me peticion që nuk jemi dakord me ndërtimin e hidrocentralit, por kërkesat tona nuk janë marrë parasysh. Është detyrë e jona që të mbrojmë natyrën, që të parët tanë na e kanë lënë si dhe që t’jua lëmë trashëgim brezave të ardhshëm”, thotë ai.

Përdorimi i burimeve ujore, veçanërisht gjatë viteve të fundit, sipas ekspertit të mjedisit Mirjan Topi, është intensifikuar me përdorimin kryesisht për prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet ndërtimit të hidrocentraleve dhe kjo, natyrisht, sjell konflikte me komunitetet lokale, të cilët burimet ujore i kanë përdorur tradicionalisht për të mbështetur jetesën e tyre.

“Një pjesë e mirë e hidrocentraleve përdor praktikën e grumbullimit të ujit dhe devijimit të rrjedhave ujore nëpër tuba. Kjo afekton krejtësisht hidrologjinë e zonës. Pra kemi përrenj që thahen dhe kjo ndikon jo vetëm tek banorët e zonës përsa i përket ujit për vaditje apo ujit të pijshëm, por kjo ndikon në të njëjtën kohë edhe në faunën e egër”, thotë ai.

Ekspertët pohojnë se ndërtimi i heceve apo guroreve, pranë ose në rrjedhat e lumenjve dhe përrenjve, mund të sjellë dëme te pariparueshme në mjedis, por edhe në jetën dhe ekonominë e banorëve lokal, ndaj është e nevojshme që banorët të vazhdojnë të mbeten menaxherët e territorit ku ata jetojnë.

“Në qoftë se ne duam akoma që të marrim ato përfitime, të cilat i marrim nga produktet e këtyre banorëve lokal, patjetër duhet të vëmë në shërbim të tyre ato burime ujore apo natyrore që ato kanë. Pra, banorët lokal të vazhdojnë të mbeten menaxherët e burimeve të tyre natyrore dhe jo të bëhen shërbëtorë të heceve apo infrastrukturave të tjera”.

Në Shqipëri ende nuk ka një monitorim të plotë e të saktë të burimeve ujore. Ndaj, mbetet problem menaxhimi i integruar i tyre pasi, sipas ekspertëve, ka të bëjë me planifikimin e së ardhmes, se kujt i shërben më shumë shfrytëzimi i tyre; industrisë së zonës, bujqësisë, turizmit, apo prodhimit të energjisë nga hidrocentralet.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times March 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Temperaturat bien deri -40! Vala polare e akullit po mbërrin në Evropë, ky vend kërcënohet nga një dimër i frikshëm

Kosova Times Kosova Times January 2, 2024
Bylbyl Sokoli i bashkohet Vetëvendosjes, e prezanton Kurti
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Anija me mbetje ende në det, Prokuroria e Durrësit sqaron vonesat
FSB akuzoi një personazh publik nga Abakan për tentativë tradhtie
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?