By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia parandalon kontrabandën e 910 kilogramëve kërpudha në Karaqevë
August 12, 2025
KKSB-ja diskuton lidhur me veprimet e ndërmarra për 2 rastet në Gjilan
August 12, 2025
Manxhuka i VV-së i reagon Tahirit të PDK
August 12, 2025
Të hënën nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
August 12, 2025
Pse Putini dhe Trumpi po takohen në Alaska
August 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ismaili takon misionin e FMN-së, flasin për perspektivën ekonomike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Ismaili takon misionin e FMN-së, flasin për perspektivën ekonomike
Financa

Ismaili takon misionin e FMN-së, flasin për perspektivën ekonomike

Kosova Times
Last updated: 2024/03/18 at 9:15 PM
Kosova Times Published March 18, 2024
Share
SHARE

Guvernatori i BQK-së Ahmet Ismaili është takuar me misionin e FMN-së për rishikimin e dytë të marrëveshjes Stand-By (SBA) dhe Programit për Reziliencë dhe Qëndrueshmëri (RSF) të udhëhequr nga Sebastian Sosa – Shef i Misionit dhe Përfaqësues Rajonal për Kosovën.

Banka Qendrore e Kosovës njofton se në takim u theksua bashkëpunimi ndërmjet BQK-së dhe FMN-së për të ngritur kapacitetet institucionale dhe për të zbatuar rekomandimet nga marrëveshjet, duke fuqizuar kështu stabilitetin makroekonomik dhe qëndrueshmërinë financiare.

“Duke shprehur mirënjohjen e tij për ndihmën teknike të ofruar nga misioni i FMN-së për ngritjen e kapaciteteve institucionale në BQK, Guvernatori Ismaili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në avancimin e progresit institucional duke marrë parasysh sfidat me të cilat përballet ekonomia e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se diskutimet gjatë këtij takimi u përqendruan rreth perspektivës dhe projeksioneve makroekonomike për Kosovën, progresin e bërë në zbatimin e rekomandimeve të dala nga marrëveshjet e SBA-së dhe RSF-së, si dhe gjetjen e mundësive për asistenca të reja teknike.

Guvernatori Ismaili shpjegoi progresin e bërë në zbatimin e rekomandimeve, si dhe finalizimin e Projektligjit për Bankat.

Gjithashtu, Guvernatori i BQK-së theksoi zhvillimet e reja lidhur me perspektivën ekonomike dhe ndryshimin e kornizës ligjore.

Misioni i FMN-së përshëndeti kompletimin e Bordit Ekzekutiv të BQK-së dhe përgëzoi BQK-në në progresin e bërë për fuqizimin e kornizave dhe kapaciteteve institucionale. Misioni përsëriti përkushtimin e tij për të mbështetur qëndrueshmërinë ekonomike të Kosovës.

Ky mision do të qëndroj në Kosovë nga data 18 deri më 27 mars, gjatë së cilit ekipi i FMN-së do të angazhohet me ekzekutivin dhe personelin e BQK-së, për të vazhduar vlerësimet dhe diskutimet për forcimin e kapaciteteve dhe kornizës institucionale të BQK-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Më 23 maj do të mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

Për 4 muaj ATK-ja realizoi 390.2 milionë euro të hyra

BQK parashikon inflacion me 1.8% për vitin 2025

Kosova Times March 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Gjilani merr një fitore të madhe në udhëtim te Malisheva

Kosova Times Kosova Times April 15, 2023
Vuçiq pas dënimit të Dodikut: Serbia s’ka qenë në situatë kaq të vështirë
Kurti: Sofja e cila 25 vjet më parë ofroi hapësirën ajrore për avionët e NATO-s, u bë sërish vendtakim
Caktohet data e nisjes së gjykimit kundër Trumpit për ryshfet
Përmes fotove ilustrohen ngjarjet kryesore të 2022
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?