By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Duhet ta mbrojë Kosovën, ta përfaqësojë atë me mirë se aleatët tanë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Duhet ta mbrojë Kosovën, ta përfaqësojë atë me mirë se aleatët tanë
Lajme

Kurti: Duhet ta mbrojë Kosovën, ta përfaqësojë atë me mirë se aleatët tanë

Kosova Times
Last updated: 2024/03/18 at 9:18 PM
Kosova Times Published March 18, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i ftuar në podcastin “The Rest is Politics” me Rory Stewart dhe Alastair Campbell.

Gjatë bisedës me ta, Kurti është pyetur për raportet me aleatët e Kosovës dhe për çështjen e dinarit e kritikat që ka marrë.

“Para së gjithash unë nuk e kam problem kritikën. Intelektualisht unë jam fëmijë i teorisë kritike nga, le të themi Zhan Zhak Ruso’ja te Shkolla e Frankfurtit. Pra, kritika është e shëndetshme, besoj se nuk ka progres pa kritikë. Mund të mos pajtohemi por BE, ShBA dhe Mbretëria e Bashkuar janë aleatët tanë, miqtë tanë dhe partnerët tanë, por kjo nuk nënkupton se bashkëpunimi ynë është rrugë njëkahëshe, kështu që duhet ta dëgjojmë njëri tjetrin”, ka thënë Kurti.

“Dhe në këtë kuptim unë mendoj se duhet ta mbrojë Kosovën, duhet ta përfaqësojë atë me mirë se aleatët tanë. Nuk do të isha kryeministër, po të mos ishte Kosova Republikë…” ka thënë kryeministri.

Në këtë podcast kryeministri Kurti ka rrëfyer edhe për kohën që ka kaluar në burg pasi ishte arrestuar gjatë kohës së bombardimeve në Kosovë nga policia e Serbisë.

“Në burg ka kohë për lexim. Është vend tamam për të lexuar, pa telefona mobilë, pa pije dhe mendoj se kam pasur dobi prej kësaj. Në të njëjtën kohë, të jesh një person i klasës së mesme, urban… unë aty takoja njerëz që vinin nga fshatrat dhe kjo ka qenë e pazëvendësishme për aftësinë time për të organizuar njerëz kur kam dalë jashtë . Kur kam dalë nga burgu e krijova organizatën saktësisht sepse dija se si të flas dhe si të lidhem me njerëz nga fshati”, ka deklaruar Kurti.

Ai mes tjerash ka shpjeguar se në burg kishte humbur rreth 30 kilogramë dhe se nga torturat aty e kishte humbur vetëdijen rreth 40 herë dhe se s’e kishte menduar kurrë se do të dilte i gjallë nga aty.

Në këtë intervistë, kryeministri ka folur edhe për Putinin dhe Serbinë.

Ndërkohë, vet Kurti në një postim në platformën X ka thënë se ishte kënaqësi që ishte pjesë e këtij podcasti. “Kam folur për përvojën time si i burgosur politik në Serbi në të 20-at, gjeopolitikën e rajonit dhe vizionin multietnik dhe demokratik të Kosovës, ndër të tjera”, ka shkruar Kurti.

You Might Also Like

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Paraburgim për 4 të pandehur, masa sigurie për 35 të tjerë në rastin e BKS

Haradinaj: IImzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi do të kujtohen gjithmonë

I jepet lamtumira e fundit Ali Sadriut, Abdixhiku:Jetoi politikën si mision

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

Kosova Times March 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi ia shpreh rezervat për marrëveshjen me Serbinë edhe shefes së UNMIK-ut

Kosova Times Kosova Times March 14, 2023
Baerbock: Gjermania nuk do ta pengojë Poloninë që t’i japë Ukrainës tanke
Dhjetëra të arrestuar në Rusi pas homazheve për Navalnyn dhe solidaritetit me Ukrainën
Nëse ia hedhim një sy ekranit, do të dukemi kështu pas 25 vitesh
Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë situatën politike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?