By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sa para merr fituesi i Eurovizionit: Conchita i solli fitoren Austrisë në vitin 2014 dhe mori….
May 18, 2025
Sot finalet e turneut ‘Lah Nimani’
May 18, 2025
SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll
May 18, 2025
Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’
May 18, 2025
Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ish-gjeneralët amerikanë: Dështimet e administratës Biden në planifikim çuan në rënien kaotike të Kabulit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ish-gjeneralët amerikanë: Dështimet e administratës Biden në planifikim çuan në rënien kaotike të Kabulit
Rajon / Botë

Ish-gjeneralët amerikanë: Dështimet e administratës Biden në planifikim çuan në rënien kaotike të Kabulit

Kosova Times
Last updated: 2024/03/19 at 11:00 PM
Kosova Times Published March 19, 2024
Share
SHARE

Dy ish-gjeneralë të lartë amerikanë, që kanë mbikëqyrur evakuimin e forcave ushtarake amerikane prej Afganistanit, teksa vendi ka rënë në duart e talibanëve në gusht të vitit 2021, e kanë fajësuar administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, për largimin kaotik.

Ata u kanë thënë të martën ligjvënësve amerikanë se mungesa e planifikimit të mirëfilltë për evakuim, dhe afatet e gabuara kohore kanë qenë dy faktorët kyçë për situatën e krijuar.

Dëshmia e rrallë publike e dy gjeneralëve të pensionuar i ka shpërfaqur për herë të parë dallimet në mes të liderëve ushtarakë dhe administratës Biden, në ditët e fundit të luftës.

Dy prej dallimeve kyçe kanë qenë që ushtria ka këshilluar që ShBA-ja t’i mbajë të paktën 2.500 ushtarë në Afganistan për të garantuar stabilitetin, dhe dyshimi që Departamenti amerikan i Shtetit (DASh) nuk e ka marrë me kohë vendimin për evakuim.

Deklaratat e tyre janë në kundërshtim me një dokument të brendshëm të Shtëpisë së Bardhë, në të cilin është thënë se vendimet e presidentit Biden kanë qenë “tejet të kufizuara” për shkak të marrëveshjeve paraprake të negociuara prej ish-presidentit amerikan Donald Trump, dhe ushtria është fajësuar për situatën, duke thënë se komandantët kryesorë kanë pasur mjaftueshëm burime për të menaxhuar evakuimin.

Në ditët e fundit të luftës janë vrarë 13 ushtarë amerikanë, si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë në aeroportin e Kabulit, teksa talibanët e kanë marrë pushtetin në Afganistan.

Mijëra shtetas amerikanë dhe afganë kanë bërë çmos që të nisen drejt SHBA-së.

Në fund, ushtria amerikane ka arritur t’ shpëtojë më shumë se 130.000 civilë, para se të nisej aeroplani i fundit ushtarak prej Kabulit.

Ish-udhëheqësi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Mark Milley, dhe ish-shefi i Komandës Qendrore amerikane, gjenerali Frank McKenzie, i kanë thënë Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punë të Jashtme, se kaosi i krijuar në fund ka qenë rezultat i dështimit të DASh-it për të kërkuar evakuimin e personelit amerikan, derisa është bërë vonë.

“Më 14 gusht, është marrë vendimi i DASh-it për evakuim joushtarak, dhe ushtria amerikane është alarmuar, mobilizuar dhe është angazhuar më shpejt sesa çdo ushtri tjetër në botë”, ka thënë Milley.

Mirëpo, sipas tij, vendimi është marrë shumë vonë.

“Gabimi thelbësor, lëshimi thelbësor ka qenë afati kohor”, ka thënë Milley.

“Ka qenë shumë i ngadalshëm dhe shumë i vonshëm”.

“Urdhrat për evakuim merren prej Departamentit të Shtetit, mirëpo në javët dhe muajt para se të binte Kabuli në duart e talibanëve, Pentagoni i ka kërkuar DASh-it plane për evakuime dhe ka qenë i shqetësuar që ai nuk ka qenë gati”, ka thënë McKenzie.

“Ne kemi pasur forca në rajon prej 9 korrikut, por nuk kemi mundur të bëjmë asgjë”, ka thënë mes tjerash McKenzie, duke e quajtur kohën e marrjes së vendimit “gabimin fatal që ka krijuar atë që ka ndodhur në gusht”.

“Besoj që ngjarjet e mesit dhe fundit të gushtit kanë qenë rezultat direkt i vonesave në inicim të evakuimeve për shumë muaj, në fakt deri kur kemi arritur ekstremin dhe talibanët e kanë marrë shtetin në duar”, ka thënë McKenzie.

Milley ka qenë zyrtari kryesor ushtarak në atë kohë, dhe i ka kërkuar presidentit Biden që të mbahen 2.500 forca në Afganistan për t’iu mundësuar forcave speciale afgane që t’i ndalin talibanët dhe të mbajnë aktive bazën ajrore amerikane Bagram, e cila do të ofronte opsione ushtarake shtesë për t’iu përgjigjur sulmeve të talibanëve.

Biden nuk e ka miratuar planin, duke kërkuar angazhimin e rreth 650 personave për të siguruar Ambasadën amerikane.

Ajo forcë e vogël në numër nuk ka qenë adekuate për të mbajtur bazën ushtarake Bagram, në të cilën kanë hyrë shpejt talibanët.

Talibanët janë në pushtet në Afganistan qysh prej largimit të ShBA-së, dhe diçka e tillë ka rezultuar në ndryshime dramatike për popullsinë, duke përfshirë humbjen pothuajse totale të të drejtave të vajzave dhe grave.

Shtëpia e Bardhë ka gjetur vitin e kaluar se tërheqja kaotike është shkaktuar pasi Biden ka mundur të bëjë pak, pas marrëveshjeve të nënshkruara prej Trumpit për tërheqje të forcave.

You Might Also Like

SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll

Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’

Mbi 270 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Anije e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, të paktën 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Në Rumani nis raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Kosova Times March 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksident në autostradën Fier-Vlorë, plagosen 4 pjestarë të një familjeje

Kosova Times Kosova Times August 5, 2024
Takohen ambasadorja amerikane dhe diplomati rus, flasin për gazetarin e arrestuar të WSJ
Alternativa sot vendos nëse do qëndrojë në Qeveri apo do largohet
Horoskopi ditor për 18 gusht 2024!
Ushtria ruse vazhdon të përpiqet të rrethojë Avdeevka
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?