By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KFOR: Xhenierët e RC-W kryejnë punime në brigjet e lumit afër Istogut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KFOR: Xhenierët e RC-W kryejnë punime në brigjet e lumit afër Istogut
Lajme

KFOR: Xhenierët e RC-W kryejnë punime në brigjet e lumit afër Istogut

Kosova Times
Last updated: 2024/03/19 at 4:28 PM
Kosova Times Published March 19, 2024
Share
SHARE

Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it kryen punime për ngritjen e argjinaturave dhe pastrimin e shtratit të lumit Drini i Bardhё, afër Istogut.

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se dje në Komunën e Istogut është inauguruar projekti i Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC), në të cilin ushtarët e togës së xhenierëve të Regjimentit të 21-të inxhinierik- luftarak italian, pjesë e Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) të KFOR-it, kanë kryer punë mirëmbajtjeje në argjinaturat dhe ndërtimin e brigjeve të lumit Drini i Bardhё, në afërsi të fshatit Vrellë, që i përket Komunës së Istogut.

“Punimet, e realizuara falë koordinimit sinergjik ndërmjet Ekipit Monitorues Ndërlidhës (LMT) që vepron në komunën e Istogut dhe pjesës CIMIC të RC-W, si dhe bashkëpunimit aktiv të xhenierëve Italianë të RC-W, mundësuan ngritjen e brigjeve të lumit dhe mirëmbajtjen e shtratit të lumit. Këto do të mundësojnë rrjedhjen e duhur të ujit në një zonë ku, në ditët me shi, qarkullimi i lirë bëhej i pamundur dhe shkaktoheshin dëme të konsiderueshme në arat e afërta të destinuara për prodhim bujqësor”, thuhet në komunikatë.

Tutje, sikundër qartësohet në komunikatë, gërmimi dhe ndërtimi i brigjeve zgjati gjithsej dy javë dhe përfshiu të gjithë shtrirjen e paasfaltuar të përroit, por edhe pjesën e përroit që ndodhet pranë urës dhe u krye me përdorimin e makinerive tokësore të xhenios.

Më tej njoftohet se në ceremoninë e përfundimit të punimeve ishin të pranishëm autoritetet civile dhe ushtarake, duke përfshirë komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore, kolonel Francesco Ferrara dhe kryetarin e Istogut, Ilir Ferati.

“Kontingjenti italian i Forcës së Kosovës (KFOR), në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke promovuar në të njëjtën kohë aktivitete të dobishme nën drejtimin e Komandës Operative të Forcave të Bashkuara”, thuhet në fund të komunikatës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times March 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Pse po rishfaqen mosmarrëveshjet për Dellçevin?

Kosova Times Kosova Times February 4, 2023
Punëtoret teknike të Kuvendit, pas 3 muajsh grevë, zëvendësohen pa paralajmërim
Kurti: Skemat sociale ishin të dizajnuara keq, fokus kishim reformimin rrënjësor
Në ceremoninë e inaugurimit edhe personalitete nga Kosova
Droni i Iranit vret një punëtor amerikan në Siri, ShBA kundërpërgjigjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?