By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
E thjeshtë, e shijshme dhe e shëndetshme: Torte me portokall dhe çokollatë pa pjekje
November 3, 2025
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog
November 3, 2025
Katër raste të armëmbajtjes pa leje në Gjakovë dhe Prishtinë
November 3, 2025
Aksident trafiku me fatalitet në Rahovec
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Të hartohen e miratohen projektligje sa më përmbajtësore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Të hartohen e miratohen projektligje sa më përmbajtësore
Lajme

Konjufca: Të hartohen e miratohen projektligje sa më përmbajtësore

Kosova Times
Last updated: 2024/03/19 at 4:58 PM
Kosova Times Published March 19, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, takoi kryetarët e komisioneve parlamentare, për të diskutuar për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.

Përmes një njoftimi për medie, bëhet e ditur se pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësuesit e NDI-it, e cila së bashku me USAID-in e ka mbështetur Kuvendin në hartimin e doracakut për procesin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Kryetari Konjufca tha se, përveç miratimit të ligjeve, edhe mbikëqyrja e zbatimit të tyre është shumë e rëndësishme për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.

Tutje, në njoftim thuhet se kryetari i Kuvendit inkurajoi kryetarët e komisioneve parlamentare që të hartojnë edhe miratojnë projektligje sa më përmbajtësore, por njëkohësisht të fokusohen edhe në aktivitetet mbikëqyrëse të Kuvendit, duke kërkuar nga kryetarët e komisioneve parlamentare që raportet e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve t’i publikojnë me kohë.

“Kreu i Kuvendit falënderoi USAID-in dhe NDI-në për mbështetjen e vazhdueshme, duke vlerësuar se doracaku për procesin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve do ta plotësojë boshllëkun sa i përket metodologjisë së procesit mbikëqyrës që ka ekzistuar në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq nga ana e tij, përfaqësuesi i NDI-së, Valon Kurhasani, tha se mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve është sfidë jo vetëm për Kuvendin, por edhe për kuvendet e shteteve të tjera.

Kurhasani theksoi se gjatë hartimit të doracakut janë marrë praktikat e disa vendeve evropiane dhe se pas një periudhe kohore të pilotimi së bashku me Kuvendin do të vlerësohet nëse është e nevojshme që të plotësohet apo jo.

“Gjatë diskutimit, kryetarët e komisioneve parlamentare folën për përvojat dhe sfidat e procesit të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve në Kosovë. Doracaku i hartuar me mbështetjen USAID-it dhe NDI-së, u vlerësua lartë edhe nga kryetarët e komisioneve parlamentare”, thuhet në njoftim, derisa bëhet e ditur se si konkluzion i përbashkët ishte që Kuvendi duhet të shtojë dinamikën e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Katër raste të armëmbajtjes pa leje në Gjakovë dhe Prishtinë

Aksident trafiku me fatalitet në Rahovec

51 aksidente trafiku dhe 23 persona të arrestuar gjatë 24 orëve të fundit

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Kosova Times March 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vendimi i gjykatës për PD-në, komentojnë analistët

Kosova Times Kosova Times June 11, 2024
Ermal Krasniqi: Në Rumani do të shkojmë për të dhënë maksimumin
Kabashi: Kemi ndërhyrje në sistemin e drejtësisë nga zyrtarë shtetërorë
Shpërthim në miniere qymyri në Turqi: 49 persona të bllokuar nën tokë
Parandalohet kontrabanda me mish, po transportohej në kushte të rrezikshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?